Tuz, Malësi (4–5 prill) Në QIK Malësia në Tuz, në kuadrin e aktiviteteve të shënimit të 100-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe të vitit 1911, të hënën dhe të martën u zhvillua simpoziumi shkencor kushtuar ngjarave të Kryengritjes së Malësisë, organizuar nga Këshilli organizativ, i përbëre nga OJQ Illyricum dhe SHKA Dedë Gjon Luli.
Në këtë simpozium morën rreth 20 studiues të cilët paraqitën kumtesat e tyre në tri seanca;
Seanca a parë (4 prill, ora 10):
1. Prof. Dr. Emine Bakalli: Konteksti politik i Kryengritjes së Malësisë së vitit 1911;
2. Prof. Dr. Marenglen Verli: Përgatitja e Kryengritjes së Malësisë së Madhe sipas dokumentacionit Austro-Hungarez;
3. Dr. Gazmend Rizaj: Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911 nga prizmi i diplomacisë britanike;
4. Prof. Dr. Romeo Gurakuqi: Situata në Malësi të Madhe pas Kryengritjes, në gjashtëmujorin e dytë të vitit 1911 dhe në fillim të vitit 1912;
5. Prof. Dr. Drita Halimi-Statovci: Sfondi etno-kulturor i Kryengritjes së vitit 1911;
6. Prof. Dr. Pajazit Nushi: Vetëdija kombëtare dhe Kryengritja shqiptare e vitit 1911;
7. Prof. Dr. Ksenofon Krisafi dhe Dr. Esmeralda Osmani: Statusi juridiko-nderkombëtar i të ardhmes politike të Shqipërisë në Memoradumin e Greçës.
8. Basri Lika: Kryengrtija e Malësisë së Madhe një hap i rëndësishëm drejt pavarësisë.
Seanca e dytë (4 prill, ora 16):
9. Prof. dr. Zivko Andrijasevic: Politika e Malit të Zi ndaj shqiptarëve në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX
10. Prof. dr. Jusuf Bajraktari: Kryengrtija e Malësisë dhe gjëndja aktuale e shqiptarëve në Mal të Zi
11. Prof. dr. Lush Culaj: Qëndrimi i Austro-Hungarisë ndaj Kryengritjes së Malësisë së Mbishkodrës të vitit 1911
12. Dr. Nertila Ljarja dhe Mr Sereta Koperaj: Ngjarjet në Malësi të Madhe 1910-1911 sipas zëvendëskonsullit britanik në Shkodër, Nikollë Sumës
13. Djordje Borozan: Kuvendi i Greçës dhe rëndësia e vëndimeve të tij
14. Mr. Lukë Junçaj: Hoti dhe pabesia serbo-malazeze gjatë dekadës së parë pas Kryengritjes së Malësisë.
Seanca e tretë (5 prill, ora 9)
15. Dr. Frashër Demaj: Qëndrim i Fuqive të Mëdha ndaj Kryengritjes së vitit 1911
16. Prof. dr. Ledia Dushku: Kryengritja antiosmane e vitit 1911 dhe qëndrimi i Greqisë
17. Mr. Sokol Gjermëni: Diplomacia e Rusisë dhe Kryengritja e vitit 1911
18. Mark Junçaj: Komiteti Shqiptar i Podgoricës
19. Mark Gjokaj: Rrethanat shoqëroro-politike në vitet e Kryengritjes së Malësisë
20. Ismet Kallaba: Pasqyrimi i Kryengritjes së Malësisë në shtypin shqiptar të kohës.
/Malesia.Org/
Seanca e parë: Audio 1 – Audio 2
Seanca e dytë: Audio 3
Seanca e tretë: Audio 4 – Audio 5