LDnëMZ organizoi koktei me rastin e 100 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë (FOTO+VIDEO)

Lidhja Demokratike në Mal të Zi, organizoi nje koktei me rastin e 6 Prillit ku, perpos aktivisteve të kësaj partie prezent ishin edhe mysafirë të lartë nga Shqipëria dhe Kosova. Ishin aty ajka e historianve shqiptarë me ne krye Mark Krasniqin, Jusuf Barjarktarin, Romeo Gurakuqin etj, pastaj kreu i komunës së Rahovecit, Ambasadori i Republikes se Shqipersië në Malin e Zi, z. Tonin Beci, nenprefekti i Malesise se Madhe, z. Sutki Ndrecaj, perfaqesues te shoqatave nga diaspora dhe mergimtare të tjerë.
Sipas vleresimeve të të pranishmeve, ishte kjo nje nate e mrrekullueshme, e organizuar ne ambientet e Restorant „Verdi“.
Lidhja Demokratike nuk beri far aktiviteti paralel por shtroi nje koktei per aktivistet e vet të cilët tash 20 vite e shënojnë këtë datë të shënuar te kombit tonë, por në fakt shoqërimi i shndërrua në një natë vërtet festive.
Tubimin e pershendeti profesor Mark Krasniqi, Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smail Latifi, kryetari i LD, z. Mehmet Bardhi, kurse fjalën përshendetëse e pati nikoqiri i kësaj mbrëmje, kryetari i Deges së Malësisë, z. Nikollë Camaj, i cili përshëndeti “anëtarë e simpatizantë të Lidhjes Demokratike, subjektit të parë politik të shqiptarëve në Mal të Zi dhe subjektit të vetëm i cili pa ndërpre, tash 20 vite, po shënon 6 Prillin, si njërën nga data më të rëndësishme të historisë sonë, profesorët e nderuar nga Shqipëria e Kosova, pastaj Ambasadorin e Shqipërisë, nënprefektin e Malësisë në Madhe, Kryetarin e komunës së Rahovecit dhe përfaqësues të shoqatave nga Diaspora jonë”.
Ndër të tjerat Camaj tha:
“6 Prilli i bënë banorët e Malësisë, si pjesë të trungut shqiptar, të ndihen shumë krenar, por i bën të ndihen edhe bonjakë e të vetmuar, pasi që mesazhet e burrave të atyre 133 ditëve luftë, e të shumë luftërave, betejave e sakrificave tjera, na duken si të mbetura për gjysmë. Therori që u bë në altar të kombit, flijimet që u bënë për hir të flamurit, e që ishin mbinjerëzore, kanë merituar tjetër fat. Po historia për ne shqiptaret qe sa e lavdishme, aq edhe e pamëshirshme, pasi që na la të ndarë nëpër shtetet e Ballkanit”.
Në vazhdim ai shtoi:
“Për Dedën e Kryengritjen mundet të flitet orë të tëra, dhe duhet të flitet. Ne besojmë sa ka kush të flasë, dhe do të flasin, edhe këto ditë atë po bënë ajka shqiptare e shkencës së historisë, prezentë edhe sonte ne këtë koketi, e ne, këto ditë, duhet të festojmë. Dhe kemi pse të festojmë. Me këtë flamur gëzon Shqipëria. Pa këtë flamur nuk ka gëzim Kosova. Nën këtë flamur u ndije me e mbrojtur Tetova. Për ketë flamur betohej Shaban Polluzha, Hasan Prishtina, Mehmet Shpendi, Adem Jashari. Me këtë flamur u mbulua Rugova, këtij flamuri iu përkul Nënë Terezja. Ky flamur është emri i çdo njërit nga ne, me këtë flamur urojmë Pashkët e Bajramin. Me këtë flamur betohet shqiptari! Ky flamur bashkon e nuk ndanë! Ne, gjatë të gjitha këtyre viteve sa vepruam e po veprojmë shtegtuam në Bratilë, kujtuam gjyshërit tonë, u krenuam për trashëgimin tonë u përbetuam atyre se nuk ka kthim mbrapa, se Shqipëria e Malësia për ne nuk ndahen. U përkulem me respekt para atyre shkëmbinjve, pa kamera, pa buj të madhe, pa dëshirë që të promovojmë veten, pa dashtë qe te përfitojmë mbi gjakun e gjyshërve tonë. Nuk deshëm, as nuk duam qe të parët tone të jen kredia jonë, sepse ata bën çka u deshtë të bëhet, ata dëshmuan kohen e vet, e vulosen atë ma se bukurit, me gjakun e vet. Edhe sot Lidhja Demokratike, me modesti e pietet, me emocione ndaj asaj çka ngjau 100 vite më par, fton në bashkim, fton në tolerancë, fton në gjithëpërfshirje, fton në unitet.”
Në këtë 100 vjetor, për kontributin e dhënë çështje kombëtare, me angazhimin e vet në Lidhje Demokratike, tash 20 vite, fletë falënderime u ndanë disa veteranëve të kësaj partie.
Lidhur me këtë Camaj tha:
“Me siguri se mirënjohje meritojnë të gjithë anëtarët e Lidhjes demokratike, të cilët me besnikëri, e në kohë të vështira, i shërbyen kombit përmes këtij subjekti tash 20 vite.
Fillimisht mirënjohja i shkon veteranit të partisë sonë z. Vasel Margilaj.
Mirënjohje i ndajmë themeluesit të Lidhjes Demokratike, për atë se, së bashku me Tahir Gjonbalaj, endeshin nëpër Malësi, Ulqin Plavë e Guci, e trevat tjera shqiptare në Mal të Zi, për të dhënë zërin e kushtrimit, se është koha që të organizohemi e të vetorganizohemi, që te kemi subjektin tonë politik. Fjala është për Lekë Lulgjuraj.
Mirënjohje kemi edhe për një veteran tjetër, i cili edhe pse në moshë, mundohet dhe provon që të na rri afër dhe të na përkrahin, Pjetër Gorvokaj.
Një burrë i moshuar i cili kurrë nuk u nda nga aktivitetet tona dhe u gjind pran nesh, por si një djalosh i ri, kudo që shkonim në Triesh, në Kojë në Lugun e Cemit, në Mal të Hotit, Gjon Toma Berishaj.
Nga dera e Camajve vetëm po them, mirënjohje për Luvigj Rrok Ucin Camaj, i cili qëndroi së bashku me ne, që nga themelimi.
Lidhja Demokratike ka pasur edhe aktiviste të cilat e kanë udhëhequr me shumë sukses Degën e Malësisë. Mirënjohje për veprimtaren e palodhshme, kandidaten për deputete të kësaj Partie, Vitore Lulgjuraj. Mirënjohje kemi për një dashamir, një vullnetar, i cili gjithmonë na u gjind pranë, Prëkë Nikollaj. Pastaj kemi një aktivist i cili nuk la ngjarje në Malësi, pa shënuar së paku tash 50 vjet, mos edhe ma ndej , mos t‘i shtoj vjetët, se mund të më idhnohet, por unë po i përmendi vetëm këto 20 vjet sa ka veprua me ne, Shtjefën Ivezaj. Kemi mirënjohje për përkrahësin po ashtu, në moshë, që bashkëvepron me ne gjithë këto 20 vite, Nikollë Lucaj. Kemi një mik, një dashamir, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, udhëhoqi Degën e Malësisë, ishte kandidat për deputet, na përkrahi personalisht, familjarisht, e me krejt forcën, ku pati ndikim, Gjelosh Ivezaj. Një burrë tjetër, nuk e di a e kem këtu, ndoshta më kaloi pa e pa, po pash se e ka të birin këtu, e është shumë mirë, kur të vjetrit e kalojnë veprimtarin e vet në të rinjtë, mirënjohje për Palokë Dedvukaj. Mirënjohje edhe për një të Camaj, Mark Camaj (Kucin) e Zef Nikës. Kemi një aktivist i cili, nuk është edhe aq në moshë, por s’është as krejt i ri, por i kryen shumë punë, si çdo i ri. Ka kohë e vullnet e është i gatshëm si ma të rinjtë e Lidhjes Demokratike, ku do që e kërkojnë aktivitetet tona, ku do që e kërkon nevoja, këtu në Ulqin, Plavë Kosovë, në Shqipëri dhe sa herë lëvizëm e patëm gati, mirënjohje për Pjetër Nikollën Lulgjuraj. Dhe në fund edhe një Camaj, mirënjohje për Ëjllo Camaj”.

Ne vazhdim, me vetinicative, të pranishmit i argëtuan, Kolë dhe Hanë Nikprelaj, Lekë Dedvukaj, Lukë Junçaj dhe Violeta Lulgjuraj, kurse vargjet e veta i recituan Kolë Vulaj e Lekë Nikprelaj. /Malesia Org/

FOTOGRAFITË KOMENTOJE

VIDEO 1VIDEO 2