Bardhaj (Hot), Malësi (5 prill) – Një ditë para manifestimit kryesorë, pra të atij të 6 prillit, në kuadrin e aktiviteteve për shënimin e 100-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe të 1911, aktiviteti vazhdoj në Bardhaj të Hotit ku një numër i madh bashkatdhetarësh nga Malësia dhe diaspora, por edhe mysafir nga Shqipëria e Kosova, vizituan shtëpinë muze të heroit Dedë Gjon Lulit.
Mysafir më i dalluar ishte Murat Jashari, anëtarë i familjes së heroit Adem Jashari, i cili edhe ju drejtua të pranishmëve me disa fjalë.
Fjalën e rastit e pati Smajl-Maliq Çunmulaj, i cili në mes tjerash tha:
“Të radha janë ngjarjet historike e poashtu edhe të radhë janë popujt të cilët kanë rastin të shënojnë njëqind vjetorin e ndonjë date të lavdishme. Por ne, kemi nderin dhe kënaqësinë që të përjetojmë një ngjarje të tillë dhe vëllazërisht të shënojmë këtë jubile të rëndësishëm, me përmasa mbarë kombëtare. Është shkruar dhe kënduar tashmë njëqind vite të plota për trimat e Malësisë së Madhe të cilët në ditët dhe periudhat vendimtare ditën të marrin kahjen e duhur, për të ardhmen e këtyre trevave”. /Malesia.Org/