Logu i Pashkëve 2011 – Grudë

Të dielën e Pashkëve, më 24.04 2011, pas meshës së shejtë në Kishën e Grudës, të cilën e celebroi Pater Mirashi, famullitar në famullin e Grudës, Shoqata “Gruda” organizoi manifestimin, tashmë tradicional, “Logu i Pashkëve”.
Me disa pika nga programi i vet artistik, me këtë rast, u paraqiten Shoqata “Gruda” dhe Shoqëria kulturo-artistike, “Koha” nga Dinosha si dhe shoqata musafire nga Shestani. Ndërkaq, me pikat e veta mizikore u paraqiten solistët malësor Gjokë dhe Tomë Kalaj.
Fjalën përshëndetëse, para disa qindra qytetarëve nga e gjithë Malesia, e pati kryetari i Shoqatës “Gruda”, zotëri Rrok Gjolaj.

Prezent ishin edhe përfaqësuesë të partive politike, të cilët edhe ishin sponsorizues të këtij manifestimi, tashmë tradicional. /Albert Camaj/

FOTOGRAFITË KOMENTOJE