Vazhdon mohimi i të drejtave të Shqiptarëve në Mal të Zi

Raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan për të Drejtat e Njeriut në Mal të Zi, për vitin 2010

Në fillim të muajit Prill të këtij viti, u publikua raporti vjetor i Departamentit të Shtetit Amerikan për të drejtat e njeriut në Mal të Zi për vitin e kaluar.
Një ndër vërejtjet kryesore dhe serioze në këtëj raporti, poashtu si edhe në raportet e mëparshme ,vazhdimisht theksohet shkalla e lartë e korrupcionit të zyrtarëve shtetror si dhe niveli i ultë i transparencës së qeverisë në Mal të Zi.

“Ligji siguron ndëshkime penale për korrupsionin zyrtar, megjithatë, qeveria nuk e ka zbatuar ligjin në mënyrë efektive, kurse zyrtarët kohë pas kohe janë të angazhuar në praktika të korruptuara, pa u ndëshkuar. Perceptimi i sektorit publik si të korruptuar, veçanërisht degët ekzekutive dhe gjyqësore, është shumë i përhapur. Vëzhguesit vërejtën që korrupsioni ishte më i dukshëm në fushën e planifikimit hapësinor, gjyqësor, doganat, policia, qeveria lokale, kujdesit shëndetësor, dhe arsimimit”-thuhet në raport..

“Edhe indikatorët e Bankës Botërore konfirmojnë se korrupcioni është një problem serioz.Në gjashtë muajt e parë të vitit 2009, policia i përcjelli prokurorëve 887 raste korrupsioni, që përfshinin 1.420 persona . Në të njëjtën periudhë, gjykatat dënuan 206 të pandehur në 151 raste.”-vazhdon raporti.
Në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit Amerikan për të Drejtat e Njeriut, tërhiqet vëmendja edhe për të drejtat e cunguara të popujve pakicë që jetojnë në Mal të Zi,gjegjësisht, për të drejtat e shqiptarëve në këtë shtet shumëkombësh.Kur flitet për korrupcion dhe transparencën qeveritare Raporti gjthashtu thekson se “më 25 nëntor, Ministria e Drejtësisë ka revokuar vendimin e Kryeprokurorit të Shtetit që të mohohet kërkesa e Inicijativës së të Rinjve për të Drejtave të Njeriut për informacion në lidhje me veprimet e ndërmarra nga ana e prokurorit shtetëror në 12 rastet e akuzave të sjelljeve të papërshtatshme zyrtare..” Në mes tjerash,këtu përmendet edhe tortura dhe rrahja e të burgosurëve shqiptar me rastin e operacionit famëkeq “Fluturimi i Shqiponjës”, të vitit 2006. Pasi që flitet për korrupcionin e vazhdueshëm të organeve gjygjësore në këtë Raport, vetvehtiu n’a imponohet pyetja se si ka qenë e mundur që të burgosurit shqiptar të jenë gjykuar në mënyrë të drejtë në këtë atmosferë të sistemit gjygjësor në Mal të Zi, pra në rrethana të korruptuara të gjykatës dhe prokurorisë së këtij shteti!? Përgjigja është se gjykata dhe prokuroria nuk kanë vepruar në mënyrë të pavarur në këtë rast, prandaj edhe vendimi për dënimin e tyre ka qenë i padrejtë.
Raporti me tutje vazhdon: “OJQ-ja Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, vuri në dukje në raportin e saj për tremujorin e dytë ,që besnikëria e partive politike ishte çelësi i punësimit në shërbimin publik dhe që përbërja etnike e të punësuerve në sektorin publik nuk përputhet me atë të popullsisë së përgjithshme”.

Sa i përket fushës së arsimit,Raporti për të Drejtat e Njeriut, përmend kritikat e shqiptarëve ndaj qeverisë së Mali të Zi për “mos sigurimin e teksteve shkollore në histori, muzikë dhe artin figurativ, të dedikuara për fëmijët shqiptarë të shkollave fillore…

Në Mal të Zi egziston vetëm një shkollë e akredituar private në gjuhën shqipe”.

Udhëheqësit e shqiptarëve,por edhe të popujve të tjerë pakicë që jetojnë në Mal të Zi “vazhdojnë të ankohen për përfaqësimin e tyre në qeveri,gjygjësi dhe në ndërmarrjet ekonomike shtetërore.Sipas një studimi të kryer nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) në mes të dhjetorit 2009 dhe majit,ka pasur një çekuilibër të madh në punësimin e disa grupeve etnike në shërbimin publik…”. Raporti në fjalë,gjithashtu thekson se “ e drejta për përfaqësim autentik politik të pakicave, si parashikohet me kushtetutë,nuk u zbatua”.

Diskriminini në baza kombëtare ,sipas Raportit për të Drejtat e Njeriut,vazhdon gjithnjë të jetë një dukuri reale në Mal të Zi. Raporti sjell shembullin në Rozhajë ku “ gjashtë oficerë të policisë kufitare që janë pushuar nga puna akuzojnë kreun e degës së Policisë Kufitare në Berane, Veselin Krgoviq dhe Drejtorinë e Policisë,për diskriminim në baza nacionale kundër shqiptarëve ,boshnjakëve dhe myslimanëve me rastin e shkarkimit të tyre nga puna.Autoritetet mohojnë këto akuza dhe shkarkimi i tyre i atribohet zvogëlimit të forcës policore”.

Mohimi i të drejtave vërehet edhe në fushën e informimit në gjuhën e popujve pakicë, gjegjësisht informimin në gjuhën shqipe si gjuhë e vetme josllave në Mal të Zi, me ç’rast Raporti thekson se “dispozicioni i informatave në gjuhët e pakicave dhe mbrojtjen e kulturave të minoriteteve dhe traditën e tyre ka nevojë për përmirësim”.

Si përfundim mund të thuhet se tashmë është evidente që Mali i Zi abuzon me të drejtat njerëzore dhe të popujve pakicë,sidomos të shqiptarëve. Përkushtimi më serioz i shtetit malazez për të drejtat e popujve pakicë,gjegjësisht të shqiptarëve dhe implementimi i këtyre të drejtave sipas standardeve europiane, duhet të jetë kushti kryesor i pranimit të Mali të Zi në Bashkësinë Europiane( BE).

Xheladin Zeneli
Ish-deputet në Parlamentin e Mali të Zi

(Teksti i plotë i Raportit për të Drejtat e Njeriut mund të lexohet në web-sajtin e mëposhtëm):

http://www.state.gov/g/drl/rls/hrrpt/2010/eur/154441.htm

KOMENTOJE