Lekaj, Malësi (1 maj 2011) – Dje, me 1 maj 2011, në Lekaj u zhvillua akademi solemne me rastin e 9-vjetorit të themelimit të “Muzeut Etnografik të Malësisë”, pronar i të cilit është Shtjefën Ivezaj.
Para 9 vitesh, fotografi i mirënjohur i Malësisë, Shtjefën Ivezaj, vendosi që shtëpinë e tij familjare të shndërroj në Muze Etnografik, i pari dhe i vetmi në Malësi.
Edhe përkundër motit me shi, në shënimin e 9 vjetorit, Muzeu ishte përplot me mysafir nga Malësia andej dhe këndej kufirit dhe nga Shkodra.
Të pranishmit i përshëndeti Gjokë Dukaj. Më pas fjalën e mori Kryetari i Komunës Urbane të Tuzit, Nikollë Gegaj i cili foli për vlerat dhe rëndësinë e këtij Muzeu dhe premtoj se ai si kryetarë i KU Tuz do të ndihmoj Muzeun Etnografik.
Në këtë festim i pranishëm ishte edhe NënPrefekti i Malësisë së Madhe, Sytki Ndrecaj i cili vlerësoj shumë lartë punën e Shtjefën Ivezaj dhe ndau një mirënjohje.
Më pas foli historiani Ndue Bacaj, etnologu prof. Gëzim Uruçi dhe Sokol Lulgjuraj.
Të pranishmëve më vonë u shtrua një koktej. /Malesia.Org/