Arben Dollapi Prokurori me figure te paster, i afte dhe i pakorruptuar, ku duhet te marrin sot shembull Punonjesit e Drejtesise Shqiptare

Ne Shqiperi pasi u permbyse Diktatura e eger Komuniste,po bene me se njezete vjet qe ne vend te saj eshte vendosur Demokracia.Gjate kesaj periudhe teper te veshtire tranzicioni,ne perballje me prapambetjen dhe varferine ekstreme,ne te cilen na kishte zhytur regjimi i kaluar diktatorial,u arrite te kryhen transformime kolosale, qe kane sjelle nje zhvillim te madhe,te gjithanshem e te shpejt ekonomik,kulturor,shoqeror dhe politik,te cilat ja kane ndryshuar pamjen dhe imazhin vendit tone.Per keto arritje e tregues pozitiv te kenaqshem,qe kemi realizuar bashkerisht deri me sot,ne duhet te ndjehemi te gjithe krenar dhe nuk eshte aspak mire qe me ato te abuzojme, duke i privatizuar e pervetsuar per interesa te caktuara personale e partiake, apo ti shtremberojme dhe mohojme duke shfryre inate primitive me njeri tjetrin, sepse suksese te tilla flasin vet dhe nuk mund ti erresoj dot me askush.I tere ky bum ndryshimesh ne Shqiperi,mbane brenda mundin,djersen dhe perpjekjet e poullit tone dhe eshte veper madhore e tij.Sakrificat e panumerta te shqiptareve per gati nje cerek shekulli,nuk mund te konsiderohen kurr si sukses i nje personi,apo grupi njerzish,sic mundohet ta paraqesin disa parti e lider politik te caktuar,te cilet perdorin akoma forma dhe metoda totalitariste si te ish Partise se Punes,qe pervetsonte gjithcka, duke i vene c.do gjeje emrin e saj dhe te liderve te vet.

Megjithate,pamvarsisht nga keto procese ndryshimesh te suskseshme,qe jane per tu lavderuar, populli shqiptar sot po vazhdone perseri te perjetoj veshtiresi e probleme te shumta dhe te vuaj ende tragjedi teper te dhimeshme,qe po e trondisin ate seriozisht si asnjehere tjeter dhe e kane vene ne pikpyetje te madhe qetesine, sigurine dhe jeten e tij normale.Kronikat e lajmeve te c.do dite ne Shqiperi jane te mbushura plote e perplote me ngjarje te renda,tragjike dhe te trishtueshme. Ato pasqyrojne me vertetesi situaten e renduar qe mbizoterone ne vendin tone per vite me radhe,ku mjerimi i tejskajshem”Migjenian”,korrupsioni galopant, padrejtesite kronike,krimi masiv e i organizuar dhe veprat e ashpra penale si vjedhje,grabitje,perdhunime,vrasje,aksidente, trafikim njerzish,armesh,droge e tjer,jane bere pjese e jetes dhe e realitetit te hidhur shqiptar.Te gjitha keto ndodhin per arsye se ne mendjen e kuadrove tane te sotem qe mbulojne dhe kryejne funksione te rendesishme shteterore, ekzistojne akoma mentalitete drejtimi anarshiste si ne vitet e para te fillimit te demokracise,kulture dhe displine e dobet pune,kerkese e ulet llogarie,paaftesi,te meta e dobesi te theksuara ne kryerjen e detyrave dhe moszbatim e shkelje te renda te ligjeve. Nje situate e till qe po mbreterone per vite e vite me rradhe tek ne,ngarkone me pergjegjesi te rend drejt persedrejti vet Shtetin Shqiptar (Qeverine,Drejtesine,Presidencen dhe Parlamentin e tij), tere levat,strukturat dhe drejtuesit e tyre,te cilet fatkeqsisht vazhdojne te jene inaktiv dhe te paralizuar perball nje korrupsioni kaq te lart qe ka penetruar shume thelle dhe perfshire te gjithe jeten e vendit.

Duke ju referuar vazhdimisht medias,shtypit te perditshem,informacioneve,dokumentave e denoncimeve te ndryshme te bera nga populli,por edhe sondazheve e kontrolleve te kryera nga vet organet kompetemte te shtetit tone per nje veprim te till,rezultone se organet e Drejtesise, Gjykatat,Prokurorit,Avokatite,Noterite dhe shume punonjes te tyre,jane bere nga me te korruptuarit e me te inkrimuarit ne shoqerine tone.Ka kohe qe emri i ketyre institucioneve dhe i mjaft kuadrove te pandershem,te paskrupullt,te paaft, mashtrues e hajdut qe punojne ne to,eshte lakuar dhe akuzuar aq shume per korrupsion,shpedorim detyre, fallsifikime e krime te tjera te renda,sa qe mund te thuhet pa frike e me plote goje se keto organe drejtesie ne pergithsi dhe Gjykatat e Prokurorit ne vecanti jane shndrruar ne zyra dhe qendra padrejtesie,ku po vegjetone e lulezone krimi e veprimtaria mafioze,qe ne disa raste,’po ja u kalojne edhe atyre te”Koza Nostres” te Italise,apo ndonje vendi tjeter,qe permendet per veprimtari te till. Vetem ne dhjete vitet e fundit,sipas fakteve te njohura qe ka bere publike qeveria,apo edhe vet gjykatat e prokurorite,del qart se nje numer jo i vogel gjyqtaresh e prokuroresh,te vjeter e te rinje,ardhura nga rradhet e ishe instruktoreve analfabet e diletant te Komiteteve te PPSH,te Komiteteve te Rinise, te Bashkimeve Profesionale te Klases Puntore, apo nga “Kurset tre javore te Plepave ne kohen e Demokracise”te mbushur plote me shitsa,kepucar, hekurkthyes, marangoze e tj,jane zhytur thelle ne krime e ne veprimtari te pista kriminale,ku me te drejt eshte krijuar pershtypja se ne Shqiperi drejtesia nuk ekzistone jo vetem si realitet,por edhe nga ana formale si nocion.

Nje krim i permasave te tilla,i kryer nga vet punonjesit e drejtesise,prej disa prokuroreve e gjyqtareve te korruptuar,jo vetem qe nuk po ndeshkohet sipas ligjeve, per te bere te mundur parandalimin e tij,por ne shume raste ai po merret edhe ne mbrojtje nga individ te fuqishem dhe te veshur me pushtet.Kjo lloj veprimtarie e turpeshme dhe tipike mafioze,tashme eshte bere e zakonshme dhe metode pune nga zyrtar e pushtetar te till,sepse ekzistojne lidhje te forta e te fshehta midis krimit dhe lidereve e klaneve te ndryshme te korruptuara ne kupolen e larte te shtetit. Keshtu ne Prokurorine e Tiranes, por edhe ne ato te rretheve,disa prokuror qe kane kryer korrupsion dhe vepra te renda penale,jo vetem qe nuk jane vene para drejtesise per te dhene llogari rreth veprimtarise se tyre kriminale, por si njerez te “nderuar” po mbahen perseri ne te njejten vend pune brenda organit,apo ne detyra te tjera qe nuk i meritojne aspak.Nuk jane te pakta rastet kur disa pseudogjyqtar,apo prokuror matrapaz,mbaruar shkolla nate e me korespodence dhe me diploma juridiku te blera ne xhep(qe hiqen e fryhen edhe sikur kane vendosur demokracine ne Shqiperi),ne kundershtim flagrant me ligjet dhe Kushtetuten e Republikes se Shqiperise,arrijne deri atje,sa te sfidojne dhe kercenojne edhe vet Shtetin Shqiptar, duke deklaruar hapur dhe me “trimeri”para popullit se do vazhdojne te marrin ne mbrojtje persona te ndryshem qe kane kryer krime dhe vepra te renda penale ndaj tij.Nuk duhet te na cudise aspak fakti qe jurist te till sharlatan sot po bejne ligjin ne Shqiperi dhe po trajtohen,nderohen e dekorohen si “Heronje e Heroina”,ne nje kohe qe atyre duhet tu tregohet vendi si shkeles te tij,duke marre edhe denimin e ndeshkimin e merituar.

Gjyqtaret dhe Prokuroret Shqiptar sot jetojne dhe kane ne pronesi vila teper lluksoze milioneshe dollaresh, zotrojne pasuri,biznese dhe shuma marramendese mjetesh finanaciare(eurosh),brenda apo jashte shtetit,te cilat i kane vene nepermjet krimit te korrupsionit,qe do tua kishin zili edhe koleget e tyre europian,apo amerikan.Tashme keta baloz te pangopur dhe te fryr prej pasurive pafund qe ju ka siguruar detyra dhe po u jepe vendi i punes(te cilin e kane kthyer tashme ne fabrike paresh),nuk preferojne me as universitetet tona per femijet,por i dergojne ata me studime jashte shtetit neper kolegje perndimore te shtrenjta, pamvarsisht ne se e meritojne apo jo dhe justifikojne nje investim te till.Ndersa pasardhesit e prokuroreve e te gjyqtareve tane marrin arratine jashte shtetit,bile edhe pa viza e te drejta studimi,baballaret e tyre vazhdojne te qendrojne perseri “patriot e atdhetar”duke mos e braktisur vendin.Ata hipin e zbresin avionet te kollarisur,duke i rene kryq e terthor Europes e Amerikes per te siguruar milionat, bizneset,ndonje Grin-Karte e Pasaporte te huaj dhe kthehen perseri me shpejtesi e pa humbur kohe ne vendin e punes per te vjele e mbledhur parat qe burojne si lume nga dallaveret,pazaret e pista dhe mashtrimet e ndyra,qe bejne ne kurriz te prones,pasurise dhe te jetes se popullit tone.

Kjo eshte pak a shume ne pergjithesi nje pjese e vogel e tabllose se ndere,qe paraqitet aktualisht ne organet e drejtesise shqiptare(gjykata e prokurori) e cila do te vazhdoj te mbetet perseri shqetesuese edhe ne ardhmen, duke mos patur asnje shenje shprese e premise permirsimi, sepse korrupsioni dhe boset e tij te krimit tani jane bere aq te fuqishem,sa ja kane mbyllur gojen dhe lidhur duart jo vetem qeveritareve,por edhe parlamentareve e preseidentit te Shqiperise qe hedhin te njejten valle me ta.

Megjithese organet e drejtesise shqiptare(gjykate e prokurori),sot jane teper te infektuara dhe po vuajne prej korrupsionit e formave te tjera te krimit,ne keto institucione vitale dhe teper te rendesishme te shtetit,ne kemi patur edhe gjyqtar e prokuror te afte,te drejt,e te pakorruptuar,te cilet me punen dhe sakrificat e tyre gjate kryerjes se detyres,i kane bere sherbime te medha popullit dhe shoqerise tone.Jurist te till si prokuroret Gani Dizdari, Vladimir Metani,Ylli Gjermeni,Arben Rakipi e shume e shume te tjere,do te kujtohen vazhdimisht me respekt nga te gjithe punonjesit e ketyre organeve,por edhe nga populli yne,si emra te nderuar te kesaj fushe.

Por edhe sot ne konstatojme me kenaqsi,se ne organet tona te prokurorise,ne kemi perseri kuadro te shkelqyer,te pergatitur,te ndershem,me figure teper te paster dhe te pa korruptuar,te cilet ne kohet me te veshtira te tranzicionit dhe gjate ngjarjeve tragjike te vitit 1997, treguan vlerat e veta si punonjes te ligjit e mbrojtes te shtetit,duke treguar aftesi te medha,guxim dhe trimeri te rralle ne ushtrimin e funksionit te tyre.I till eshte edhe djali i Malesis se Gjakoves,prokurori,Zoti Arben Dollapi,i cili tashme eshte afirmuar si nje jurist “High Class”,i kohes dhe me kulture te gjere e te gjithanshme,si te tere koleget e sotem europerndimor.Si bire i nje familje te nderuar patriotesh nga Tropoja e njohur si e till edhe ne gjithe zonat e Shqiperise Veri-Lindore,ai shpalose cilsite me te mira te saj,te krahines se vete dhe te popullit tone.Pasi perfundoi me sukses te plote shkollen e mesme te pergjithshme”Asim Vokshi ” ne vendlinje dhe Fakultetin Juridik ne Tirane,Zoti Arben Dollapi emerohet prokuror ne rrethin e Pukes,i cili qysh ne fillim shquhet per aftesi te vecanta profesionale e organizuese ne kryerjen e detyres,virtyte te larta dhe per nje figure shume te paster morale.Duke qene nje kuader i ri model dhe me teper perspektive,ai i ngjiti shpejt shkallet e karrieres se tij dhe transferohet si kryeprokuror ne Burrel e Kukes.Edhe ne keto dy rrethe me pune te palodhur, perpjekje e sjellje shmbullore te admirueshme,ai la pas jo vetem emrin e tij te mire si qytetar,intelektual dhe specialist e njohes i thelle i ligjeve, por edhe dashururine e nje populli te tere te mbrekullueshem,qe i rezervoi djalit te Tropojes,prokurorit Arben Dollapi,per sherbimin qe beri ne keto zona veriore te vendit me veshtiresi te medha.Per tregues dhe arritje teper cilesore ne pune,ai transferohet perseri ne detyra te larta,edhe ne rrethe te medha,si kryeprokuror ne Lushnje e Durres dhe si prokuror ne Tirane,funksione te cilat i permbushi me sukses te plote, duke qene gjithmone kundershtari me i madhe dhe i papajtueshem me te gjitha padrejtesite,shkelesit e ligjeve dhe ata jurist e pushtetar qe kryenin vepra te ndryshme penale per te nxierre perfitime kolosale prej krimit.Me ambicje te vazhdueshme prej intelektuali studioz e kurajoz,per te thelluar e zgjeruar me tej dijet e tij shkencore ne fushen e drejtesise,Arben Dollapi megjithse ishte i ngarkuar shume me pune,nuk i ndali per asnje cast perpjekjet e veta dhe me ne fund ja arriti qellimit te tij,duke mbrojtur edhe studimet pas universitare per Master-Digri ne Universitetin e Prishtines.

Aktualisht Zoti Arben Dollapi eshte Drejtori i Burimeve Njerezore ne Prokurorine e Pergjithshme prej disa vjetesh ku dallohet si nje kuader plote autoritet,i thelle ne gjykime,i matur,i drejt dhe i sakt ne vendime,qe ne punen e tij udhehiqet vetem nga ligjet e shtetit,duke qendruar jashte c’do ndikimi,ngjyre e krahu politik.Nuk e teprojme aspak po te themi se sot emri i prokurorit Arben Dollapi,i ketij kuadri te lart por njeriu te thjesht e te dashur me popullin,te sinqert,te paster e te pakorruptuar,eshte bere simbol drejtesie,dhe permendet kudo me respekt,jo vetem nga masat e njerzve dhe koleget e tij,por edhe nga kuadrot kryesor drejtues te shtetit.Por edhe ne qoft se nuk e pohojme ne,nje vlersim te till kaq real per prokurorin Arben Dollapi,figuren dhe vepren e tij e ngre lart vet populli ne Tirane e ne rrethe ku ai ka punuar dhe punone aktualisht.

Zoti Arben Dollapi eshte nga ata prokuror te pakt shqiptar,qe nuk ka vene as pasuri,as prona te shumta,si pseudojuristet e tjer supermilioner,te korruptuar e te inkriminuar,qe abuzojne c,do dite me detyren dhe funksionin e shtetit.Emri i ketij kuadri te paster,te afte dhe te drejt,sot i bene nder,jo vetem familjes,njerezve te tij te aferm dhe Popullit Heroik te Malesise se Gjakoves,por edhe organeve te Prokurorise e te Drejtesise Shqiptare. Specialist te till,te afte dhe te arsimuar ne nje nivel te lart e meritojne sot plotesisht te jene ne krye per te drejtuar Institucionet e Shtetit tone.Vetem me kuadro te pergatitur dhe te ndershem si Arben Dolllapi e te tjer,qe aktualisht lihen ne hije dhe te eklipsuar,mund te luftohet e pa
randalohet korrupsioni i permasave te medha e shendoshet gjendja e rende,qe mbizotrone prej kohesh ne organet e gjykatave dhe te prokurorise shqiptare,forcohet shteti ligjor dhe vendoset demokracia e vertet ne vendin tone.

Nga: Paulo Traboini
26 Prill 2011

KOMENTOJE