Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan – Peticion institucioneve shqiptare

Peticion

PRESIDENTIT TE REPUBLIKES TE SHQIPERISE
PARLAMENTIT TE REPUBLIKES TE SHQIPERISE
QEVERISE SE REPUBLIKES TE SHQIPERISE
MINISTRISE PUNEVE TE JASHTEME TE SHQIPERISE
MINISTRISE PUNEVE TE BRENDSHME TE SHQIPERISE

Sic eshte bere e ditur,ne baze te urdher-arrestit te Interpolit te Malit te Zi, organet e policise te Shtetit Shqiptar me daten 1 maj 2011,ne piken kufitare Qafe Morine kane kryer arrestimin e bashkekombsit tone Gjon Lucaj nga Malesia me shtetesi malazeze dhe pritet qe brenda pak diteve te behet edhe ekstradimi i tij drejt Podgorices.

Zoti Gjon Lucaj eshte akuzuar dhe denuar ne mungese nga Gjukata e Larte Malazeze me 3 vjet e 3 muaj heqje lirie(burgim),si pjestar i nje grupi malsoresh ne skenarin e njohur antishqiptar cerrnogoras”Fluturimi I Shqiponjes”.

Tashme eshte e njohur publikisht se me daten 9 shtator 2006,ushtria,policia,forcat paramilitare te armatosura dhe ato te sherbimit sekret malazez,me urdher te Kryeministrit Millo Gjukanovic dhe Presidentit Filip Vujanovic,me qellim per te friksuar shqiptaret dhe per tu rrembyer atyre pushtetin lokal, nje nate para votimeve ndermuoren nje fushat te eger dhune e masaker te vertet krimi mbi te gjithe Shqiptaret e Malsise.

Qindra dhe mijera ushtar e polic malazez,te armatosur gjer e ne dhembe, ne oret e vona te kesaj nate shtatori,ne pabesi ,me urrejtje cinike dhe pa asnje shkak ,sulmuan me ashpersi te tere Malsine,bastisen barbarisht c”do shtepi dhe rrahen e torturuan,te gjithe popullin,ku nuk u kursyen as grate ,femijet ,foshnjet e te moshuarit.

Gjate ketij akti e sulmi te shemtuar agresioni ,hordhite vrastare sllavo-malazez ,pasi e pergjaken kete krahine,arrestuan edhe 18 djem trima te saj dhe vrane 4 te moshuar,te cilet rane heroikisht si deshmore te Lirise,duke mbrojtur me fjale vatrat,femijet dhe te drejtat e tyre te ligjshme.

Falsitetin e plote te ketij plani kriminal me emrin e koduar”Fluturimi i Shqiponjes” e tregoi edhe vet procesi i dhunshem diskriminues ,hetimor e gjyqsor ,qe u ndoqe ndaj shqiptareve,i cili u pranua dhe kritikua si i till edhe nga shtypi e forca te shumta progressive politike ne kete shtet.

I gjithe Kombi Yne,opinioni perndimor,por edhe ai perparimtar boteror jane shokuar rend nga kjo gjakderdhje e shkaktuar prej krimineleve malazez dhe e kane denuar ate si nje krim te ulet dhe rracist kunder popullit shqiptar, qe jetone ne trojet e veta shekullore, te cilat fatkeqsisht sot ndodhen nen thundren e eger te pushtetit shovinist sllav te Podgorices.

Arrestimi i bashkombesit tone ,Zotit Gjon Luca ne Shqiperi,si dhe vendimi per tja u dorzuar ate policise gjakatare dhe gjykatave antishqiptare cerrnogorase per ta denuar e ka tronditur rend c’do shqiptar te diaspores tone ketu ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes,prandaj ne kerkojme nga autoritetet me te larta te Shqiperise ,qe brenda rregullave dhe ligjeve te behen te gjitha perpjekjet e mundeshme,me qellim qe ai jo vetem te mos u dorzohet persekutoreve antishqiptar te shtetit malazez,por te merret edhe ne mbrojtje,duke i dhene atij statusin si i perndjekur politik ,qe ja garantone edhe e drejta nderkombtare.

Kemi besim se kerkesa jone e drejte dhe e ligjeshme,per mbrojtjen e jetes se zotit Gjon Lucaj do te merret ne konsiderate nga ana e juaj.

Keshilli Drejtues
Themi J.Tushe
Pashko Rr.Camaj

KOMENTOJE