Gazeta Illyria festoi 20 vjetorin botimit dhe të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqiptaro- Amerikane

NEW YORK CITY : Natën e djelë në Nju Jork, gazeta shqiptaro amerikane Illyria – organizoi mbrëmjen kushtuar 20 vjetorit të botimit të gazetës shqiptaro-amerikane dhe kujtojë me këtë rastë 20 vjetorin të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-amerikane.

Në këtë mbremje spektakël, ku nuk munguan fjalimet morën pjesë më shumë se 800 veta, të ardhur këta nga shumë shtete të Amerikës, si dhe mysafrië nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Gjermania, Mali i Zi , Lugina e Preshevës dhe disaporaMes pjesmarrëseve kishte dhe bashkëpuntor e lexues të kësaj gazete, nga Detroiti, Çikago, Klevenlandi, Dallasi, Florida, Uashingtoni , Karolina e Veriut, Virxhinia , Nje Xhersi, Arizona , Tenesi e tjerë. Kolegë të gazetave dhe televizoneve shqiptare në SHBA.

Mbrëmja u mbajtë në Pasha Eevents. Organizatori mblodhi me këtë rastë mjaft figura të shquara të kulturës, politikës e biznesit, aktorë nga Hollywood-i, astronautë, gazetarë, afaristë, talente dhe sportistë, ish ushtarakë të lartë të ushtrisë së SHBA, amerikan dhe shqiptar të Amerikës, njerëz të sukseshëm.

Në Mbremjen e 20 – Vjetorit të gazetës Illyria, ishin ftuar edhe disa zyrtarë të pushtetit lokal në qytetin e Nju Jorkut, Dhe përfaqësuesit e shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, Ambasadori Ferit Hoxha ,Përfaqësues i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë OKB-së , Ambasadori Avni Spahiu Ambasador i Republikës së Kosovës në Amerikë, Konsullja e Përgjithshme e Kosovës Arta Rama dhe Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë Dritan Mishto, Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë zoti Kreshnik Spahiu.

Në listën e gjatë të personaliteteve që u nderuan me një çmim nderi që ndau botuesi i gazetës Illyria, zoti Vehbi Bajrmai, ishin:

Harry Bajraktari , themelues dhe ish botues i gazetës shqiptaro amerikane Illyria, zoti Ekrem Bardha , Ish botues i gazetës Illyria .

James Rubin Ish-zëdhënësi i Departamentit të Shtetit gjatë luftës në Kosovë, sot menaxheri drejtues i gjigandit të medias Bloomberg News në New York. Ai është bashkëshort i gazetares së famshme televizive, Christiane Amanpour, e cila gjithashtu është e njohur për reportazhet e saj gjatë kohës së luftës në Kosovë.

William Ryerson Ambasadori i parë i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri pas rënies së komunizmit. Diplomat i shquar, mik i shqiptarëve dhe anëtar i hershëm i Bordit të Nderit të gazetës Illyria

William Gregory Shqiptari i parë që ka fluturuar në hapësirë. I lindur në New York me prindër shqiptarë, ai ishte fillimisht pilot avionësh luftarakë derisa NASA e zgjodhi si astronaut. Fluturimi i tij më i famshëm zgjati për më shumë se 16 ditë në bordin e anijes së famshme kozmike Space Shuttle Endeavour. Shqiptarët e kanë njohur së pari publikisht nëpërmjet gazetës Illyria

Gjeneral Eddi Z. Zyko Shqiptaro-amerikani Gjeneral Brigade (në pension) i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Ai ka një Master në Shkenca Politike dhe një diplomë Juris Doctor degree nga University of Connecticut. Mes medaljeve dhe dekoratave të shumta, Gjeneral Zyko ka marrë edhe Legjionin e Meritës, Medalje për Shërbim të Merituar,Medaljen e Përgëzimit të Ushtrisë etj

Joshua Marston & Andamion Murataj të cilët me filmin Falja e gjakut-Ariu i Argjendtë-janë Fitues në vitin 2011 për skenarin më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin

Wilson Kokalari Shqiptaro-amerikani që luajti një rol kyç në udhëtimin e parë të njeriut në hënë. Ishte drejtor i fluturimit për misionin Apollo 11 si dhe punoi për Apollo 12 dhe 13. Wilson Kokalari hartoi programin final inxhinierik në bazë të të cilit u lejua nisja e fluturimeve në hapësirë të Apollo 11, 12 dhe 13

Skënder Ghilaga President i Services Group International, Inc dhe Kryetar i Dhomës Tregëtare Shqiptaro Amerikane. Në listën e punimeve të tij ndodhen shumë projekte me famë botërore si Javits Convention Center, Lincoln Center for the Performing Arts, Mt Sinai and New York Hospitals, Madison Square Garden etc

Rose Dosti Autore librash, ish-kolumniste e gazetës së shquar amerikane Los Angeles Times – Bardhyl Tirana Avokat i shquar shqiptaro-amerikan, me karrierë të gjatë në Washington, ku ndër të tjera udhëhoqi komitetin për organizimin e ceremonisë së betimit të Presidenti Jimmy Carter dhe punoi si Shef i Agjensisë Federale të Mbrojtjes Civile Amerikane (DCPA)

Lazim Destani Biznesmen i shquar nga Tetova, me banim në Dyseldorf të Gjermanisë, filantropst, ideator dhe themelues i biznesit të udhëtimeve, president i kompanisë ECOLOG, me një shtrirje ndërkombëtare, qytetar nderi i Tetovës

Fortuna Velaj Futbollistja më e Mirë e Vitit për Moshën nën 19 vjeç në SHBA. Erdhi si refugjate e luftës nga Kosova. Luan me skuadrën “Connecticut Passion”

Tara Nicaj Producente e shfaqjes Hannity Show në kanalin Fox News, emisioni i dytë më ndjekur i lajmeve në mbarë rrjetet televizive amerikane, për gati 10 vjet. Gazetarja shqiptaro-amerikane ka mbuluar ngjarje si 11 Shtatori, Lufta në Irak, Uraganin Katrina, dy zgjedhjet e fundit presidenciale, tërmetin dhe cunamin në Japoni, etj

Jim Xhema Biznesmen i suksesshëm shqiptaro-amerikan, aktivist i shquar i komunitetit dhe filantropist i njohur , Luan Bexheti Aktor shqiptaro-amerikan për filma, teatër dhe dokumentarë. Komik në klubet e humorit të New York-ut

Eliot L. Engel Anëtar i Kongresit për New York-un që nga viti 1989, Engel shërben sot si Kryetar i NënKomitetit të Çështjeve të Jashtme për Hemisferën Perëndimore në Dhomën e Përfaqësuesve. Ai është anëtar i Partisë Demokratike Amerikane. Shqiptarët e njohin më mirë si kryetar i Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Kongres, si një luftëtar i hershëm për pavarësinë e Kosovës dhe si një mik i madh i shqiptarëve në Washington

Scott Stringer President i Manhattan-it që prej 1 janarit 2006 dhe është një nga udhëheqësit më të shquar demokratë të qytetit. Ai lavdërohet për tranformimin që i ka bërë Manhattan-it dhe shihet si një shembull i përkushtimit në shërbimin publik.

Stephen B. Kaufman Ish-politikan dhe avokat i njohur. Ai është mik i vjetër i komunitetit shqiptar. Në vitin 2003, ai bindi kryebashkiakun Bloomberg që të vizitojë Kosovën, në një kohë ku ajo kishte nevojë npër vëmendje ndërkombëtare. Një orator i shkëlqyer, zoti Kaufman ka folur në shumë tribuna në mbështetje të të drejtave të kombit shqiptar

James V. O’Connor President i Douglas Elliman Property Management, kompanisë më të shquar në New York City për menaxhimin e ndërtesave të banimit. Ai bën pjesë në një numër bordesh dhe shërben në komitetin e negociatave për kontratat kolektive të sindikatës Local 32B/J. Është i angazhuar për gjetjen e një kure për sëmundjen e fibriozës cistike me takime të përvitshme fondmbledhëse

Mysafirë special të kësaj mbrëmje :

Dominic R. Massaro Anëtar i Gjykatës Supreme të New York-ut, që nga viti 1987, autor librash dhe fitues çmimesh e medaljesh nga shumë vende të botës. Delegat në Konferencën e Romës qe themeloi Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve. Si komisioner për të Drejtat e Njeriut në New York City (1968-1970), ai ka luajtur rol kyç që të ndihmohen refugjatët shqiptarë duke fituar falenderime personale nga Komiteti Shqipëria e Lirë dhe kryetari Dr. Rexhep Krasniqi

Michael Genet Skenarist dhe aktor në filmin “She hate me” të regjizorit të shquar Spike Lee. Filmi i tij më i fundit është “Talk to me” me të cilin ai fitoi çmimin “NAACP Image
Award” për Skenarin më të Jashtëzakonshëm të një Filmi. Si aktor Genet ka luajtur në teatër, televizion dhe kinematografi: “One Fine Day”, The 25th Hour”, “Wall St 2”, “Ugly Betty”, “All My Children” e mbi 20 role të tjera

Charles Kipps Autor librash, skenarist i njohur televiziv. Lista e tij e gjatë e çmimeve përfshinë edhe një Emmy, një Peabody, dhe një Edgar Award. Mes serive të shumta televizive nga pena e tij kanë dalë episode të Law & Order, Little Bill dhe Columbo

Kirk Semple Gazetar i “The New York Times” që nga 2003 (ish-korrespondent në Irak, Afganistan dhe Haiti-aktualisht punon për seksionin që mbulon qytetin e New York-ut)

Francine Prose Shkrimtare e njohur amerikane dhe presidente e Qendrës PEN në SHBA, organizatës së shquar të shkrimtarëve. Përveç librave studimorë dhe përmbledhjeve të tregimeve ajo ka botuar mbi 10 romane (ndër to Ëngjëlli blu – finalist për Çmimin Kombëtar të Librit). Personazhi kryesor në romanin e saj të fundit Jeta ime e re amerikane është një vajzë shqiptare

Laura Maria Censabella Dramaturge dhe skenariste amerikane që ka fituar dy Çmime Emmy për serialin televiziv “As the World Turns”. Drama e saj e shkurtër “Posing” ishte kandidate për Çmimin Pushcart Prize ndërsa “The Actual Footage” fitoi Çmimin Tennessee Chapbook Prize për drama

James Vacca Anëtar i Këshillit Bashkiak të New York City-t dhe një nga miqtë më të mirë të komunitetit shqiptar në këtë qytet. Ka luajtur një rol të madh në organizimin e veprimtarive që promovojnë identitin shqiptar në SHBA

Ed Rexha Ish-oficer shqiptaro-amerikan i Flotës Detare Amerikane. Ishte në bordin e anijes luftarake “USS Ruben James” gjatë Operacionit Liria e Irakut në 2003

Emin Azemi Themelues dhe drejtor i gazetës së pare të pavarur Fakti në Maqedoni, shkrimtar dhe analist i njohur i çështjeve shqiptare, ballkanike dhe ndërkombëtare

Mergin Sina Ish-bashketbollist i njohur shqiptaro-amerikan (ka luajtur në NCA, NBA, Itali, Izrael etj). Tani trajner basketbolli për të rinjtë në New Jersey

Marina Vataj Ish-reportere shqiptaro-amerikane e “New York Post” redaktorja aktuale e versionit në internet të revistës “Wine Enthusiast Magazine” si dhe producente në kanalin video “Wine Enthusiast TV

Lidia Ujkaj Fituese e çmimit Emmy, reportere shqiptaro-amerikane për kanalin televiziv News 12 Westchester. Shpesh aktivizohet si korrespondente speciale për Fox News, CNN dhe Court TV

Nijazi Tonuzi Veteran shqiptaro-amerikan që pa vdekjen me sy në Luftën e Vietnamit, artisti Stan Dragoti Shqiptaro-amerikan, regjizor i njohur filmash, fitues çmimesh dhe autori i fushatës së famshme “I Love NY”

John Collazzi Botues i gazetës Bronx Times Reporter – Mike Dusi Aktor, producent dhe menaxher produksioni shqiptaro-amerikan. Firma e tij vepron në Los Angeles, California

Drejtues të mbrëmjes gazetari i njohur nga Kosova, Hys Shkreli dhe Lidia Ujkaj Fituese e çmimit Emmy, reportere shqiptaro-amerikane për kanalin televiziv News 12 Westchester. Shpesh aktivizohet si korrespondente speciale për Fox News, CNN dhe Court TV

Botuesi i gazetës, Vehbi Bajrami, tha në fillim të mbrëmjes se me krijimin e saj në vitin 1991, Illyiria plotësoi një zbrazëti informacioni në një kohë kur në Shqipëri dhe Kosovë po ndodhnin ngjarje dramatike. Gazeta botohet në dy gjuhë, shqip dhe anglisht dhe shpërndahet gjerësisht në komunitetin shqiptar të Amerikës. Ajo, tha ai bëri miq të shumtë në SHBA-ës, të cilët, iu deshën në kohët më të vështira shqiptarve, si në Shqipëri, Kosovë dhe të gjitha trojet shqiptare, por edhe komunitetit shqiptarë në SHBA..

Zoti Bajrami theksoi gjatë fjalës së tij se “Me këtë mbrëmje të madhe, gazeta Illyria feston sot, dy dekada të jetës së saj, një periudhë e gjatë kjo që përfshiu vazhdimisht në faqet e saj disa nga ngjarjet më historike për shqiptarët në Ballkan por edhe komunitet.

Happy Birthday gazetës Illyria! tha qysh në fillim të fjalës së tij, themeluesi i gazetës Illyria, në Nju Jork, zoti Hajdar Bajraktari nga Kosova, i cili arriti që, me shpenzime të mëdha personale të ngrejë një gazetë që të plotësonte etjen e madhe të shqiptaro-amerikanëve për të mësuar se ç’ndodhte në trojet e tyre në Ballkan.

Zoti Bajraktari, theksoi se:”Illyria është nji gazetë, e cila, është shquar për liri dhe demokraci. Mbasi ajo ka qenë në ballë të komunitetit shqiptaro-amerikan në luftën për pavarësinë e Kosovës, një Shqipëri demokratike, dhe të lirive dhe të drejtave të barabarta për shqiptarët në Maqedoni, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës – për dy dekada të fundit”.

Pjesë e këtij urimi tha ai jeni dhe të gjithë ju këtu sonte, që keni qenë edhe pjesë për suksesin e Illyirisë.

Me këtë rast, unë do të doja të falënderoj partnerin tim biznesmenin e sukseshëm – i cili është një aktivist të madh të komunitetit, Rrustem Gecaj, për mbështetjen e tij të gazetës Illyria qysh në daljen e parë të saj. Unë do të doja të falënderoj të gjithë stafin origjinalë që ka filluar punën në gazetën Illyria, më 21 qershor, 1991, tha ndër të tjera themeluesi i gazetës Illyria, në Nju Jork, zoti Hajdar Bajraktari.

Xhejms Rubin, ish zëdhënës dhe ndihmës sekretar i shtetit tregoi kujtimet e tij si ndihmës i Sekretares Madlin Ollbrajt, kur nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara, NATO-ja ndërmori fushatën historike për të ndalur krimet në Kosovë.

“Eshtë një histori domethënëse, për Shtetet e Bashkuara dhe për popullin e Kosovës. Ajo ka të bëjë me përdorimin e fuqisë ushtarake me objektiva politike kur mjetet diplomatike kanë shterrur. Nuk ishte e lehtë, por populli i Kosovës sot gëzon lirinë e tij dhe prandaj jam edhe unë sonte këtu me ju”.

Foli më pasë edhe biznesmeni Ekrem Bardha, nga Detroiti, i cili ka qenë pronar i gazetës Iliria nga viti 1998 deri më 2006.

Astronauti me prejardhje shqiptare, William Gregori, i cili në vitin 1995 qëndroi 16 ditë në hapësirë, tregoi për lidhjet e tij me gazetën Iliria.

“Jam intervistuar nga kjo gazetë rreth 20 vjet më parë, kur ajo sapo kishte filluar të dilte. Më vonë, kur isha me mision në hapësirë, në anije kishim një flamur shqiptar dhe gazetës Iliria i dhamë një kopje. Pra, kur isha në hapësirë mendova edhe për prejardhjen time shqiptare. Jam i gëzuar që ndodhem këtu mes shqiptaro-amerikanëve për të festuar këtë ngjarje të madhe”.

Ndërsa, William Rajerson, ish ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, sot në pension, tha se ka qenë dhe është një lexues i rregullt i gazetës Iliria:

“Iliria ka qenë një zë i arsyes, ka raportuar në mënyrë objektive dhe kjo flet shumë për një gazetë. Eshtë shumë e lehtë për një gazetë komuniteti që të mbajë anën e këtij apo të atij. Mendoj se Iliria ka qenë shumë e matur duke mbajtur një ekuilibër të vështirë dhe duke na dhënë të gjitha aspektet e një ngjarjeje. Kjo është një gjë vërtet e mirë dhe unë i përgëzoj”.

Gjithashtu, mbrëmjen e bënë edhe më të këndshme interpretimet e disa nga këngëtarët më të mirë të komunitetit udhëhequr nga orkestra e njohur Alba e drejtuar nga muzikani i njohur Edmond Xhani, . Të cilët shoqëruan këngëtarët Aurela Gaçe, Kristina Elezaj, Genta Ismajli, Lindita Mezini Lole, John Krasniqi, Arben Krasniqi, dhe Melinda Ademi.

BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE