Orë përkujtimore në 7-vjetorin e vdekjes të Rrok Pjetër Gilës Gojçaj, deputetit të parë të Malësisë, në Parlamentin e Malit të Zi

Tuz, Malësi (22 maj 2011) Me organizimin e “Inicjativës qytetare ” në bashkëpunim me familien Gojçaj, në QIK “Malësia” në Tuz, u mbajt orë përkujtimore për 7-vjetorin e vdekjes së ish deputetit të parë shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, të zgjedhur nga populli i Malësisë, RROK PJETRIT GOJÇAJ.

Rrok Gojçaj lindi me 28.09.1926 në Hot, Malësi dhe vdiq me 23.05.2004.

“Përkujtimi dhe nderimi i personaliteteve me vlerë nga e kaluara jonë e lavdishme, është obligim i çdo shoqërie, me nderimin e tyre në fakt nderojmë vetveten, sepse edhe pse ata nuk jetojnë me ne, veprat e tyre janë ndër ne dhe të pavdekshme, kështu menduan edhe organizatorët e këtij tubimi.

Prandaj jemi bashkuar edhe sonte pasardhës, bashkëkohës e dashamir të personalitetit të Rrok Pjetrit Gojçaj në 7-vjetorin e vdekjes, për ti kujtuar mirësitë e kontributin e tij për trevën tonë e më gjerë, sidomos në kohë kur ishte deputet pranë Parlamentit Malazias nga viti 1963-1969”, tha udhëheqësi i kësaj orë përkujtimore, Marash Dukaj.

Ata që e njohën Rrok Pjetrin Gojçaj rrëfejnë se ishte një burrë i vërtetë malësor, i cilësuar me shumë veti e karakteristika për të cilat veç e veç folën folësit e caktuar nga organizatori i kësaj mbrëmje.

Në emër të IQ foli z.Smail – Maliq Çunmulaj i cili foli mbi marrëdhëniet dhe afërsinë që kishte Rrok Gojçaj me popullin e Malësisë si dhe deputeti aktual në këtë parlament, z.Vasel Sinshtaj. Poashtu foli edhe veprimtari i palodhur e mësuesi i nderuar z. Vasel Margilaj. Në emër të familjes të pranishmit i përshëndeti Fran Deda Gojçaj. /Albert Camaj/

FOTOGRAFITË KOMENTOJE