Me rastin e 100-vjetorit te Kuvendit te Greçës – Sytki Ndrecaj

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PREFEKTURA E QARKUT SHKODËR
N/PREFEKTI MALËSI E MADHE

PERSHENDETJE

Me rastin e 100-vjetorit te Kuvendit te Greces ( 1911-23 Qershor-2011 ).
Te nderuar vellezer e motra te Malesise se Madhe! Shqiptar e shqiptare kudo qe jeni!
Sot mbushen 100 vjet nga Kuvendi i Greces, dita kur luftetaret, mendimtaret, patriotet, atdhetaret, politikberesit dhe drejtuesit e Malesise se Madhe por dhe nga gjitha trevat shqiptare vendosen themelet jo vetem te nje Malesie autonome, por dhe te nje Shqiperie te Pavarur nga zgjedha 500-vjecare e turqeve otoman apo edhe te lakmitareve te tjere fqinje qe kerkonin me te padrejte te perfitonin nga situata e ndere dhe plot probleme per Shqiperine e asaj kohe.
Kuvendi i Greces ne vazhden e Kryengritjes se Malesise se Madhe te vitit 1911 beri me te miren e mundeshme ne qartesimin e situates ku ndodhej vendi yne e ne vecanti Malesia e Madhe duke i treguar europes se shqiptaret nuk duhen braktisur por perkundrazi duhen mbeshtetur ne te drejten e tyre legjitime per te jetuar i lire ne truallin me te vjeter te europes. Pjesmarrja ne kete Kuvend e shume personaliteteve nga te gjitha trojet padyshim i dha Kuvendit te Greces karakter Kombetar dhe pergjithesues ne kerkesat e saj per Porten e Larte te cilat u percaktuan qartazi ne Memorandumin e Greces ose sic quhej ndryshe LIBRI I KUQ. 12 pikat e Memorandumit ishin shinat ku me pas me 28 Nentor 1912 u muar vendimi perfundimtar per ta bere Shqiperine shtet sovran e te Pavarur. Asgje nuk eshte e rastit qe pikerisht ky Kuvend dhe Memorandumi i firmosur drejtuar Portes se Larte u mbajt ne Malesi te Madhe duke treguar edhe njehere se malesoret tane kane qene jo vetem te pushkes por edhe te penes, jo vetem trima luftetare por edhe politikan e mendimtare ne interes te Malesise e gjithe kombit shqiptare dhe se kurdohere kane hedhur shinat e perparimit kombetar.
Jehona e Kuvendit te Greces pavaresisht se kane kaluar 100-vjet eshte e pranishme edhe sot ne cdo vater malesore te Malesise se Madhe dhe te te gjithe shqiptareve kudo qe jane duke shtuar me shume respektin per njeri-tjetrin, dashurine per Malesine e Madhe, atdheun dhe kombin tone te dashur me emrin e nderuar Shqipari, per te na larguar nga rruga e urrejtjes, qorrsakakut politik, interesave te ngushta te castit etj.
Si malesor i Malesise se Madhe, si shqiptar i tokes meme, si politikan qe prirem kurdohere nga progresi dhe integrimi, si pushtetar qe interesat e Malesise se Madhe dhe te vendit tim Shqiperi jane mbi gjithcka nepermjet kesaj pershendetjeje kerkoj nga te gjithe me teper tolerance, me teper mirekuptim, me teper afrimitet dhe dashuri njerezore. Vetem keshtu ne do permbushim amanetin e te gjithe te pareve tane: per nje Shqiperi e Komb demokratik dhe integrues ne familjen e madhe europiane.
Lavdi Kuvendit te Greces dhe gjithe atyre qe moren pjese ne kete Kuvend.
Lavdi te perjetshme Malesise se Madhe dhe gjithe Kombit Shqiptar.

N/PREFEKTI
SYTKI NDRECAJ