Reagojnë deputet shqiptarë në parlamentin e Malit të Zi – Po na mohohen të drejtat e arritura

Pas reagimit të përbashkët të një dite më pare duke braktisur parlamentin e Malit të Zi para se të miratohej ligji i ri zgjedhor, deputet shqiptarë njëzëri shprehin shqetsimin e tyre për mohimin e të drejtave të arritura dhe që një gjë e tillë gjeti përkrahjen, pa përjashtim të të gjitha partive joshqiptare në Mal të Zi.
Ky ligj nënkupton që nga 5 mandatet mundshme për shqiptarët, ulët në 3 mandate.

“Shqiptarët jashtë parlamentit ishte konsensusi juaj. Përgjegjsia dë të jetë vetëm e juaja. Ju nuk mund të jeni tutorë mbi ne edhe pse keni të gjithë pushtetin shtetëror. Nëse ju shikoni gjeografinë e rajonit do ta kuptoni se do të merrni një përgjigje adekuate, “vonë apo herët” do të ju kthehet kjo që po bëni” u shpreh Mehmet Bardhi, shkruan Vijesti.
Në të njëjtën linjë ishte edhe deputeti tjetër shqiptar, Genci Nimanbegu (Forca) i cili tha se ka frikë që procesi në trupin politik të shqiptarëve do të kalojë në drejtim të radikalizimit të lëvizjeve të caktuara.
Mehmet Zenka (UDSH) shtoi se shqiptarët në Mal të Zi janë të mashtruar. “Nuk ishte mjaft që na keni shkatërruar ekonomikisht. Keni ra në provimin e demokracisë”, tha Zenka.
Edhe deputeti i “Perspektives” Vasel Sinishtaj dënoj ashpër këtë padrejtësi ndaj shqiptarëve.

Deputet shqiptarë braktisin seancën e Parlamentit të Malit të Zi

Deputetët e Parlamentit malazez miratuan pas katër viteve ligjin zgjedhor. Nga 71 anëtarët e pranishëm të gjithë votuan për miratimin e ligjit.

Kundër ishin deputetët shqiptarë të cilët nuk ishin të pranishëm fare në votim. Ata u larguan nga seanca, sepse nuk i’u pranua një amendament që nënkuptonte mbajtjen e gjendjen së tanishme me qendra të votimit të veçanta dhe të mandateve të garantuara në zonat ku janë shumicë, njofton Analitika.
Seancën e braktisi edhe deputeti i UDSH-së, parti e cila është në koalicionin qeveritarë.

Me këtë plotsohet kushti i parë nga tetë të tilla që Mali i Zi të fitojë marrjen e datës për negociata për statusin e kandidatit. /Ulqini-Online/ /Malesia.Org/

Reagon edhe KNSH-ja

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi e konsideron të papranueshëm, qëllimkeq dhe antishqiptar, aprovimin njëzëri(pa përfaqësuesit shqiptar) të Ligjit Zgjedhor në Parlamentin e Malit të Zi, duke përfshirë edhe opozitën . Konsiderojmë se ky moment është hap mbrapa sa i përket të drejtave dhe lirive të shqiptarëve, si popull autokton në trevat e veta stërgjyshënore në Malin e Zi.
Aprovimi i këtij Ligji zgjedhor, fatkeqësisht mohon të drejtat e arritura të shqiptarëve si dhe përcaktimet kushtetuese të Malit të Zi të cilat garantojnë përfaqësim autentik duke respektuar aksionin afirmativ në Parlament.
Për shqiptarët në Malin e Zi, mohimi i të drejtave të arriturave, gjegjësisht mandateve të garantuara në Parlament, sikur ishte deri më tani, paraqet njëkohsisht edhe tentativë që zëri i përfaqësuesve autentik shqiptarë të dëgjohet gjithnjë e më pak, me qëllim që në të ardhmen , shqiptarët të asimilohen gjithnjë e më shumë.
Kjo, për Këshillin Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi është e pa pranueshme dhe theksojmë se, synimet e tilla shqiptarët në Malin e Zi do t`i luftojnë me të gjitha mjetet demokratike.

Këshilli Nacional i Shqiptarëve, në tërsi i përkrah dhe mbështetë deputetët shqiptarë të partive nacionale në Parlamentin e Malit të Zi, të cilët njëzëri e kundërshtuan këtë Ligj Zgjedhor diskriminues për ne. Në momentin e votimit, në shenjë proteste e lëshuan parlamentin. Prandaj i ftojmë që edhe në të ardhmen të veprojnë të bashkuar kur cenohen të drejtat e shqiptarëve.

Këshilli Nacional i Shqiptarëve , kërkon nga institucionet shtetërore të Malit të Zi, duke përfshirë edhe opozitën në tërsi, që sa më parë ta rishikojnë këtë Ligj.Të marrin për bazë kërkesat e përfaqësuesve legjitim të shqiptarëve, për të dëshmuar se vërtetë janë për vlerat e demokracisë. Kurë cenohen të drejtat e një populli, në rastin konkret të shqiptarëve në Malin e Zi, as integrimet Evropiane nuk janë të vlefëshme.

KOMENTOJE