Nikollë Gegaj kryetarë i komunës urbane të Tuzit, fletë eskluzivishtë, nga Nju Jorku

Gegaj: “Êshtë më se e nevojshme që Komuna urbane e Tuzit, e Malësisë, për të shkuar drejtë komunës se plotë”

NEW YORK : Kryetari të Komunës urbane të Tuzit, anëtari i DPS-it Nikollë Gegaj, ndodhet për një vizitë disa ditore në SHBA. ku mori pjesë edhe në darkën vjetore të organizuar nga Këshilli Kombëtarë Shqiptaro Amerikan -. Në Nju Jork, korrespondeti i yne ne Nju Jork, Beqir Sina, i mori një intervistë eksluzive zotit Gegaj.

Në këtë intervistë Kryetari i Komunës Urbane të Tuzit, Nikollë Gegaj, thotë se deri në fund të mandatit të tij katërvjeçar, do të organizohet referendumi në të cilin qytetarët e Malësisë do të deklarohen se në çfarë lloj komune dëshirojnë të jetojnë. Ai tha se :”Realiteti në të cilin ne jetojmë ka kushtëzuar në bazë të analizave të bëra se është më se e nevojshme që treva e Malësisë për të shkuar drejtë komunës se plotë, por se duhet të përmbush disa kushte elementare që qeverisja të jetë sa më efikase.

Mbasi vuri në pahë disa nga arritjet në Komunë, zoti Gegaj tha se diaspora jonë është e ftuar të kyçet, sepse investimet e tyre janë gjithnjë të mirëpritura. “Dua të theksoje, tha ai se ska pas nevoj kurrë për apele që diaspora jonë të jap kontributin e sajë ajo e ka dhene atë me dekada dhe vazhdon ta japë.”

Z. Gegaj, a mund të flisni pak për vizitën tuaj në SHBA dhe pjesëmarrjen e tuaj në këtë eveniment të diasporës shqiptare në Amerikë

Nikollë Gegaj : Siç e patë edhe ju vetë, unë mora pjesë në ceremonialin me rastin e mbrëmjes jubilare të 15 -të “Annual Awards Gala, të ndarjes së mirënjohjeve nga ana e Këshilli Kombëtarë Shqiptaro Amerikan – NAAC, ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, me çmimin e “Duarve të Shpresës” (Hands of Hope) – për kontributin e tij historik që dha ai në çlirmin dhe lirinë e saj – në pavarësinë e Kosovës dhe pas vdekjes ambasadorit Riçard Hollbruk, me çmimin çmimin “Arritje Gjatë Jetës” (Lifetime Achievement Award), një diplomat i shquar amerikan dhe i dërguari i posaçëm presidencial për Ballkanin – për guximin e tij të jashtëzakonshëm diplomatik, për të sjellë paqe për njerëzit e Ballkanit.

Ashtu siç patë edhe ju vetë këtu morën pjesë, liderët politik shqiptar nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, përfaqësuesit e departamentit të shtetit, , ambasador, diplomat nga Kombet e Bashkuara, personalitete të shquara shqiptare, artiste të njohur dhe përfaqësues të spikatur të diasporës sonë.

Gjatë kësaj vizite pata rastin të takojë Kryeministrin e Shqipërisë zotin Sali Bersiha, presidenten e Kosovës Atifete Jahjagen, kryeministrin e Kosovës zotin Hashim Thaçi, zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës zotin Behgjet Pacollin, gjithashtu u takova edhe me zëvendës sekretarin e departamentit të shtetit Z. Philip Reeker, kongresmenin Eliot Engel dhe Gary Peters, me biznesmenin e mirënjohur Richar Lukën, Harry Bajraktarin, Xhim Xhemën dhe shumë të tjerë.

Në biseduam për investimet e mundshme me biznesmenët e interesuar për përkrahen e disa investimeve kapitale në Malësi e sidomos se çfarë mund të bëjnë ata në Komunën urbane të Tuzit, etj.

Sa ka arritur Mali i Zi të ralizojë konceptin e decentralizimit të pushteti lokal, si standart që duhet arritur në çdo shoqëri, e cila synon të integrohet ne Europë ?

Nikollë Gegaj : Kuvendi i Malit të ka sjellë vitin e kaluar Ligjin e ri mbi qeverisjen lokale, për mes të cilit njësive të qeverisjes lokale u kanë kaluar mjafte kompetenca me karakter përmbajtës e të cilat çojnë drejtë decentralizimit real të pushtetit. Ligji në fjalë komunave u ka deleguar kompetenca të cilat rregullojnë jetën e qytetarëve që ata të realizojnë pushtetin në nivel lokal. Gjithsesi ky ligj është sjellë me ndihmën e faktorit të jashtëm dhe i plotëson të gjitha kushtet që të jetë i pranueshëm për kushtet që vendos Bashkimi Evropian. Unë mendoje se kjo punë që behet nuk behet thjesht për integrime, por për plotësimin e nevojave të qytetarëve pavarësisht bindjeve dhe përkatësive të tyre.

Ende flitet shumë rreth Komunës tuaj se nuk ka realizuar atë çfarë popullsia e kësaj komune kërkon. Ku qëndron shkaku pse nuk janë realizuar disa nga kërkesat thelbësore të qytetarve të saj ?

Nikollë Gegaj : Realiteti në të cilin ne jetojmë ka kushtëzuar në bazë të analizave të bëra se është më se e nevojshme që treva e Malësisë për të shkuar drejtë komunës se plotë duhet të përmbush disa kushte elementare që qeverisja të jetë sa më efikase. E kemi menduar si të udhës që paraprakisht Tuzi me rrethinat e veta duhet të krijoj kushtet në sferën komunale si parakusht për zhvillim e me pas ti qasemi projektit ambicioz dhe shumë të kërkuar që edhe unë e përkrahi e që është komuna e plotë. Ne si eksponent politik që kemi shumicën jemi të detyruar që të kanalizojmë sipas asaj që ne mendojmë si më të mirën për qytetaret tonë e asnjë herë në dëmë të tyre. Ne duhet që në të ardhmen të kemi një instrument funksional i cili do të jetë i afte të vetë mbahet e assesi të futemi me aventurizëm në projekte që mundë të na kushtojnë. Malësia viteve të fundit ka ndryshuar në të mirë, kemi infrastrukturë më moderne dhe gjithnjë e me afër Komunës së plotë.

– Kush duhet që të “imponohet” në qeveri apo Kuvendin e Malit të Zi, që të përmbushën standardet dhe Komuna e Tuzit të jetë e barabartë me komunat e tjera ?

Nikollë Gegaj : Thjeshtë mendoj se nuk ka nevojë për imponim, por gjërat bëhen me pjekurin me të madhe dhe përgjegjësin që ne tregojmë. Standardet siç i quani Ju çdo ditë e me shumë përmbushen, ne jemi gjithnjë e më shumë duke ju afruar Komunës së plotë, e cila do vihet në shërbim të popullatës lokale. Kjo trevë meriton investime, administratë efikase, buxhet të qëndrueshëm i cili garanton zhvillimin, shërbime ql ndryshojnë faqen e Malësisë e të gjitha këto nuk vinë për krye nate, por duhet kohë, dhe po thuaj se ja kemi arritur. Kuvendi i Malit të Zi përbehet nga njerëz të përgjegjshëm, atje kemi edhe përfaqësuesit që dalin nga kjo treve, unë nuk kam arsye të dyshojë se ata e dinë të mirën tonë dhe punojnë për të. Në momentin e duhur sipas edhe udhëzimeve tona drejt asaj edhe do të shkohet.

– Ç’do të thotë për ju plotësimi i kërkesave që vijnë nga qytetarët ? .

Nikollë Gegaj : Për mua qytetari është dhe mbetet primar dhe kërkesat e tij duhet të zgjidhën në përputhje me normat dhe standardet, por në liderët politik është përgjegjësia të zgjidhet momenti i duhur që deri tek ajo të vijë. Ne nuk duhet ti shikojmë gjerat në aspektin emocional por real, sepse ne jemi ata që tregojmë udhën më të mirë për qytetaret tonë. Unë mendoj se komuna me rrjet rrugor, trotuare, ndriçim, rrjet të ujësjellësit, institucione të sportit, kulturës etj të gatshme ka një perspektiv me të mire sesa një trevë ne mungesë të tyre. Të gjitha këto do të rendonin mbi qytetaret dhe mundësin e tyre për ti realizuar ato, kurse me udhën qe ne kemi zgjedhur, do të realizohen me lehte per qytetaret pa krijuar një barrë mbi ta.

: Çfarë do të ndërmerrni, gjatë këtij mandati që edhe Komuna e Tuzit ta fitoj statusin e komunës së barabartë me komunat e tjera në Mal të Zi?

Nikollë Gegaj : Në prag të zgjedhjeve është arritur një marrëveshje e cila dikton qarte se çka do të bëjmë, ky mandat do të shërbej për krijimin e kushte
ve që Komuna urbane do të shndërrohet në Komunë të plotë. Gjatë këtij mandati sipas marrëveshjet është paraparë referendumi lokal për mesë cilit qytetarët do të zgjedhin mënyrën me të mirë se si ata e shikojnë të ardhmen e tyre. Unë do të jem partizan i asaj që vullneti i Malësisë të materializohet edhe në formën që ata do të zgjedhin për qeverisjen lokale.

: Në çfarë mase janë të përfaqësuar qytetarët tuaj në administratën e Komunës ?

Nikollë Gegaj : Në administratën e Komunës urbane kemi njerëz profesional, të cilët dinë ta bëjnë punën e vet, gjithsesi administrata është kushti primar që komuna të jetë funksionale. Ne kemi të punësuar njerëz të profileve të ndryshme, që kryejnë pune, juridike, financiare, për zhvillim, sport, bujqësi etj.
Avancimi i administratës është objektivi ynë, shtimi sajë në numër dhe vënia e sajë në mënyrë të plotë në shërbim të qytetareve. Malësia është e përzier për sa i përket strukturës dhe atë relacion e kemi të pasqyruar edhe në administratë.

Çfarë mendimi keni në lidhje me spekulimet e shumta që kanë të bëjnë shpalljen e referendumit për Komunë të plotë?

Nikollë Gegaj : Siç thashë edhe më lartë referendumi është i paraparë me marrëveshje parazgjedhore mes Partisë demokratike të socialisteve, Unionit demokratik të shqiptareve dhe Partisë Boshnjake, parashihet të mbahet në fund të mandatit tonë. Nuk kemi të bëjmë me spekulime por një realitet të cilit gjithnjë e më shumë jemi duke ju afruar. Por nuk është referendumi çështja më me rendësi për ne por realizimi i investimeve kapitale në këtë trevë që komuna e plot të na gjejnë sa më të kompletuar.

. Si e komentoni “marrëdhëniet politike” maxhorancë opozitë në Mal të Zi dhe a kanë ato ndikim në administrimin komunal ?

Nikollë Gegaj : Siç dihet nivelet e administrimit dhe qeverisjes janë të ndara, ndikimi i asaj që ndodhë lartë nuk reflektohet në njësit e qeverisjes lokale, për aq sa vërej unë. Marrëdhëniet do ti cilësoja normale në përputhje me interesat e palëve dhe në bazë të programeve politike. Gjithsesi të gjithë luajnë rolin e vetë ashti siç e kërkon demokracia dhe fryma demokratike.

. Sa jeni të kënaqur me punën e Kuvendit të Malit të Zi, veçmas për Komunën e Tuzit? po për Qeverinë

Nikollë Gegaj : Kuvendi i Malit të Zi sjellë infrastrukturën ligjore të nevojshme për funksionimin edhe të vet komunave dhe unë nuk munde të jem ndryshe për veç i kënaqur për atë që del nga ai, kurse sa i përket qeverise ne nuk kemi ndikim institucional por ruhet pavarësia e punës sonë.

: Çfarë po bëni për “thithjen” e investimeve për Komunën Tuz nga bashkëvendasit tuaj në SHBA? .

Nikollë Gegaj : Siç tregova gjatë vizitës time këtu kame treguar për nevojen që qytetaret e Malësisë që jetojnë dhe punojnë në SHBA janë më së të mirëseardhur që të kyçen në projekte të ndryshme duke investuar në projekte me interes të ndërsjellët. Tregu i gjelbert parashihet që në Tuz të punohet në baz të partneritetit privato-publik, këtu diaspora jonë është e ftuar të kyçet, por investimet e tyre janë gjithnjë të mirëpritura. Dua të theksoje se ska pas nevoj kurrë për apele që diaspora jonë të jap kontributin e sajë ajo e ka dhene atë me dekada dhe vazhdon ta japë.

: A mund të krijoni ju kushte që tërheqni ndonjë llojë biznesi që sado pak t’a ndihmojë Komunën e Tuzit? çfarë përparsie ka në Komunën tuaj …..!

Nikollë Gegaj : Mali i Zi me infrastrukturen e vetë ligjore është vend shumë terhjekës për investime, treva jonë disponon me resurse të jashtë zakonshme. Ne jemi një vend kufitar, shumë afer kryeqytetit Podgorica por edhe Shkodres, gjithashtu aeroporti është shumë afer, bregdeti gjithsesj rreth 50 km. Popullata lokale është shume dinamike dhe punëtore, resurset tona janë pothuaj të pashfrytëzuara, natyra jonë nuk është e devastuar por e ruajtur mjaftë mirë. Bujqësia ishte dhe mbetet resursi primar i cili duhet valorizuar dhe çuar përpara, ne jemi të favorizuar se pothuaj e krejtë treva është e mbuluar me rrjet rrugor dhe elektrik. Kjo trevë është e begatshme dhe teren i favorshem për investime.

Cilat arritje që do t`i veçonit dhe sa po zbatohen ato?

Nikollë Gegaj : Gjithsesi ajo që ndodhë në teren është arritja jonë më e madhe, plotësimi dhe realizimi i planit financiar, dhe Programit të zhvillimit për ne është prioritet. Shumë investime janë berë dhe vazhdojnë të bëhen, ka shumë punë që duhet të kryhen, por edhe që veç janë përfunduar. Çdo gjë që është paraparë me Plan financiar për ne është prioritet dhe realizimi i tij në tërësi është pikësynimi jonë.

– A jeni optimist se do të realizoni të gjitha ato çfarë u keni premtuar zgjedhësve ?

Nikollë Gegaj : Ejani dhe shiheni Malësinë dhe ju premtoj se edhe ju do jeni optimist, vendi i imë është në një metamorfozë dhe në çdo fushë vihet re ndryshimi, unë nuk kamë premtuar asgjë që nuk është e realizueshme, objektive dhe realiste. Nuk është në natyrën time të japë premtime, por të punohet në bazë të analizës dhe objektivave që i kamë vendosur vetes.

– Sa jeni të pavarur në punën tuaj ?

Nikollë Gegaj : Unë si kreu i ekzekutivit të Komunës urbane të Tuzit, varem nga Kuvendi, i bindem Ligjit dhe akteve nënligjore, dëgjojë këshillat i analizojë dhe vlerësojë ato, por të jeni më së i bindur se në fudë vendosë në bazë të gjykimit tim.

-. Me çfarë mesazhi kishit dëshirë t’i drejtoheni nga Nju Jorku, bashkëvendasve tuaj !.

Nikollë Gegaj : Gjatë kësaj vizitë shumë të shkurtër nuk kisha kohë as mundësi që të takohem me shumë nga Ju të dashur, miq, dashamirë të mi dhe vendlindjes tonë të përbashkët, por gjithsesi për mua edhe ju jeni në objektivat e mija. Unë jam i vetëdijshëm për punën dhe mundin e tyre, për kontributin që kanë dhëne dhe vazhdojnë të japin për nderin që i bëjnë, vendit e kombit. Malësia është e hapur për ju, këshillat e mendimet tuaja, dhe ne do të punojmë që në masën e duhur të vlerësojmë më së lartit të gjitha ato që keni bërë.

Intervistojë Beqir Sina

KOMENTOJE