Adhuruesit e Cemit në bashkëpunim me ndërmarrjen komunale të Podgoricës, KU të Tuzit, dhe shoqatës “Trofta“ nga Dinosha e me përkrahjen e Agjencisë për mbrojtjen e mjedisit, organizuan pastrimin e brigjeve të lumit Cem, duke e përfunduar atë me një tribune ekologjike në vendin piktoresk të Tërgajës.
Në Tribunë, fjalën përshëndetës e pati sekretari i Shoqatës “Adhuruesit e lumit Cem“, z. Shtjefën Ujkaj, i cili foli për vlerat turistike-ekologjike, të kanjonit të lumit Cem, duke shtuar se rekonstruimin dhe ndërtimin i paraparë i rrugës Dinoshë-Cem-Tamare-Guci, do t’i japë gjallëri krejt zonës, por njëkohësisht do të shtojë nevojen për ruajtjen dhe kultivimin e bukurive të kanjonit të këtij lumit, sepse do të pritet një frekuentim më i madh udhëtarësh dhe turistësh prandaj edhe kujdesi për Cemin do të duhet të jetë shumë më i madh.
Në emër të organizatës foli edhe Nikollë Lulgjuraj, i cili ceku aktivitetin e deritanishëm të shoqatës dhe veçoi planin e aktiviteteve në të ardhmën, veçanërisht në bashkëpunim me Organet lokale Kelmendase, të Republikës së Shqipërisë, sidomos me shoqatën simotër, “Komuniteti malor i Këlmëndit “. Lulgjuraj po ashtu falendëroi ndermarrjen pastruese “Çistoqa“, për ndihmën në pastrimin dhe ruajtjen e lumit Cem. Nikollë Lulgjuraj së bashku me Rrok Zefin Lulgjuraj, kërkuan instalimin e kontejnerëve për hedhjen e mbeturinave edhe në pjesën e epërme të kanjonit të Cemit.
Në këtë tubim foli edhe drejtori i ndërmarrjes “Çistoqa“, nga Podgorica, Boro Gjuranovic, i cili përshëndeti këtë tubim dhe aksionet që ndërmarrën me këtë rast duke premtuar vendosjen e kontejnerëve për mbeturina prej Tërgajës deri në Dobërçin dhe Lemajë.
Ndërkaq tubimit ju drejtua edhe zëvendës-drejtori i Agjencisë republikane për ruajtën e mjedisit Dragan Asanovic, i cili e përshëndeti aktivitetin e shoqatës dhe banorëve të Cemit, duke premtuar përkrahje në të ardhmen, veçanërisht në aspektin shkencorë.
Shoqata “Adhuruesit e lumit Cem“ në këtë tubim shpërndau pije freskuese dhe sandviçë për të gjithë aktivistët dhe të pranishmit në tribunën ekologjike të Tërgajës.
Mikpritës i tubimit ishte drejtori i shoqatës Gjergj Ndoc Martini.
CEMI – zonë ekologjike
Lumi Cem buron në Bjeshkët e Nëmura (Alpet Shqiptare) në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Gjatësia e përgjithshme e lumit është 58.8 km, nëpër territorin e Shqipërisë rrjedhja është e gjatë 26.5, kurse në anë të Malit të Zi 32.3 km. Kjo e bënë që lumi Cem të jetë lum ndërkombëtarë. Në aspekt hidrologjik Cemi me pellgun e vet i takon basenit të Liqenit të Shkodres, e së bashku me të pellgut të detit Adriatik. Në ndërtimin gjeologjik të shkëmbinjve dominojnë gëlqerorët me vjetërsi mezoike dhe kenozoike. Trajtat e shumta të relievit eroziv fluvial janë si rezultat i diferencës së madhe me lartësi mesë burimit dhe grykëderdhjes (1350m.).
/Albert Camaj/