Duam komunë të plotë për Malësinë

Klubi i përfaqësuesve të partive shqiptare në parlamentin e Malit të Zi ka paraqitur amendamentet në propozimin e projektligjit për organizim territorial të Malit të Zi ku kërkesë themelore është që Malësia me këtë akt të fitojë statusin e komunës së plotë.

Në arsyetimin e dhënë të kërkesës, deputetët Mehmet Bardhi, Vasel Sinishtaj dhe Genci Nimanbegu kujtojnë se në Kushtetutën e Malit të Zi përcaktohet qartë se komuna është forma themelore e vetëqeverisjes lokale.
– Ne besojmë se komunat urbane nuk japin mundësi dhe të drejta të plota për popullsinë lokale. Malësia i plotëson të gjitha kushtet për të qenë komunë e plote – thuhet në arsyetim, njoftojnë të përditshmet malazeze.

Poashtu, në lidhje më këtë problematikë, kryetari i komunës urbane të Tuzit Nikollë Gegaj mendon se akoma është herët për një referendum ku qytetaret e Malësisë do të shprehet për mënyrën e organizimit të trevës së tyre duke shtuar:
-Ne në mandatin tone 4-vjeçar e kemi në plan organizimin e referendumit por mendojmë se është akoma heret për një gjë të tillë. Parësore për momentin për Malësinë është zhvillimi ekonomik, – tha Gegaj, shkruan e përditshmja Dan. /Ulqini-Online/

KOMENTOJE