Shqipja komplikon konkursin e Fondit të pakicave në Mal të Zi

Përkthimi në gjuhën shqipe i tekstit të Konkursit të sivjetmë për shpërndarjen e mjeteve financiare të Fondit të pakicave të Malit të Zi, ka vënë në gjendje shumë të keqe shoqërinë civile dhe individët, të cilët pretendojnë të kandidojnë projektet e tyre në gjuhën shqipe, njofton KosovaLive.

Ky konkurs mbyllet të martën e ardhshme, edhe nëse Fondi dhe përfaqësuesit politik të shqiptarëve në Këshillin drejtues të tij, kandidatët shqiptarë, të cilët projektet e tyre duan t’i dorëzojnë në gjuhën e tyre amtare, mund të humbin të drejtën e përkrahjes me mjete financiare nga ky fond.

“Përkthimi paraprak i tekstit të konkursit ka qenë tmerrësisht i përkthyer dobët, i pakuptueshëm fare. Kam kërkuar që urrgjentisht të bëhen përmirësime edhe derisa të kryehet siç duhet kjo punë, të mos vendoset në faqen e internetit të Fondit të pakicave prej nga të interesuarit mund të furnizohen me këtë formular, ose të shtyhet afati i dorëzimit të projeteve”,- deklaroi për Kosovalive të premten Mehmet Bardhi, kryetar dhe deputet i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, anëtar i Këshillit drejtues të Fondit të pakicave në Mal të Zi.

Bardhi thotë se në Fond nuk ndodhet i punësuar asnjë shqiptar, e sipas tij, ky është një diskriminim i hapët ndaj shqiptarëve. /Koha Net/

KOMENTOJE