Shqipëria pranon të gjithë studentët nga Mali i Zi

Ministria për të Drejtat e Njëriut dhe të Pakicave në Qeverinë e Malit te Zi në një kumtesë për opinion njofton se të gjithë kandidatët të cilët këtë vit kanë konkurruar për tu regjistruar në universitetet e Republikës së Shipërisë jane pranuar. Kandidatët janë pranuar në ato fakultete dhe për ato drejtime për të cilën edhe kanë konkurruar.

Sipas ministrisë në fjalë e tëra kjo ështe arritur në bazë të kontaktave dhe bisedave te shpeshta e konstruktive te dy ministrave, atij të arsimit te Republikës së Shqiperisë, z. Myqerem Tafaj dhe ministrit tonë, z. Ferhat Dinosha.

Ministria për të Drejtat e Njëriut dhe të Pakicave në Qeverinë e Malit te Zi, me këtë rast falenderon ministrin Tafaj dhe ekipin e tij kurse studentëve shqiptarë nga Mali i Zi i’u dëshiron suksese në studime.