Zjarr në tregun e Tuzit

Zjarri në tregun e Tuzit ka rënë nga ora 14:20 dhe sipas informacioneve që kanë marrë gazetarët e të përditshmes “Vijesti” zjarrfikësit kanë ardh shumë shpejt në vëndgjarje. Në momentin kur zjarri ka rënë në treg nuk kishte asnjë punonjës, për arsye se orari i punës përfundon në orën 14:00.
Me 15 paisje kundër zjarrit zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin, duke mos lejuar që zjarri të zgjerohet edhe në barakat e tjera. Dëmi i shkaktuar nga zjarri është vlersuar 40.000 euro.
Njëra nga pronaret e njëres nga barakat Irena Zllatiçanin ka thënë se përpjekja shumëvjeçare ka deshtuar “Më është djegur i gjithë malli, e nga kjo punë kam mbajtur familjen” është shprehur Zllatiçanin.
Kryetari i Komunës Urbane të Tuzit Nikollë Gegaj ka thënë se është bërë një dam shumë i madh, por Komuna Urbane do të ndihmojë brënda mundësive të saja. “Dëmi është i madh…por, kjo mund të jetë një shënjë se duhet urgjentisht të ndërtohet tregu i ri në Tuz” ka thënë Gegaj.
Ende nuk dihen shkaqet e rënjës së zjarrit, por siç shprehën pronaret e barakave brënda ka pasur mjaft materiale të djegshme.

Përkthyer nga e përditshmja “Vijesti”

Sipas disa informacioneve të marra nga gazetarët e malësia.org në momentin e rënjes së zjarrit janë ndëgjuar disa shperthime të forta. Dyshohet se këto shperthime kanë ardh si pasojë e disa bombulave të gazit që ndodheshin nëpër barakat ku kishte rënë zjarri. Ky mund të ketë qenë edhe shkaku i përhapjes së shpejt të zjarrit.

KOMENTOJE