Bardhi në krye të klubit të partive shqiptare

Mehmet Bardhi, lideri i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi dhe deputet i kësaj partie në parlamentin e Malit të Zi, do të jetë në krye të Klubit të deputetëve të partive opozitare shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi.

Në këtë funksion Bardhi do të zëvendësojë Vasel Sinishtaj, në përputhje me marrëveshjen e koalicionit të partive opozitare shqiptare.
Kreu i parë i grupit parlamentar të partive shqiptare ishte Amir Hollaj. /Ulqini-Online/

KOMENTOJE