S’ka Komunë për Malësi

Parlamenti malazez miratoi sot Ligjin për organizimin territorial, por me votat e koalicionit në pushtet i hodhi poshtë disa amendamente që parashikonin formimin e komunave të reja në Mal të Zi.

Amendamentin e partive opozitare shqiptare, me anën e të cilit Malësia do të fitonte statusin e Komunës së plotë e kundërshtuan shumica në Parlamentin malazez, njofton Pcnen.

Koalicioni qeverisës, ka vlerësuar se nisma për krijimin e komunave të reja është e paarsyeshme dhe e papërshtatshme.

Ligji për organizim territorial parashikon që Qeveria e Malit të Zi e ka fjalën e fundit në formimin e komunave të reja. /Malesia.Org/

KOMENTOJE