Sipas njoftimit të gazetës Novine, shqiptarëve në Mal të Zi po ju shtohet edhe një parti e re shqiptare.
Bisedimet për formimin e këtij subjekti të ri po zhvillohen në mes të krahut të shkëputur nga UDSH-ja (Fatmir Gjeka), Partisë së Prosperitetit Demokratik (Ali Rexha) dhe Lëvizjes qytetare Perspektiva në krye të së cilës është Amir Hollaj.
Partia e re do të ketë emrin Partia Demokratike.
Bisedimet gjithashtu po zhvillohen për ndarjen e funksioneve të cilat do të udhëheqin këtë parti. Siç njofton gazeta Novine, kryetari i kësaj parti, sipas gjitha gjasave do të jetë Fatmir Gjeka.
Për formimin e partisë në nivelin shtetërorë duhen 2000 nënshkrime, e cila sipas nismëtareve të partisë mësohet se ata deri tani kanë mbledhur mbi 1000 nënshkrime. /Malesia.Org/