Shoqata “Malësia e Madhe” Michigan ndihma për vëndlindje

Rochester Hills, MI, e diel 13 nëntor 2011 – Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” në qendrën shqiptare të Kishës së Shën Palit shtroj darkën vjetore, tash tradicionale për mbledhjen e fondeve për ndihma te Malesise. Ky rast bashkoj shqiptarët nga e gjithë Sh B A si dhe nga sektorë të ndryshëm të biznesit, komuniteteve ligjore, mjekësore, akademike dhe politike.

Gjergj Ivezaj, kryetar i Shoqatës, gjatë fjalës së rastit falënderoj të gjithë kontributorët për mbështetje qe ia dhanë Malësisë dhe ndihmave të shumta gjatë këtyre viteve. Për këtë vitë vecojë nd ërtimin e një shtëpie për një familje në nëvoje, të cilit ishin të torturuar dhe të dënuar nga autoritetet malazeze me rastin famëkeq “Fluturimi i Shqiponjes”ne vitin 2006. Kjo shumë prej 60.000 $ për këtë shtëpi është vetëm një pjesë e një liste të gjatë për këtë dekadë për ndihma të ndryshme në përmirsimin e infrastrukturës sociale, ekonomike dhe politike në Malësi.
Fondet e ngritura per keto vite, prej afro 500.000 $, 100% e tyre kanë shkuar direkt për nevoja te Malësisë dhe njerëzve të sajë në nevojë.

Në këtë natë mbresëlënëse Shoqata grumbulloj 26.000 $, ndërsa të gjitha shpenzimet: si darkën me ushqime te ndryshme, pije alkoholike dhe jo alkoholike, si dhe sallën i dhuroi Kisha e Shën Pali. Kurse të pranishmit falas i argëtuan Hane Nikeprelaj, Kole Nikeprelaj dhe Beko Gjelaj. Prandaj të gjitha paratë e tubuara në këtë natë do të shkojnë për projektet e ardhshme për të ndihmue dhe për të pengue diskriminimin e qeverisë malazeze në Malësi.

Kulminacioni i kësaj mbrëmje arriti kur prifti i Kishës së Shën Palit, Don Fran Kolaj, mbajti një fjalim te flaktë – ngrohje zemre në mbështetjen dhe gadishmerine e tijë për të ndihmue Malësinë, si dhe dedikimin e tijë për të përkrah Shoqatën “Malesia e Madhe” me cdo mënyrë të mundëshme.
Don Fran Kolaj potencoj me urgjencë se Malësia duhet të ndihmohet TANI, dhe disa herë e perseriti trajtimin e padrejtë të Malësisë nga një politikë e hartuar për të zhdukur një grup të tërë etnik nga vendi i tyre shekullor. Të pranishmit u ngritën në këmbë dhe e duartrokitën me një ovacion të zjarrtë kurë përfundoj fjalen e tij duke theksuar se:”Ajo që ne duhet të kuptojmë, dhe atë që bashkësia ndërkombëtare duhet të pranoj, është se Malësia ka vetëm një rrugë drejtë garantimit te drejtave të sajë, liri dhe të drejta për shqiptarët, dhe kjo është rruga që çon në bashkim me shtetin e saj amë. “

Kjo mbrëmje e bukur përfundoj me një harmoni vllezrore. Të pranishëmit premtuan mbështetjen e tyre të vazhdueshme për të ardhmën e Malësisë. Në këtë rastë u cekë edhe 10 vjetori i Shoqates, kremtim qe ne 1012 parashikohet madhështor për pjesemarrje dhe rekord për ngritjen e fondeve. Shoqata “Malësia e Madhe” është në pregaditje të një projekti edhe pse i pa bërë publik,”Projekti për Malësi,” i cili premton të jetë më i plotë deri më sote që ka të bëjë me diskriminimin e shqiptarëve në Mal të Zi. /FreeMalesia/

KOMENTOJE