Dorëzohet Serbia, arrihet marrëveshja per Menaxhimin e Integruar të Kufirit

Bashkimi Europian ka dalë me një deklaratë pas përfundimit të raundit të tetë të bisedimeve Prishtinë-Beograd në Bruksel ku u arrit edhe marrëveshja në parim për menaxhimin e integruar të kufijve.
Duke pasur parasysh që si Kosova ashtu dhe Serbia do të duhet të harmonizojnë legjislacionin e tyre me atë europian, palët ranë dakord për një marrëveshje në bazë të standarteve europiane për menaxhimin e pikave të kalimit.
Kjo do të thotë, shkruhet në deklaratën e BE-së, se palët gradualisht do të formojnë postat e integruara, të vetme dhe të sigurta në të gjitha pikëkalimet. EULEX-i do të jetë i pranishëm në bazë të mandatit të tij. BE shprehet se implementimi i kësaj marrëveshje do të bëhet sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Sipas deklaratës, delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit patën diskutime edhe për bashkëpunimin rajonal, ku pa patur progres. Cështjet në tavolinë ishin edhe energjia dhe telekomunikacioni.
Duke pasur parasysh rëndësinë e zbatimit, palët kanë rishikuar procesion e implementimit të marrëveshjeve të kaluara. Kështu pritet zbatimi i marrëveshjes për lëvizjen e lirë, që do të bëhet nga 26 dhjetori i këtij viti. Përsa i përket regjistrave civilë, Prishtina dhe Beogradi do të nisin kopjimin e dokumenteve në 5 dhjetor. /tv klan/

KOMENTOJE