KNSH ngushëllon familjen mbretërore

E nderuara Familje Mbretërore e Shqipërisë
I nderuari Princi Leka II

Me dhimbje mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të Mbretit të Shqiptarëve Leka Zogu I.

Ky lajm na pikëlloi edhe ne, shiptarët në Malin e Zi, si pjesë e trungut shqiptar.
Prandaj, më lejoni që në emër të Këshillit Nacional të Shqiptarëve dhe të gjithë shqiptarëve në Malin e Zi, si dhe në emrin tim personal t` Ju shpreh ngushllimet nga zemra për këtë humbje të madhe.
Shqiptarët kudo që ndodhen, ashtu sikur edhe shqiptarët në Malin e Zi, do ta kujtojnë Mbretin Leka Zogun I, si një përsonalitet të madh historik të kombit tonë i cili tërë jetën e vet u angazhua në ndërtimin e shtetit shqiptar, për të mirën e kombit, atdheut dhe të shqiptarëve kudo që janë.
Leka Zogu I dhe Familja Mbretërore shqiptare është përsonifikim i unitetit të kombit shqiptar i cili nuk harroi kurr as shqiptarët jasht shtetit amë, Shqipërisë .
Në këto momente hidhërimi për Ju, ne shqiptarët në Malin e Zi jemi pranë Jush.

KRYETARI,
Tahir Tahiri