Delegacioni i perfaqesuesve shqiptare nga Mali i Zi, në ceremoninë e varrimit të Leka Zogut

Delegacioni i perfaqesuesve shqiptare nga Mali i Zi, morën pjesë në ceremoninë e varrimit të Leka Zogut I në Tiran.
Në ceremoni ishin të pranishëm Tahir Tahiri, kryetar i KNSH-së, në delegacion ka marr pjesë edhe kryetari dhe deputeti i UDSH-së Mehmet Zenka, kryetari dhe deputeti i LDMZ ne parlamentin e Malit të Zi, Mehmet Bardhi, deputeti i Perspektives, Vasel Sinishtaj, nënkryetari i komunës së Ulqinit, Xhaudet Cakuli, kryetari i Partisë së Bashkimit Demokratik, Ali Doda, Ali Rexha, kryetar i Partisë se Prosperitetit Demokratik, Ferid Kurti dhe të tjerët.

Ato u shprehën, në emër të tyre, dhe të institucioneve të gjithë qytetarëve shqiptare të Malit të Zi, i shprehën ngushëllime Familjes Mbretërore si dhe krerëve të Republikës së Shqipërisë, për ndarjen nga jeta të N.M.T. Leka I Zogu. /Lajme nga Ulqini/

VIDEOKOMENTOJE