Këshilltari i LD në MZ në komunën urbane të Tuzit Nikollë Camaj me indinjatë komenton vendosjen për sekretar të KU të Tuzit të një personi i cili nuk di të flasë gjuhën shqipe, në një vend ku gjuha shqipe është dominante dhe flitet nga pjesa më e madhe e popullsisë.
‘’Kohë më parë si rezultat i sistematizimit të vendeve të punës u larguan nga puna dy punëtorë. Me ligj është e garantuar se të gjithë aktet që KU përgaditë duhen të jenë edhe në gjuhën shqipe. Paramendoni sekretarin që në Malësi shërben në KU të Tuzit që pranon një përgjegjësi të tillë dhe në mënyrë joprofesionale dhe joligjore, por sigurisht i dëgjeushëm, kryen punën e caktimit të kuadrove që i duhen vetëqeverisjes lokale’’, tha Camaj për të përditshmen Dan. /Ulqini Online/