Këshilltari i LD në MZ në komunën urbane të Tuzit Nikollë Camaj për mediat malazeze jep deklaratë publike

Siç raportojnë mediat malazeze ‘’Vjesti’’ dhe ‘’Dan’’, Këshilltari i LD në MZ në komunën urbane të Tuzit Nikollë Camaj, me indinjatë komenton se qeverisja aktuale e Tuzit është e gatshme të prënojë çdo kushtëzim dhe çdo shantazh, pa marre parasysh se prej nga vijnë, vetëm për të qëndruar në pushtet. Këtë e ka hetuar çdo qytetar qellim mirë i kësaj treve, që në seancën e parë, kur vendosën flamurin boshnjak në sallën e Kuvendit të Komunës urbane të Tuzit, çka ka paraqitur vetëm një test mbi qëndrueshmërinë e kësaj garniture udhëheqëse, se ajo nuk e ka vendin aty për derisa në Tuz ka më pak boshnjak se sa ka shqiptar në kryeqytet dhe atje nuk është i vendosur as flamuri shqiptar as flamuri boshnjak.

Lidhur me këtë ka pasur polemika edhe më parë, me çka është poentuar në jo principjelitetin e kësaj strukturë të Komunës, të cilët shpesh kanë deklaruar se nuk do të ulën nën nivelet në të cilët shumë shpejt janë ulur dhe heshtazi kanë pranuar çdo gjë, të gjitha ato që politikanet me dinjitet nuk do i pranonin.

Hapi tjetër i kësaj qeverisje të pa arsyeshme ishte instalimi i sekretares e cila nuk din asnjë fjalë në gjuhën e kësaj popullatë shumicë të kësaj treve, të cilës ky është vendi i parë i punës në Mal të Zi, pas fitimit të nënshtetësisë malazeze ( me qënder të ardhur nga Prijepola), dhe qe rezultati i parë i punës së saj është sistematizimi i lëndëve të punës bërë vetëm dy jave pasi që vjen në detyrë, dhe largimi i dy të punësuarve me përvojë, nga të cilët njëri është juristi i vetëm në komunë i cili e din gjuhën Shqipe, edhe pse ligji siguron që gjitha aktet e kësaj komunë duhen të përgatiten dhe publikohen në Gjuhen Shqipe.

Paramendoni sekretaren e cila në Malësi dhe në shërbim të Komunës urbane të Tuzit, është gjithsej dy muaj që merr përsipër një përgjegjësi të tillë, jo profesionale dhe jo ligjore, por gjithsesi me dëgjueshmëri e kryen punën e përcaktimit të kuadrave që i nevojitën një qeverisjeje lokale. Ju përkujtoj se akti mbi sistematizimin e vendit të punës zakonisht nxjerrët apo ndryshohet kur ndryshohen rrethanat, rritja apo zvogëlimi i angazhimeve çka në Komunën urbane nuk ka ndodhur. Nëse vihet deri te zvogëlimi i detyrave atëherë pritet që të mos ketë punësime të reja, por në fakt në rastin konkret, derisa dikush përjashtohet Komuna Urbane, shpallë konkurs për të njëjtat vende pune çka dëshmon se nuk është fjala për racionalizim.

Sekretarit do të duhej që ligji të jetë i vetmi udhërrefyes e jo të fitojë rrogën duke pranuar gjithçka thotë politika. Duhet veçuar këtu se partia që e ka zgjedhur ka qëndrim të qartë në lidhje me këtë, por çka tu themi atyre që pranojnë çdo kushtëzim të ’’Partnerit’’ i cili as në manifestime që organizon Komuna nuk vjen. Për aq më tepër as nuk i përkrah, por vetëm kundërshton gjithçka që është shqiptare.

Pra gjithsesi atyre duhet pranuar se kanë te drejtë të angazhohen për të drejtën e vet por çka tu themi atyre që për hir të interesave të ngushta të veta personale janë të gatshëm ti pranojnë të gjitha ato, dhe të punojnë në dëm të Malësisë dhe qeverisjes lokale, sepse largimi i punëtorëve me përvojë, pa pasur asnjë dëshmi kundra tyre, as akt pakënaqësie me punën e tyre, me qellim që tu hapin vendet e punës falltarëve, të dëgjueshmëve politik, nuk mund të kuptohet asi ndryshe vetëm si dëm i madh. Ai nuk është as interes i Malësisë as i Komunës urbane, as i kryeqytetit në kuadër të cilit është kjo Komunë urbane deklaron Camaj.

Sipas Camaj, të qitën nga puna pjesëtaret e një konfesionit e në të njëjtën kohë të punësohen të konfesionit tjetër paraqet dëm të pakthyeshëm për raportet në Malësi, prandaj ftojmë të gjithë anëtaret e ndërgjegjshëm të UDSH-së, sepse këta të DPS-it, ja kanë falë dreqit shpirtin kaherë e mot, që të vinë në vete dhe në vend që Tuzit dhe Malësisë ti sjellin sindromën e plavizimit, sindromën e QKI-së, të postës, të elektrodistribucionit, ku punësimet me ndonjë përjashtim të vogël janë njëkonfesionale, ti sjellin sindromën e Ulqinit dhe me rridheshtimin politik tua tregojnë vendin atyre që në pushtet kanë ardhur me votat e qytetarëve të Malësisë, e sot luhen me ta ose punojnë kundër interesave të tyre. Se sa e distancuar është kjo qeverisje nga qytetaret dhe interesat e tyre, më së miri flet sjellja ndaj të punësuarve por dhe rebalanci i planit financiarë, i cili përpos rrogave të punësuarve, se në të gjitha segmentet e tjera ka rënje mbi 60%, përfundojë Camaj. /Albert Camaj/

KOMENTOJE