Iniciativa Qytetare është e pakënaqur me punën e kryetarit të Komunës Urbane të Tuzit Nikollë Gegaj, dhe do të nisin iniciativën për largimin e tij nga vendi i kryetarit, njoftojnë mediet e shkruara malazeze.
Kryetari i Iniciativës Qytetare dhe deputet në parlamentin e Malit të Zi Vasel Sinishtaj, kërkoi nga Nikollë Gegaj të japin dorëheqje. Ai po ashtu kërkon mbështetje nga kolegët e tij opozitar për iniciativë të përbashkët për largimin e Gegajt.
Sinishtaj sqaron se do të kërkoj nënshkrimet nga të gjithë ata që në Kuvend janë opozitë.
“Vendimi i tyre i cili largoj tre zyrtarë nga administrata e komunës urbane, pastaj fakti që udhëheqja e komunës urbane ka rënë vetëm në një jurist të diplomuar, mos posedimi i diplomës së fakultetit nga ana e kryetarit, pasi shkolla e lartë nuk është fakultet e shumë gjëra tjera janë të mjaftueshme që Nikollë Gegaj të largohet” ,tha Sinishtaj. /Malesia.Org/