Diskutimi (jo)publik i komunes urbane te Tuzit lidhur me Planin financiar te KU te Tuzit per vitin 2012

Programi i diskutimit publik lidhur me Planin financiar te Komunes urbane te Tuzit, eshte mbajtur diten e marte me date 08.12.2011 ne oren 11.00. Ky eshte nje diskutim publik ku qytetaret duhet te jene te informuar lidhur me projektet qe jane te parapara ne Planin financiar per vitin e ardhshem dhe te shprehin mendimet lidhur me planin, por jo- vetem. Ata duhet te plotesojne kete plan, me nevojat e tyre, te propozojne ndryshime apo qoft edhe ta pranojne ashtu si eshte, nese ata e vleresojne se eshte pikerisht ky plani qe atyre ua ploteson me se miri nevojat e tyre dhe se projektet qe jane parapare ne te, konsistojne me kerkesat e domosdoshme te qytetareve.

Brenda Salles se Kuvendit, ku u mbajt edhe ky diskutim, pervec dy tre perfaqesueseve te bashkesive lokale dhe dy apo tre qytetareve, ky diskutim ngjante me nje séance te zakonshme kacafytese mes pozites dhe opozites. Prezent ishte nr me i madh i keshilltzareve te pozites, kurse nga opozita muaren pjese keshilltaret e Alternatives Shqiptare dhe nje nga Iniciativa Qytetare. Mospjesemarrja ne kete diskutim nga ana e qytetareve vjen si pasoje e keq informimit te qytetareve e gjithashtu caktimit te nje orari te papershtatshem.

Plani u prezantua nga Kryetari i komunes ne gjuhen malazeze i cili e paraqiti ashtu sic ishte edhe hartuar dhe ajo qe bie ne sy me se shumt, i eshte se ky Plan financiar, eshte pergjithesues duke lejua rdyshime te ndryshme qe u shprehen edhe ne salle nga ata pak qytetare apo Kryetare bashkesise qe prezentuan.

Me Planin financiar te Komunes urbane te Tuzit per vitin 2012 jane percaktuar mjetet e pergjithshme ne shumen prej 2.703.800€ ku keto pastaj ndahen ne: shpenzime operative ne shumen prej 513.800€ dhe ne mjetet per shpenyime kapitale ne shumen prej 2.190.000€ Kjo shume eshte shume me e vogel se sa premtimet e bera gjate fushates, kurse ne Planin financiar kemi projektet e njejta jo vetem te bartura nga Plani financiar nga viti i shkuar, por disa me vite e vite barten e tejmbarten duke u ndryshua vetem shifrat. Pak dite me pare, erdhi nje fare projekti lidhur me ndertimin e tregut ne Tuz i cili me gjithe se nuk ishte nje projekt super modern ashtu si e prezentuan, ishte nje projekt qe u sidhte te mira shume qytetareve te Malesise. Por ne kete Plan financiar, tregu nuk figuron nen pretekstin se kerkohet nje bashkeinvestues per ndertimin e ketij tregu. Ne vend te tregut ky plan financiar ka parapare 200.000€ per ndertimin e ures mbi lumin Cem ne Dinoshe.

Shumen me te madhe si projekt arrine ndertimi i ujesjellesit ne Komunen urbane te Tuzit, qe nuk eshte e precizuar qarte se per cilin segment te ujesjellesit kemi te bejme, me nje shifer prej 1.700.000€ qe sic eshte e njohur, ky projekt, ka qene i parapare qe te perfundohet ne fund te ketij viti. Ndersa pjesa e Bashkesise lokale Vuksanlekaj-Nenhelm (ku pershihet edhe fshati Dreshaj) nuk eshte filluar as hapja e kanalit e le me vendosja e tubave.

Rikthehet ndertimi i famshem i rruges Dinoshe-Pikale-Triesh qe vetem se eshte bartur nga Plani i vjeter dhe i eshte zvogeluar shuma e parapare , qe per kete vit eshte 100.000€

Gjithashtu per te disaten here ne plan perfshihet edhe rregullimi i lumit Urrela qe te le pershtypjen se eshte nje lum me i madh se Danubi.

10.000 € jane parapare per mirembajtjen e parkut rreth nderteses se KU te Tuzit dhe e njejta shume eshte parapare per mirembajtjen e gjithe varrezave lokale te KU te Tuzit. !!!

Diskutimi pulik, ka per qellim sensibilizimin e qytetareve, por kete nuk po e shohim nga ana organizative e KU te Tuzit. Ndersa vlen te permenden edhe fjalet e disa keshilltareve te cilet e moren fjalen dhe shprehen perkrahje lidhur me kete plan, mirepo ata shprehen shume pakenaqesi lidhur me shumen dhe me buxhetin e parapare per kete vit. Kesaj i thone, edhe pse nuk me pelqen, duhet ta perbi. Sepse fjala e urte thote: peshtyj perpjete, te bjen fytyres.

Per banoret e zonave rurale si eshte Hoti, Ksheva etj, nuk eshte parapare asnje bot me uje. Dua ta permbylle me nje seri pyetjesh kete shkrim, pyetje qe jane shume logjike pas nje leximi te ketij Plani: Ku po punohen keto projekte qe qytetaret nuk po i shohin? Nese nuk po punohet, ku perfundojne keto shuma qe paraqiten neper Planet financiare? Pse Plani financiar po i fshehet qytetarit?

Mark Lucgjonaj – Këshilltarë i Alternativës Shqiptare

KOMENTOJE