Me datën 4 Dhjetor 2011, në Tiranë, në pallatin e sportit “Farie Hoti” u mbaj Kupi i Shqipërisë në Taekwondo në të cilin morën pjesë të gjitha klubet e Taekwondo-së në Shqipëri me rreth 200 garues.
Bashkëvendësit tonë, sportistët nga Malësia, Nuo Rukaj dhe Gjon Gjonaj morën pjesë si anëtarë të klubit nga Tirana, Dinamo.
Nuo Rukaj në kategorinë +87kg për senior mori vendin e parë. Gjithashtu, edhe garuesi tjetër malësorë Gjon Gjonaj në kategorinë -80kg senior nxuri vendin e parë në Kupën e Shqipërisë.
Klubi Dinamo për të cilin garojnë sportistet tonë u shpall klubi më i mirë në Shqipëri për senior.
Sportistët Rukaj dhe Gjonaj janë sportistë të dalluar të cilët që disa vite marrin pjesë në kampionatet e shtetit amë. Rukaj para disa muajve përfaqësoi Shqipërinë në Kampionatin Botërorë të mbajtur në Korenë e Jugut.
Suksese djemve tonë në përfaqësimin e Shqipërisë edhe në arenën ndërkombëtare. /Malesia.Org/