Reagim i Nikollë Camaj, ndaj disa komenteve në forum

Të dashur forumistë, bashkëvendës dhe bashkëkombës të mi, Ju më të cilët ndajë këtë Malësi, tokë në të cilën shahesh sa linde me urimin e keq “i bëfsh 100 vjet”, madje shahesh edhe me ninullat në djep kur këndohet “i ngjash atij e i ngjash këtij”, shahesh po, sepse obligohesh të jetosh shume dhe të mbash modele. Këtu, në më të bukurën tokë Malësi, gjeta vendin për të venë në funksion fakultetin, dijen, eksperiencën, atë pak oratori, me mendimin tim, i teri në shërbim të sajë. Pa mbushur të tridhjetat me thirri si vokacion një zë që ishte Lidhja demokratike dhe prej atij momenti fillon Kalvari im brenda një krateri të madh, duke tentuar që, pak nga pakë, të ndërtojë rrugën drejtë daljes ku ka diell. Por diellin nuk e kërkoja as vetëm, as vetëm për veten e familjen time, por për te afërmit, njerëzit qe i njohe dhe krejt Malësinë. Sa ia kam arrit? Them, shume pak! Ende jemi ne krater, ende duke dalë. Jeta ime publike me ka detyruar dhe dhëne kënaqësinë që të njohë shumë njerëz, të udhëtoj, të njoftoj të tjerët por edhe vetveten. Me ka ndodhur që të bëj polemikë, debatoj, kaloj masën, por kurrë kufijtë e mirësjelljes, se pakut nga ana ime. Kame krijuar shume armiq por edhe shume miq, simpati dhe antipati. Por kurrë nuk e kam kuptuar energjinë negative që është akumuluar, kryesisht ne disa njerëz, të cilët ndoshta si njoh, e nëse i njoh nuk me kujtohet se u kam shkaktuar ndonjë te keqe, apo padrejtësi ne jete. Forumi, vendi i debateve dhe argumentimeve është shndërruar ne një vend terrori e frike. Këtu, çdo kush mund të pres një skenim nga njerëzit të cilët “dinë” çdo gjë, për çdo kënd. Vetëm, fobia e çdo vendi të vogël, “shpifja” kurrë s’më kishte detyruar të paraqitem ne mes te kësaj beteje, ku tani me është futur edhe biri im, me instinktin e fëmijës ndaj prindërit, sikur ajo të mos kishte kaluar çdo kufi. Miqtë e mi, me thoni çdo gjë që mendoni se kam bërë, por shpifjet si vrasje, piqje e digjje me dhëmbin, sepse aludojnë ne tragjedi të familjes sime, (duhet të kenë zemër tepër të prishur, per te gërmuar aty) e jo në veprimet e mia. Unë kame një emër dhe me atë po dal para jush, si çdo herë në veprimtarinë time, kam një prejardhje të cilës s’i turpërohem dhe kurrë s’do ta turpëroj, kame një fytyrë dhe, me aq sa di, jam munduar ta ruaj tërë jetën, pa ia nxi askujt të tijen, e timen po mundohet ta nxijnë anonimat. Anonimë në çdo kuptim! Po le të vazhdojnë nëse ne këtë mënyrë mendojnë te vijnë të ndonjë e vërtet ose se do t’i shërbeje së mirës, do t’i shërbejnë Malësisë. Nikollë Camaj është tejet i vogël para Malësisë. Unë distancohem nga fyerjet, shpifjet, sharjet, por jo edhe nga veprimtaria ime, që është publike, për dallim të tyre,(tij) dhe e cila është një udhe e gjate, një maratonë, e cila besoj se na qet nga ky krater. Dua ta dish se nuk të kamë frik, kush do që të jesh ti, dhe as qe do të licitoj me emrin tënd. Ti vetëm vazhdo nëse të duket se e ke mirë. Unë mund të kam frik vetëm Zotin (atë që definitivisht ti nuk e dron!) dhe të them të drejtën ruhem shumë që para tij e para pasqyre të jam i pastër, edhe pse jam i vetëdijshëm se ai që punon edhe gabon. Dua ta dish se flejë fort i qetë dhe se qetësinë ma prishë vetëm mendimin se djalit megjithatë nuk pata mundësi t’i paguaj shkollën në Amerikë, por punon 40 orë në javë, për të siguruar shkollim e ekzistencë. Për këtë, si prind ndihem keq. Po të tilla janë edhe të vërtetat e tjera që dalin nga ti e që mi drejton duke polemizuar me njerëz me të cilët nuk kam asnjë far kontakti (pra nuk kam lidhje me asnjë shkrim anonim në këtë forum), dhe me kaq unë u sqarova me ty, që mban këtë emër kaq të madh “Shqipëria e bashkuar”. Ti mund te vazhdosh misionin tënd!
Po e përfundoj këtë reagim me një mesele: Në një rast, ne SHBA, pasi që iu prezantova, një person më pat thane: “O, a ti ije Nikollë Camaj? Kam dëgjuar shume mire për ty, e po kam mire që po të njoftoj” e unë iu përgjigja: “si nëse ke dëgjua mirë, si nëse ke dëgjua keq, gjysmën hiqe, se ne edhe kur lavdërojmë edhe kur shajmë ia teprojmë”…..Kështu edhe puna ne këtë forum. Prandaj, i ftoj që të gjithë ata të cilët po e ofendojnë personin anonim që po i jep vetes liri të gjykojë për gjithkënd, me theks të veçantë gjithnjë mbi mua, të lanë të vetëkënaqet në fabrikimet e veta, se koha do dëshmojë për çdo kënd, e unë para vlerësuesit kohë, rri serbes…. .
Zoti e bekoftë Malësinë, popullin e saje e edhe ty që shanë…

Nikollë Camaj

KOMENTOJE