LAJMERIM – Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” – Detroit

Njoftojmë Komunitetin Shqiptar të Michiganit dhe më gjerë, se me datën 18 Dhjetor 2011, Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” organizon një takim-mbledhje të posacme për të nderuar Zotëri Pjetër Ivezaj me rastin e 25-vjetorit të burgosjes së tij në Mal të Zi. Pjeter Ivezaj u dënua me 7 vjet burgë për pjesëmarrje në demonstrata paqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Qeveria Amerikane ndërhyri fuqishëm, duke i dërguar Jugosllavisë një ultimatum për lirimin e tij. Kjo ishte fitorja e parë më e madhe e shqiptarëve të Amerikës për lirinë e Kosovës, deri me ndërhyrjen e Aleancës së NATO-s në krye me SH B A kunder Serbise. Pjeter Ivezaj dhe Familja e tij meritojnë nderime nga shqiptarët për këtë vepër e cila patë ndikim të madhë dhe shumë të rëndësishëm për të mirën e cështjes kombëtare në përgjithsi e sidomos të Kosovës në vecanti. Me këtë rast do të falenderojmë Qeverinë Amerikane, politikanët dhe mjetet e informacionit të sajë për kontributin e tyre për lirimin e tij. Njëkohesisht do të shfaqim mirënjohëjen tonë për të gjithë ata shqiptaro-amerikanë që kontribun për këtë cështje.

Ky takim-mbledhje organizohet në sallën “Gjergj Kastrioti” prane Kishës Shqiptare të ”Shen Palit” në Rochester Hills, MI në ora 2:00 p.d. Pas fjalimeve të rastit dhe shfaqjes së një filmi dokumentar, për të prënishmit do të shtrohet një koktej. Për më shumë hollësi mund të bisedoni me:

Gjergj Ivezaj (586) 524-3487 dhe Lukë Juncaj (248) 808-0008

Mirë u pavshim në këtë mbledhje përkujtimore kushtuar 25-vjetorit të veprës së madhe kombëtare të Z. Pjetër Lekë Ivezaj.

KOMENTOJE