Këngëtari Shpat Kasapi dhe e fejuara e tij, modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj janë shpallur çifti më i bukur për vitin 2011.
Çifti që pëlqehet si nga vajzat ashtu dhe nga djemtë, po tregon suksese të konsiderueshme në skenën muzikore dhe pos angazhimeve të tyre, edhe sondazhet kanë shërbyer që ata të marrin një lloj vlerësimi.
Sipas Panoramës, në sondazhet nëpër rrjete sociale të realizuara kohëve të fundit, Shpati dhe Afërdita kanë dalur ngadhënjyes duke lënë prapa çifte si Neda dhe Ogreni, Nora dhe Robertin, Bertinën dhe Ejonin ashtu si Bjordin dhe Adelajdën. /Telegrafi/