Fondi Humanitar Malësia nga New Yorku, mblodhi rreth 15 mijë dollarë

BEQIR SINA, New York

Të ardhurat nga kjo mbrëmje do t’u dedikohen studentëve dhe familjeve në nevojë të Malësisë

Hartsdale, New York: Fondi Humanitar Malësia nga New Yorku, zhvilloj me ftesën që i bëri dhe komunitetit shqiptarë, dhe kryesisht me anëtarët e familjeve nga Malësia, një mbrëmje për mbledhje ndihmash materiale, për studentët nga kjo anë që do të studiojnë në universitetet shqiptare.

Darka fond-mbledhëse, u mbajtë të shtunën në mbrëmje në Qëndrën Kulturore Nëna Tereze, pranë Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, në New York, nën argëtimin e Grupit muzikor Malësori me këngëtarin e njohur Fran Vulajn.. Fondit Humanitarë Malësia në New York, ju bashkangjiten mbrëmë edhe gjashtë antarë te ri: Vasel Gjolaj, Anton Sinishtaj, Rejmond Sinishtaj, Luigj Lulgjuraj, Rrok Lulgjuraj, dhe Luigj Berishaj.

Në këtë darkë ishin më shumë se 100 njerëz. Ata erdhën të japin ndihmat e tyre dhe të përkrahin Fondin Humanitar Malësia nga New Yorku, për të kontribuar në ndihmat e caktuara, për bursistët. Sipas kryetarit të Fondit Humanitar Malësia nga New Yorku, zotëri Mark Nue Berishaj duke ndihmuar me këtë rast më se 300 studentë malësorë, në lehtësimin sado pak të barrës së varfërisë, për shumë familje malësore, vetëm në këtë darkë u mblodhën 14 mijë e 750 dollarë. Ndërkohë, sipas tij – gjithsejt, shuma e investimeve tona në këto vite, e kalon shumën e 800.000 dollar.

Njëhereshit, Berishaj, duke ju falenderuar për përkrahjen donatorëve, nga anëtarësia e këtij fondi, që në vazhdimësi i kan dhënë Shoqatës “Fondi Humanitar Malësia”, tha se në pamundësi që të merrnin pjesë sonte në ketë mbrëmje, me donatorët tanë janë bashkëngjitur fondeve për bursa, duke dërguar ndihmat e tyre, me check – çeqe, në adresën të Fondit Humanitar “Malësia”, nga New Yorku, edhe donatorë të tjerë.

Listë emrore e individëve, të cilët kontribuan kryesisht në mjetet e tubuara në këtë mbrëmje do të publikohen në faqen e internetit të kësaj shoqate” www.fhmalesia.org ”

Më tej gjatë fjalës së tij kryetari i Fondit Humanitar Malësia nga New Yorku, zoti Mark Nue Berishaj, në emër të FHM, falenderoj nga zemra për pjesmarrjen në kete tubim, të gjithë donatorët, për kohën e mundin që ndajn ata tash e sa vjetë në perkrahjen e aktiviteteve të kësaj shoqate, me një veprimtari të pasur 18 vjeçare, në diasporë.

Darkën e nderojë me prezencën e tij edhe ndihmës/Famullitari i Kishës Katolike Shqiptare, Zoja e Shkodres, i përndershmi Dom Viktor Dedaj, si dhe miku i nderuar, i kësaj shoqate, publicisti, e shkrimtari, nga Malësia Prof. Fran Camaj, gjithashtu, edhe prezenca e zotit Maliq Çunmulaj – ish Kryetari i Komunes Urbane te Tuzit.

Kreu i shoqatës Malësia, në New York, në fjalën e tij pa dashtë me i “ngarkuar” me historikun e shoqatës, qysh në fillim tha se e ndiej nevojë me përmend shtyllat kryesore në të cilat bazohet veprimtaria jonë. Ju kujtoj përmendi ai se FHM u formua para 18 vitesh dhe se aktivitetin e vet e perqendron ne promovimin e arsimit, përkrahjen e individëve me nevoja të veçanta shëndetësore, zbutjen e vështirësive ekonomike me të cilat ballafaqohen familjet malësore, aktivitete të ngjajshme.

” Përkrahja e kauzës politike e popullit tonë dhe ruajtja e identitetit shqiptarë në Mal të Zi e ma gjanë, gjithmonë, kanë qenë në fokus të veprimtarisë sonë”, u shpreh Berishaj

Gjatë fjalës së tij Berishaj – permendi faktin se për 18 vite me rradhë ky fond nga New Yorku, ndau rreth 300 bursa studenteve malësorë në univerzitet e degë të ndryshme. Ai e quajti këtë një investim primarë, ku FHM-ja, besojnë se ndihma e tyre, ka ndikuar në rritjen e numrit të malësorëve, që u janë drejtuar univerziteteve, prej ku kan dalë edhe shumë të diplomuar.

Gjithashtu, kryetari Berishaj, tha se kemi dhanë ndihma të konsiderueshme humanitare për raste shendetësore apo familje të ndryshme në kushte të vështira ekonomike. Po ashtu kemi përkrah një numër të konsiderueshëm të aktiviteteve kulturore në Malësi si dhe ndërtimin e objekteve të kulturës e arsimit. Gjithsejt, shuma e investimeve tona në këto vite, sipas tij e kalon shumën e 800.000.00 dollarëve të tubuara deri tani.

“Ne jemi të vetëdijshëm se këto nuk do të kishin ndodhë pa përkrahjen tuaj – për çka u falenderojmë nga zemra për të gjitha që keni ba e do të vazhdoni të bani” u shreh zoti Berishaj.

Kryetari i Fondit Humanitar Malësia nga New Yorku, zoti Mark Berishaj, gjatë fjalës së tij bëri thirrje, ngaqë duke parë, se nevojat e Malësisë janë të mëdha, ” vetëm të na përkrahni me kontribute, por, edhe të baheni anëtar të FHM, mbasi për këtë, ky fond është i hapur per çdo malesorë, që dëshiron të antarësohet , sepse, jemi të bindur se të bashkuar mund të bëjmë më shumë për popullin dhe vendin tonë, duke ju siguruar se të gjitha donacionet tueja, do të shkojnë në ndihmë studenteve, të varfërve, të sëmurve si dhe në zhvillimin dhe ruejtjen e identitetit dhe kultures sonë Shqiptare.”

Kryetari i Fondit Humanitar Malësia në fund të fjalës së tij tha se “Sofrën” që kemi të shtruar për ju sonte është bërë e mundshme tue falenderuar donatorët tanë, për të cilët kam një falenderim të veçantë, dhe shkon për : -Leke Gjolaj V&T Restaurant -Gjergj Dedvukaj Giovanni’s Restaurant -Bill Meyer Eastëood Manor -Dominic’s Restaurant -Mike’s Deli -Luigj Berishaj -Fran Vulaj Benvenuto Pizzeria & Restaurant

Duke vijuar me faleminderimet, për këtë mbrëmje, e cila i kushtohej tubimit të ndihmave materiale për bursisët nga Malësia, dhe falijeve në nevojë, ai ka falemnderuar përzemërsisht kangatarin nga Malësia, në New York, Fran Vulaj me grupin Malësori, i cili falas kishte ofruar argëtimin për me ta bërë mbrëmjen sa ma të gëzueshme.

Gjithashtu, Berishaj, falenderoj edhe të gjithë anëtarët e tashëm e të maparshëm të FHM për përkushtimin e mundin që i kan dedikuar dhe i dedikojnë aktiviteteve të këtij fondi, në këto dy dekada.

Kryetari i Shoqatës Fondi Humanitar Malësia nga New Yorku, zoti Mark Nue Berishaj, më pasë ftoi të përshëndesin mbrëmjen për mbledhjen e ndihmave materiale, mysafirët e nderit

Lidhur me këtë shoqatë humanitare dhe rëndësinë e Fondit Humanitar Malesia, foli duke përshendetur gazetari dhe publicisti nga Malësia, professor Fran Camaj, shkrimtar e studiues, i cili e përshkroi me ndjenja të shumta aktivitetin dhe historikun e kësaj shoqate, prej nga dita e krijimit të saj – 20 vjet më parë.

Professor Camaj, e quajti nder e përvilegje pjesmarrëjen në këtë darkë, duke nënvizuar se ” është një kënaqësi e veçantë t’ju sjell me këtë rast, falimnderimet e shumta nga Malësia, të cilët e vlersojnë shumë aktivitetin e Fondit Humanitar Malësia nga New York-u.”

Meqënse, Professor Camaj, e kishte njohur mirë aktivitetin e këasj shoqate prej themelimit të saj – para afër 20 vjetëve, ai e lidhi këtë me disa nga ngjarjet më të dobishme, ku si u shpreh ai ato fillonin prej at’here kur varfëria e madhe kishte trokitur dyert e malëzorve të Maësisë së Madhe, at’here, kur zhvillohej luftë e përgjakëshme, në tokat Ballkanike, dhe posaçërisht, kur gjendja e shqiptarëve ishte tejet e vështirë. “Pikërishtë, për këtë tha profesori, qysh atëherë Fondi Humanitar Malësia u mobilizua dhe u erdhë në ndihmë të gjithë atyre q
ë kishin nevojë – megjithëse numëri i atyre në nevojë ishte tejet i madh.”

Duke e përshkruar shkrutimisht por në disa detaje aktivitetin e këtij fondacioni Professor Camaj, kujtojë edhe periudhën e luftës në Kosovë

” Përveç ndihmave në Malësi, gjatë këty dy dekadave të fundit, theksoi, Professor Camaj,, ky fond u erdhën në ndihmë edhe të ikurve nga Kosova, (për të mos i quajtur refugjat sepse nuk mund të jetë refugjat në trojet e veta), ata që u strehuan dhe u pritën si rrallë ndokundë tjetër, sa “mund të them lirisht, se asnjeri prej tyre nuk ndjeu qoftë edhe një natë vetminë”, dhe kjo, u shpreh ai, natyrishtë që është meritë e malësorve atje në Malësi, por, dhe ju vetë anëtarët e këtij fondi në New York.”

Kam qenë në kontakte të mira me këtë shoqatë, prej fillimit dhe më ka ndodhur të jap ndonjë propozim – kur ju i keni dhënë ndihmë nevojtarëve dhe të varfërve në Malësi, mbasi kam parë me plotë arsye se investimi më i madh për ju është në shkollimin e studentëve, malësorve të rinjë, të cilët :” frytet e punës së tyre, i masin me rezultatet më të mëdha pas shkollimit.”

“Kështu që ju vendosët t’ju vini në ndihmë të gjithë atyre studentëve, që kishin dhe kanë nevojë për ndihma, pavarësishtë, se ngadonjëherë një ndihmë e vogël, sado e vogël qoftë dhë kohë të caktuar, është shumë e madhe dhe përcaktuese, për të ardhmen.

Kjo që po bëni ju është një investim i mënçur, një investim në favor të gjeneratave të reja, në favor të edukimit dhe arsimimit të brezave të malësorëve, pa të cilat – pra edukimin dhe shkollimin e tyre, nuk do të kemi përparim – nuk do të kemi një të ardhme të lumtur. Dhe besojë se edhe ju si donator, e keni më së të qartë, andaj edhe e bëni këtë veprim. Edhe shpesh herë më tepër sesa mundeni, mbasi ndonjëherë për të ndarë mjete të tilla kërkesat janë të mëdha, pra, që duhet lënë diçka mangut nga vetja juaj – djersa juaj “nga kafshta” juaj dhe fëmijët e familjet tuaja” dhe të ndihmoni sadopak ata studentë dhe familjet më nevojtare në Malësi., u shpreh Professor Camaj.

“Megjithëse, rasti e solli të jem pjestar i kësaj darke, tha në përshendetjen e tij ish – Kryetari i Komunës Urbane të Tuzit, Malësi, Maliq Çunmulaj, sinqerishtë, u them se jam i përvilegjuar, që jam pjestar i këtij aktiviteti humanitar, si i ftuar nderi, për t’ju përgëzuar të gjithëve ju për këtë që po bëni në interesin e rinisë malësore, prej andej nga vini edhe vëtë, çka do të thotë se ju kurr nuk e harroni vendlendjen tuaj , pra Malësinë.”

Më tej ai tha se:” Për të folur për misionin tuaj të shenjët, nuk është kurr tepër dhe vonë, andaj është për të folur edhe këtu sontë në këtë darkë festive, ku ju jeni mbledhur për të tubuar ndihma për studentët dhe familjet në nevojë nga Malësia e jonë.. Aktiiviteti i juaj si fond për të mbldhur ndihma për nevojtarët dhe studentët atje në Malësi, është i shenjët, sepse, ju ndani djersën tuaj me vëllezërit e motrat tuaj, që duan ndihmë, pikërishtë, prej andej edhe nga vini vetë këtu në këtë vend të bekuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Çunmulaj bëri një paralele duke thënë se nëse vazhdimisht nuk do të mungojë ndihma e bashkëatdhetarave tanë – kudo që ndodhën ata këtu në SHBA, edhe dhimbja jonë do të jetë më e vogël – dhe nuk do të ndihet për të gjitha ato vështërsi që na imponon Podgorica., duke na nëpërkëmbur prej nga të drejta më elementare dhe ato të të drejtave të njeriut. “Pra, edhe me pjesën e ndihmës tuaj ne do të arrijmë edhe atë “censusin” e shkollimit dhe të zhvillimit të Malësisë, mbasi gjithëheret avangard dhe prisit e një vendi kan qenë njerëzit e shkolluar.”

Çunmulaj: “Veprën tuaj të shenjët, ka për ta mbajtur gjatë në mëndje gjithë Malësia”

Ish- Kryetari i Shoqatës Fondi Humanitar Malësia nga New Yorku, Gjon Ivezaj, i tha gazetës tonë, se prej krijimit në fokus të kësaj shoqate ne kemi si primare, të zgjedhim studentët që kanë mestaren më të lartë, por nuk janë në gjendje të mjaftueshme financiare për të vijuar studimet e tyre.

“Mbasi kërkesat janë të mëdha dhe nevojat janë të shumta, bëhet edhe përzgjedhja duke pasur edhe kritere, që mbas studimeve, çdo njeri prej tyre duhet të kthehet në Malësi, dhe aftësit e tyre t’i japin në dobi të Malësisë, për përparimin dhe të ardhmen e vendlindjes tonë – E dimë, se dëshira dhe mundësia janë larg njëra tjetrës, por kur ka vullnetmirë, ku ka bëmirës, shpesh bëhet realitet, e ky realitet shihet, që iu ka realizuar edhe me studentët për të vazhduar studimet e tyre, nga ndihma humanitare e Fondit Humanitare Malësia”, u shpreh ish- Kryetari i Shoqatës Fondi Humanitar Malësia nga New Yorku, Gjon Ivezaj.

KOMENTOJE