Vasel Sinishtaj: Nëse duhet, flamurin e mbrojmë me gjak

Ligji mbi rendin dhe qetësinë publike, i cili e ndalon paraqitjen e flamujve, stemave dhe simboleve shtetërore të vendeve të tjera, ka nxitur debat të nxehtë në Kuvendin e Malit të Zi, ku deputetet shqiptarë kanë qenë më të zëshmit.

“Për këtë flamur të parët e mi kanë derdhur gjak, e nëse duhet edhe unë do ta bëjë të njëjtën gjë, por mendoj që nuk do të vinë deri te ajo.
Ata çka duhet të ju them të gjithë bashkatdhetarëve të mi, është se edhe unë do të paguajë gjobën dhe unë do të shkoj në burg në qoftë se nuk pranohet amendamenti jonë, por të jeni të bindur se flamurin nuk do të mund ta ndaloni”, ka thënë deputeti i Perspektivës, Vasel Sinishtaj, citon CDM.

Në të njëjtën linjë ishte edhe deputeti i UDSH-së ne parlamentin e Malit të Zi, Mehmet Zenka i cili tha se pas mbas miratimit të ligjit zgjedhor, ky është vendim shumë prekës kundër shqiptareve.
“Na keni prekë në zemër me ligjin zgjedhor, kujdes rreth flamurit. Nëse e aprovoni këtë ligj atëherë do mbushni burgjet me shqiptarë”, ka thënë Zenka, citon Ulqini Online. /Malesia.Org/

KOMENTOJE