Pjeter Ivezaj barometri i kohës së lirisë – nga Zef Pergega

Pse ranë kambanat e së dielës

Këmbanat e së dielës rrahen më fort së ditët e zakonshme, me 18 nentor 20011. Tingëllimat e saj shqip në Bashkin e qytetit Rochester Hills në Detroit, u mblodhën në kupë të qiellit, për të zbritur me bekime në gojën e Dom Fran Kolës, famullitar i kësaj kishe.
Madje vetë zëri i tyre u dëgjua larg, sa mblodhi në sallën, që mban emrin e poetit tonë kombëtar, Homerit të Lahutës së Malësisë “Gjergj Fishta, mbi 300 malësor e shqiptar nga të gjitha trevat, në një përkujtimore, që ia shtoi llamburitjet krishtlindjeve dhe festës tradicionale të vitit të ri.
Shoqata e Malësisë së Madhe në kërkim të vlerave dhe të visareve kombëtare ishte ndalur në një nga piramidat më të spikatura të historisë së 70 vitëve të fundit të komunitetit shqiptar në Amerikë.
Kësaj rradhe me një seriozitet dhe përkushtim njerëzor kishte parë me vemendje barometrin, që paralajmeroi lirinë e Kosovës.
Dom Frani, pasi ka meshuar dhe predikuar është nisur të marrë pjesë në këtë eveniment.
Lek Ivezaj nuk jeton me, por iku me një shpirt të liruar nga pengu. E kishte parë djalin, Pjetrin, të zgjidhur nga prangat jugosllave. Edhe për një arsye tjetër se famlja e tij është plot. Frani me fëmijë, Pjetri me një tufë që tani janë rritur… kanë dalë tek dera të presin njerëzit.
Nana Pashkë një sojnike, ka dëshirë ti përshëndesë të gjithë. I kujtohet dita para 25 vitësh, kur shtëpia iu mbush me shqiptar. Pjetri ishte kthyer pranë familjës i lirë.
“Zoti ta bekoftë familjen Nana Pashkë. Biri yt është një hero i lirisë së Kosovës. Ashtu janë të borgosurit politik, njerëzit më të fortë në karakter dhe në idealet e lirisë!”-i thotë Dom Frani tek shtërngon duart me te dhe përshëndetët si me nënën e tij kosovare.
“Qofsh i bekuar biri im. Suksesin e paç në sy e në ballë dhe këmbën e mbarë e fjalën e urtë ndër shqiptarë e malësorë!”-ia ktheu Nana Pashkë.

ISHTE FILLIMI I NJE PRELUDI

“Çeshtja Ivezaj ishte fillimi i fitoreve të shqiptarëve në mërgim dhe në trojet e veta, rrokullizja drejt greminës e sistemit komunist jugosllav dhe disfatat e një pas njëshme serbo-malazese, këtij armiku shekullor të Dheut t Kastriotit. Ajo është për tu shënuarne kalendarin historik, si preludi lirisë së Kosovës”- kështu e nisi ligjeraten Luk Junçaj, ish-kryetar i shoqatës “Malësia e Madhe” në takimin kushtuar 25 vjetorit të daljës nga burgu serbo-malazes të mësuesit shqiptaro-amerikan Pjetër Ivezaj.
Si drejtues aktivitetit me një zotësi dhe ligjerim profenional në lartësi nderimi e mirënjohje për të gjithë Z. Junçaj në referatin e tij parashtroj situatën në të cilën ndodhi kjo ngjarje që mori dhenë, sa shkruan 140 gazeta perëndimore dhe amerikane.
“ Në gusht te vitit 1986 Pjeter Ivezaj pasi kishte marrë pjesë në demostrata anti-jugosllave shkon për të vizituar familjen. Atje arrestohet nën akuza të rënda për tradhëti ndaj atdheut të jugosllavisë, vetëm se ai në Amerikë kishte ushtruar të drejtat e tubimit në përputhje me kushtetuten amerikane.
Mërgimtaret edhe pse me mijra kilometra larg trojeve të veta ishin objekt kontrollimi, ndëshkimi dhe dirigjimi nga ana e shtetit jugosllav edhe në diasporen shqiptare në Amerikë. Kjo diasporë iu bashkangjit fuqishëm kërkesave të studentëve të Prishtinës dhe në mesin e shumë aktivistëve eshtë dalluar edhe Pjetër Ivezaj. Kjo e tërboi sigurimin jugosllav dhe u hodh në ofensivë kundër shqiptarëve dhe si fillim burgosi Pjetër Ivezaj, për të friksuar bashkimin tonë në Amerikë. Ky akt i shëmtuar kërkonte të siguronte përçarjen dhe tu tregonte mërgimtarve se kush vepron kundra shtetit jugosllav e presin prangat dhe burgimi i rëndë.
Reagoi me njëherë mergata, u ngrit çeshtja në Kongresin Amerikan, 150 kongresmene me kontributin e kongresmenit William Broomfield lëshuan peticionin, duke kërkuar lirimin e me njëhershëm të Pjetër Ivezajt, i denuar me shtatë vjet heqje liria nga një gjykatë e montuar në Podgoricë. Presidenti Regan lëshoi ultimatumin, lirojeni shtetasin amerikan Pjetër Ivezaj ose do tu heqim statusin e privilegjuar në marrëdhënjet politike e ekonomike me Jugosllavine…
Pas 55 dite të ferrit jugosllav, Pjeter Ivezaj kthet në tokën e lirë në Amerike.” kumtoi Junçaj, në mbyllje të fjalës se tij.

TE SHKRUHET E VERTETA

Dispora shqiptare përdori të dy krahet dhe mendjen rreth një shpirti dhe rreth një zemre. Demostrimin para andministratës me të lartë amerikane dhe rrugen e kongresit. Në këte të dytën pati një angazhim të madh Ekrem Bardha, i cili në fjalën e tij tha:
“Une nuk e njihja Pjetër Ivezajn. Miku im Gjok Martini me telefonoi dhe me tregoi të gjithë ngjarjen. I thashë se kemi një mik amerikan kongremenin e Michigenit William Broomfield dhe kështu u lidhëm me te, për të mos u ndarë derisa liruam Pjetër Ivezaj. Nuk mud të lejohej të trajtohej, siç i trajtonin shqiptarët në vendlidjen e tij. Dua të them para jush se historia e kësaj ngjarje nuk është shkruar me vërtetësi. Rasti i Pjetër Ivezajt ishte guri i themelit të ndryshimit. Pa Amerikën nuk mund, as nuk do të mundemi të bëjmë asgjë. Janë dy apo tre shkrimtar amerikanë që në librat e tyrë e kanë pasqyruar me dinjitet dhe saktësi gjithë punën e diasporës për lirimin e Pjetër Ivezajt, ndërsa ne kur shkruajmë e shtrëmberojmë historinë për qëllime të ndryshme. Për vete nuk pranoi të thuhet “uni” po ishim shumë të angazhur në këtë çeshtje. Heroi Pjetër Ivezaj meriton një histori reale ashtu siç e meritojnë të gjithë në diasporë.!”
Fran Ivezaj, e pa të domosdoshme që ta sensibilizonte çeshtjen e vellaut të tij, në shtypin amerikan. Kështu ai komunikonte me gruan e Pjetrit në Maleëi dhe me njerëzit e intelektualet malësor, të cilët u kthyen në burim informacioni që me pas Frani i rrëfente para kamerave dhe gazetareve që mbushin faqet e para dhe ekranet televizive.
Një përkushtim shqiptari në këtë luftë për fitore ka patur edhe patrioti dhe eksponenti i diasporës Gjok Martini edhe si pjesmarrës në demostrata dhe në takime me kongremene demokrat. Bota u ndez ndaj një përbindeshi jugosllav që sillej si engjell në sytë e Amerikës.
Në listën e patrioteve të spikatur në rastin Ivezaj, Luk Junçaj përmendi emrat e disa prej tyre si, Ekrem Bardha Gjok Martini, Toni Junçaj, Kujtim Qafa, Rrok Dedvukaj, Kol Gojçaj, Gjovalin Gegaj, Gjon Kelmendi e dhjetra të tjerë. Nga New-Yorku ai kujtoi Zef Camaj, Tom Gjokaj, Mark Lulgjuraj, Gjek Gjonlekaj, Pashko Camaj, Vesal Camaj, Gjelosh Lek Camaj, Gjeto Sinishta, Jim Xhema, Sejdi Bitici etj.
“As Greqia as Serbia nuk i respektojnë ligjet demokratike kur vjen në pytje e drejta e shqiptarit. Uroj që vuajtjet, përkushtimi dhe gjakui i dedhur, duke përfshirë edhe aktin heroik të Pjeter Ivezajt, të shërbejë për bashkimin e trojeve etnike në një shtet të vetëm!”- tha kujtim Qafa. Në këtë aktivitet foli edhe Luigj Gjokaj.

“Liria e bashkimi nuk vijnë pa sakrifica e vujtje. Drejt tyre kemi shumë punë përpara. Gjesti fisnik i malësorit Pjetër Ivezaj të na shërbejë për frymëzime të reja drejt realizimit të aspiratave tona!”- tha Rrok Dedvukaj, ish i burgosur politik në Mal të Zi.
Aktivisti i palodhur Marash Ulaj i dorëzoi Pjetër Ivezajt dekoraten e mirënjohjes, akorduar nga Shqata Malësia e Madhe.
Takimin e përshëndeti me telefon kongresmeni Sader Levin!

RRETH KUMTIT TE LAJMETARIT

Përshëndetjen e tij Nikoll Camaj n
ga Malësia e Madhe e kishte dërguar me posten elektorike, të cilën e lexoi këngëtari virtuoz Rrok Gjelaj.
“Pjetër Ivezaj, përfundimisht do të mbetët lajmetari i lirisë për popullin shqiptar të vuajtur të Kosovës, por edhe dëshmi e gadishmerisë malësore për sakrificë në shërbim të kombit!”
Në letrën e tij, Gjon Lulgjuraj, të cilën e lëxoi aktivisti Ruzhdi Gjokaj, ndër të tjera thuhej:
“Mirënjohje familjes Ivezaj, e cila vendosi të sakrifikojë shumë, për ta përdorur rastin e burgimit të birit të tyre Pjetrit, për të ekspozuar të vërtetën në sytë e botës demokratike, se si vepronte politika anti-shqiptare e autoritetëve serbo-jugosllave. Kjo ngjarje ngriu si akullin e ftohtë, marrëdhënjet e mira të jugosllavisë me Amerikën.!”
Në përshëndetjen e dërguar nga Gjon Gjonleka, lexojmë: “…aq sa qëndroi në burgun jugosllav P. Ivezaj përjetoi mundimet e Shën Pjetrit në Romën pagane, por gjatë atij kalvari nuk e mohoi kurrë çeshtjen kombëtare. Akti atdhetar i Pjetër Lekës nga fisi i Grudes u pa më dashuri e respekt pothuajse nga 70 milion njerëz në emisionin televiziv, kushtuar 200 vjetorit të kushtetutës amerikane. Ky akt solli rezultate më shumë se çdo veprimtari tjetër të shqiptarëve të Amerikës, për çeshtjen e Kosovës, pavarësisht se deri atëherë ishin bërë shumë sakrifica. Kam qenë pjesmarrës në shumë aktivitete për lirimine tij dhe i kujtoi me respekt të gjithë ata amerikan e shqiptar që vepruan për lirinë e Kosovës, Shqipërisë dhe Pjetër Ivezajt. Shoqata “Malësia e Madhe” meriton nderime për këtë sjellje fisnike.”

PAS 25 VITESH

Kanë kaluar 25 vjet dhe Pjetër Ivezaj del në podium të përshëndes. Gjithë sytë dhe vëmenhja kthehen në në një pikë. Me ta bashkohen edhe kamerat dhe blix-et.
Shkëputem disa radhë nga fjala e tij: “…Lirimi im nga burgu përkon me 30 vjetorin e demostratave të vëllëzërve shqiptar të diasporës për lirinë e Kosovës. Kryengritja e Kosovës e vitit 1981 ishte revolucioni i dytë me i madh në Europen Lindore, pas lëvizjës punëtore të Polonisë. Kjo kryengritje ishte frymëzim për çdo shqiptar e në veçanti për ata të mërguar në botën e lirë. Ne e kemi përjetuar rëndë shtypjen e lëvizjës studentore në Prishtinë. Nisur nga ky kumt çlirimtar për liri, organizuam një demonstratë në prill të vitit 1981 në Washington. Këtu nisi hakmarrja serbe ndaj meje dhe të gjithë atyre që kundërshtonin politiken diskriminuse jugosllave ndaj shqiptarëve.
Gjuha shqipe dhe feja kanë qenë një simbolikë e shënjtë në familjen tone, si në vendlidje e në Amerikë. Ishte mëshira kristiane që me shtyri të shkoi në demostratën për Kosoven, sepse përjetova thellë dhimbjen, tragjedinë dhe përskuqjen e shesheve të Prishtinës nga gjaku i rinisë në pranveren e vrarë të vitit 1981.
Lufta e mërgates anti-komuniste ishte në dy fronte: kundër pushtimit jugosllav dhe kundër diktaturës shqiptare. Korrëm fitore dhe jam i lumtur që jetova e punova, për ti parë këto ditë të bardha të kombit tim. Ajo me emocionalja e jetës time ka qenë vizita ime në Kosovë, tek varrët e Jasharajve, tek ata kulla legjendare me dritare me krisma lirie. Shkova në Shqipëri e në vendlidje me një krenari të pakufishme për vendin tonë. Pashë se populli shqiptar po shkonte drejt bashkimit!”
Televizioni i Shqiptarëve të Amerikës me regji të Gani Viles dhe skenar te Rafael Floqit, kishte përgatitur një dokumetar prej një ore, kushtuar aktit të guximshëm të Pjetër Ivezajt. Grupi i këtij televizioni shfrytëzoi rreth 160 ore xhirime të kryera edhe nga mediat amerikane, për të arritur në këtë dokumentar televiziv të realizuar në mënyrë artistike dhe me vlera transmetuese në çdo ekran profesional.
Aktivitetin e përcolli edhe televizioni shqiptar ACTV dhe radio “Zëri i Atdheut”
Në emër të familjes aktivitetin e përshendeti Prof. Fran Ivezaji, cili me fjalë te matura vlersoi kontributin e të gjithe atyre që i janë gjëndur Pjetrit dhe familjës në ditë te veshtira, pa harruar angazhimin e administrates, mediave amerikane dhe komunitetit.

NEPER VALET E LIRA

Valet e lira të Zërit të Amerikës kanë qenë për shqiptarët rrezja dhe antenna e parë e kërkesave të tyre të drejta në të gjithë botën shqiptare. Roli i saj predominant është i qëlluar, sidomos kur populli ynë ishte mbërthyer në kularin e hekurt të regjimit të Tiranës dhe Beogradit. Rastin e Ivezaj, kjo valë e trajtoi me një seriozitet të padiskutushëm, në komentet, analizat, lajmet dhe intervistat me përsonalitete të larta amerikane dhe shqiptare.
Me 3 tetor 1986 Departameti Amerikan i Shtetit njoftoi se Jugosllavia kishte arrestuar një shtetas amerikan 30-vjecarin nga Sterling Heights i Michiganit, Pjetër Ivezaj, mësues në shkollat e Detroitit.
Tani që kanë kaluar 25 vite Zëri i Amerikës e përcjellë këtë ngjarje me dy intervista dhe një koment simbolik.
Konsulli i Nderit Ekrem Bardha solli momente dhe impresione nga koha e fillimi të mbështetjës amerikane për këtë burgosje politike të Ivezajt
“Broomfield ishte shumë i mërzitur për këtë rast, pra një shtet i favorizuar nga Amerika, siç ishte Jugosllavia, të denonte padrejtësisht një shtetas amerikan. Roli që luajti kongresisti Broomfield ishte shumë i veçantë. Ai pati edhe ndihmen e kolegeve të tij. Broomfield e njihte mirë situaten në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni. Koleget e tij amerikan e besuan dhe më njëherë ai organizoi tri seanca në kongres për këtë çeshtje, ku kërkoi masa të rrepta, për të prerë marrëdhënjet diplomatike dhe tregtare me ish-Jugosllavinë!”
Kryetari i shoqatës “Malësia e Madhe” Gjergj Ivezaj, tha ndër të tjera se Pjeter Ivezaj nuk u arrestua për ndonjë vepër penale në SHBA, por për faktin se ushtroi të drejten e tij me kushtetutë dhe së kërkonte të drejtat demokratike që në atë kohë u mohoheshin shqiptarëve të Kosovës. Shumë politikan amerikan filluan ta kuptojnë ku ishte problemi, sepse e vërteta e shqiptarëve në Jugosllavi ishte mbuluar nga një pluhur propagante e pushtetit të kohës. Intervenimi amerikan për çeshtjen Ivezaj, ndikoi tek shqiptarët. Atyre filloi tu kthehet besimi se Amerika ishte një mik i tyre dhe diaspora krijoi një kurajo tek vetja se mundi i tyre nuk po shkonte kot!

SI E NJOHA PJETER IVEZAJN

Kisha marrë njoftimin nga një grup gazetaresh në Tiranë, të cilët do të diskutonin rreth krijimit të Lidhjës së Gazetarëve të Shqipërisë, në kushtet e vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri, pas rënjës së komunizmit.
Pas takimit, rastësisht takova skenaristin e televizionit shqiptar Ndue Ukcamaj, i cili me tregoi se të nesërmen do të vinin në Lezhë bashkë me grupin e xhirimit dhe dy shqiptaro-amerikan. Ka qenë verë e vitit 1991.
Kështu me të mbërritur në Lezhë, Nduja me prezantoi me Zef Camajn dhe Pjetër Ivezajn. Pasi pimë kafe, ku ishte edhe regjizori Ylli Pepa, gazetari Geni Shehu dhe kameramani Petrit Omeri, vizituam Memorialin Gjergj Kastrioti-Skenderbeu.
Një ditë të diele pas meshes në kishen e Shenpalit në Detroit pranveren e vitit 2003, takohem me Pjetër Ivezajt që të them të drejten nuk e mbaja mend, por ai pa vonuar me zgjati dy fotografi që kishim berë në Lezhë. Mbetëm miq të mirë me njeri-tjetrin me këtë njeri që i dha një grusht të fortë mitit serb për Kosovën.

Ky shkrim nuk lejohet te botohet gjetiu pa lejen e autorit

FOTOGRAFITË KOMENTOJE