Në Tuz me 28 dhjetor, në ora 14, nën organizimin e Forumit Demokratik për Integrim do të organizohet një protestë për shkak të pakënaqësisë me gjendjen politike, ekonomike dhe sociale të shqiptareve në Mal të Zi.
Nga faktorët politik shqiptarë që veprojnë në Mal të Zi shumica mbështesin arsyet e protestës dhe vet protestën. Kështu, deputetet Mehmet Bardhi dhe Genci Nimanbegu mbështesin arsyet e protestës kurse aktivistët politik nga Malësia Nikollë Camaj dhe Smail Çunmulaj do të jenë prezent edhe vetë në protestë. E vetmja mosmbështetje vjen nga kryetari i kuvendit të komunës urbane të Tuzit Fadil Kajoshaj nga radhët e UDSH duke deklaruar se protestat nuk do i sjellin asgjë të mire shqiptarëve. Kryetari i komunës urbane të Tuzit, Nikollë Gegaj nga radhët e DPS (PDS) nuk u shpreh në lidhje me organizimin e kësaj proteste.
Publikisht, Partia Demokratike, partia më e re shqiptare në Mal të Zi dhe disa subjekte të Diasporës Shqiptaro-Amerikane përkrahin këtë protestë. /Ulqini-Online/ /Malesia.Org/