Fondacioni Plavë-Guci me seli në New York ju bën thirrje të gjithë Shqiptareve që të përkrahin protestën në Tuz
Të nderuar bashkëkombës, në Mal të Zi po bien kumbonat antishqiptare. Tentimi i imponimit të ndonjefarë flamuri kundrejt dëshirës së popullit Shqiptar në Mal të Zi është thirrje për urrejtje, është thirrje e atyre që tentojnë të cenojnë rënd qenien Shqiptare.
Asnjë parti, asnjë shoqatë dhe askush nuk guxon dhe nuk i lejohet që në asnjë mënyre dhe me asnjë kusht të prek në Flamurin tonë Kombëtar. Le të bëjnë Malaziasit flamuj për nevoja të veta, por ata nuk kanë të drejt të vendosin për ne, ai është provokimi më i rënd, që mund të bëhet ndaj popullatës Shqiptare.
U bëjmë thirrje ju bijve të Dedë Gjo’Lulit, Ali Pashë Gucisë, Mujo Ulqinakut që me 28 Dhjetor të gjithë si një të protestoni në Tuz, të gjithë me flamuj kombëtar të tregojmë unitetin si Komb. Ta mbrojmë Flamurin, dhe të ua bëjmë me dije se idetë e tilla janë provokime të rënda që ne Shqiptaret nuk do i tolerojmë.
Fondacioni Plavë – Guci