Milo Djukanovic në emisionin Tonight Ilva Tare i RTV Ora News

Të premten e kaluar, Milo Djukanovic ishte mysafir i emisionit së gazetares Ilva Tare në RTV Ora News.
Ai ka rrëfyer gjithçka mbi jetën e tij, karrierën politike dhe planet e tij të tashme.

Tare mjaft e përgatitur dhe njoftuar për gjendjen e shqiptarëve në Mal të Zi i shtroi pyetje direkte me fakte dhe ndoshta pak provokuese për Djukanovic.

Ajo i përkujtoj se Mali i Zi fitoj referendumin për pavarësi duke kaluar pragun e caktuar me vetëm 2000 vota pro, ku rrolin kyç kanë luajtur votat e shqiptarëve. Ajo pyeti Djukanovic-in “a janë shpërblye shqiptarët për këtë?”

Tare theksoi dhe faktin se “votat e shqiptarëve në Malësi janë të rëndësishme për të ruajtur bilancin e pushtetit lokal në Podgoricë, megjithatë shqiptarët atje që disa vite kërkojnë Komunën e plotë të Malësisë, pse nuk ju jepet? Është një premtim, që edhe ju vet e keni dhënë por nuk e keni mbajtur, pse?” Djukanovic shpjegon se janë kushtet që duhet përmbushur se a janë ata të qëndrueshëm për ta mbajtur Komunën… Tare ndërhyn, “A s’do të ishte më e mirë të jua jepni atë shancë dhe pastaj shikoni a do ta mbajnë ata të qëndrueshme apo jo?”

Tare: “Si e shpjegoni se shumica e qytetarëve të Mali të Zi që emigrojnë jashtë janë shqiptarë, a është kjo një dëshmi e diskriminimit që ata pësojnë dhe të drejtave të pabarabarta në vendin tuaj?”

Ajo gjithashtu pyeti Djukanovicin “pse e kundërshton ndarjen e veriut të Kosovës”, në të cilën ai tha se çdo ndarje hap rrugë tjera, ku përmendi edhe rrezikun e ndarjes së Malit të Zi.

Nga intervista e cila zgjati rreth një orë e gjysmë, në shkëputëm pikat që kanë të bëjnë me shqiptarët këtu. Shikoni videon më poshtë. /Malesia.Org/

VIDEO KOMENTOJE