Deklarate publike e Fondit Humanitar Malesia – New York

Ngjarjet e fundit qe u zhvilluan ne vendlindje dhe ketu ne diaspore, na detyruan qe te japim disa sqarime ne lidhje me rolin dhe pozicionin e Fondit Humanitar “Malesia” rreth tyre dhe pasojat te cilat kane shkaktuar. Me kete rast ne deshirojme te ritheksojme disa ceshtje rreth qendrimit te Fondit Humanitar “Malesia” persa i perket raportit tone ne lidhje me veprimtarite e ndryshme me karakter te perbashket, qendrimeve tona ndaj subjektit politik shqiptar, si dhe raportet tona me shoqatat tjera qe punojne dhe veprojne ne SHBA.

Fondi Humanitar “Malesia”, pervec objektivit kryesor te veprimtarise se tij qe eshte edukimi i te rinjeve malesor, eshte angazhuar edhe me veprimtarite tjera qe na imponoi imperativi i kohes. Aktivitetet e Fondit nuk jane kufizuar ne Malesi, por sipas rastit e nevojave te paraqitura, jane shtrire edhe ne trojet tjera etnike. Puna jone 18 vjecare asnjehere nuk devijoi nga kauza kombetare per te cilen jemi percaktuar qe ne fillim. Kemi qene dhe mbetemi ne sherbim te ceshtjes kombetare duke punuar ne menyren me transparente gjithmone duke pasur ne plan te pare interesin kombetar.

Mes te tjerash, Fondi Humanitar “Malesia” percjell me kujdes zhvillimet dhe ecurite politike ne Mal te Zi. Qendrimet e Fondit ne kete aspekt kane qene te qarta dhe te percaktuara. Fondi Humanitar “Malesia” perkrah subjektin politik shqiptar dhe nuk favorizon asnje parti apo individ brenda saj. Fondi mbetet gjithnje besnik ne perkrahjen e politikes kombetare qe zhvillohet ne vendlindje dhe nuk eshte ngjyrosur me asnje ngjyre partiake.

Ne Mal te Zi, fatkeqesisht shqiptaret po vazhdojne te asimilohen. Ne Plave e Guci shqiptare regjistrohen rreth 10% nga pothuaj 100% e popullsise se 100 viteve me pare. Pa dyshim, kjo statistike eshte alarmante, dhe ne duhet te bashkepunojme e te gjejme forca qe te ndalojme kete mision famekeq qe ka ndermarre Mali i Zi. Mendojme se coptimi i subjektit politik shqiptar sic eshte tani shkon ne disfavor te plote te ceshtjes shqiptare dhe perkrah asimilimin e pershpejtuar te popullsise shqiptare ne Mal te Zi. Parimisht, Fondi Humanitar “Malesia” mendon se do te ishte produktive dhe e dobishme nese te gjithe influencen dhe mundesite tona t’i drejtojme kah unifikimi i subjektit politik shqiptar dhe bashkimit ne nje front te perbashket politik. Mendojme se ne kete aspekt duhet bere presion ne subjektin politik shqiptar. Po ashtu, Fondi eshte shume i pakenaqur me rezultatet e punes se deritanishme te arritura te subjektit politik shqiptar. Gjate fushatave parazgjedhore, Fondi Humanitar “Malesia” ka perkrahur me vendosshmeri subjektin politik shqiptar, duke mos favorizuar ndonje parti politike apo kandidat te vecante, duke ja njohur kete te drejte ekskluzivisht elektoratit shqiptar ne vendlindje. Ne fazen parazgjedhore ne do te deshironim te influencojme ata votues qe votojne kunder vullnetit te tyre (sigurisht prej hallit e jo deshires), tu ndihmojme atyre, me qellim qe tu heqim mundesine partive malazeze te marrin votat tona me te cilat papushim pergatisin tragjedine tone. Po ashtu, ne nuk pretendojme te jemi flamurtar te spektrit politik atje. Fondi, dhe mendojme e gjithe diaspora, duhet te fokusohet ne sensibilizimin dhe lobimin e ceshtjes tone ketu ne Amerike, ne radhe te pare prane Departamentit te Shtetit Amerikan dhe organizatave relevante nderkombetare.

Sa i perket organizatave qe veprojne dhe punojne ketu ne diaspore, Fondi Humanitar “Malesia” per to ka nje konsiderate dhe respekt te vecante. Po ashtu, ne respektojme edhe cdo pjesetar te komunitetit qe brenda mundesive, ne nje menyre apo tjeter ndihmon Malesine.

Ne kuader te kesaj, deshirojme te theksojme se Fondi Humanitar “Malesia” ka bashkepunim te mire me organizatat tjera qe veprojne ketu ne SHBA. Fondi Humanitar “Malesia” ka qene dhe mbetet i hapur per cdo lloj bashkepunimi qe shkon ne interes te Malesise dhe atij kombetar. Ne kerkojme qe bashkepunimi te jete korekt dhe i shoqeruar me konsultim paraprak. Ne besojme ne principet e partneritetit te barabarte dhe lojal ndaj ceshtjes kombetare, dhe ne kete aspekt ne nuk deshirojme t’i sherbejme dekor ndokuj. Po ashtu besojme se mund te gjenden mekanizma te bashkepunimit te mirefillte ne shtyllat e bazamentit unik komebtar.

Fondi Humanitar “Malesia” eshte dhe mbetet i hapur per te gjithe dashamiresit e Malesise. Gjithashtu, mbesim ne dispozicion te konsiderojme dhe shqyrtojme cdo kerkese qe mberrin ne adresen tone, qofte kjo me origjine nga vendlindja apo diaspora shqiptare, kerkesa keto qe shkojne ne favor te bashkepunimit reciprok midis shoqatave te diaspores shqiptare dhe te cilat shkojne ne interesin dhe perparimin e Malesise. Anetaresimi dhe kontributi ne Fondin Humanitar “Malesia” eshte i bazuar ne vullnetin e pjesetareve te komunitetit. Brenda Fondit te gjithe anetaret jane te barabarte, pa marre parasysh sasine e kontributit te tyre dhe ne radhet e veta Fondi nuk privilegjon anetare te vecante.

Duke marre ne konsiderate qellimet e perbashketa dhe aspiratat e drejta gjitheperfshirese tonat, jemi te bindur dhe plotesisht te vendosur qe nepermjet forcimit te mirekuptimit per realizimin e synimeve te perbashketa, te vazhdojme t’i mbesim lojaj ceshtjes tone dhe bashkepunimit te sinqert, ne rrugen e realizimit te drejtave te mohuara shekullore.

Zoti e bekofte popullin shqiptar!

Fondi Humanitar “Malesia”

KOMENTOJE