Njoftojme komunitetin shqiptar te Michiganit se Shoqata atdhetare “Malesia e Madhe” organizon perurimin e romanit me te ri te autorit Fran Camaj, me titull “Dosja e tmerrit”. Pushkatimet pa gjyq ose pas proceseve te montuara politike nga regjimi komunist Jugosllav menjehere pas Luftes se Dyte Boterore, keqtrajtimet ne menyren me mizore te njerezve te zgjedhur, dashuria e madhe prindore per te birin e pushkatuar dhe vendosmeria e pashoqe e tyre per ta varrosur ate ne varreza familjare, por edhe frika deri ne palce nga regjimi me i mbrapshte qe ka mundur te ekzistoje, e detyron nenen qe ta marre kufomen e te birit nga nje grope e Podgorices, ku e kishin hedhur katilet, vetem pese muaj pas pushkatimit dhe ta sjelle ne oborrin e vet, kurse babane qe ta varrose brenda ne shtepi, per ta mbajtur aty 24 vjet rresht. Pothuajse te gjitha ngjarjet dhe emrat e njerezve te pershkruar ne roman jane te vertete dhe bazohen ne realitetin e hidhur te malesoreve ne periudhen kohore 1945-1950.
Perurimi do te behet te dielen, me 15 janar, ne lokalet e Kishes Katolite te Shen Palit ne qytetin Rochester Hills me fillim, ne oren 2 pas dite..
Jeni te mireseardhur!
Shoqata Atdhetare “Malesia e Madhe”