Forumi Demokratik për Integrim – Njoftim për opinion

Forumi Demokratik për Integrim informon opinionin gjithë shqiptar se ka ndërmarrë iniciativën për bashkimin dhe mobilizimin e të gjithë faktorëve politik e shoqërorë të interesuar për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve në Mal të Zi.
Të vetëdijshëm se formula “përçaj dhe sundo” u realizua nëpërmjet partive politike këto 20 vitet e fundit, të cilat edhe pse kishin platformë përafërsisht të njëjtë politike, u futen në grindje për shkak të karrierizmit dhe në këtë mënyrë e perçanë elektoratin shqiptar duke dobësuar fuqinë reale, politike të shqiptarëve në Mal të Zi. Të vetëdijshëm se ata që perçajnë nuk mund të bashkojnë, Ne e konsideruam si alarmante që të marrin iniciativën për bashkimin e mundshëm e gjithë faktorëve të interesuar, në rradhë të parë për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve në Mal të Zi. Qëndresa e partive politike për 20 vite në Parlamentin e Malit të Zi nuk arriti t’a përmirësojë pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi, përkundrazi u keqësua edhe më tepër.
Forumi Demokratik për Integrim e ka kuptuar se e vetmja rrugë për të ndaluar pushtetin malazez në veprimin e tij asimilues ndaj shqiptarëve mund të realizohet vetëm nëse shqiptarët unifikohen dhe flasin me një zë. Ai zë i përbashkët i shqiptarëve duhet të dëgjohet në Parlament, por si pas nevojës edhe jashtë tij. Për hollësi të më tutejshme, do t’ju njoftojmë së shpejti me qenë se planifikojmë që takimet e para t’i zhvillojmë brenda këtij muaji. Për gjithëçka do të informojmë opinionin, si këtu ashtu edhe në diasporë, me qëllim që të ndalohen spekulimet dhe keqpërdorimet që përgatiten aty, ku nuk qendron interesi i shqiptarëve në Mal të Zi.

Anton Lulgjuraj
Kryetar i Forumit Demokratik për Integrim – 10.01.2012

KOMENTOJE