Serbia përfaqëson Malin e Zi në 42 shtete

Serbia përfaqëson interesat e Malit të Zi dhe të shtetasve të tij në 42 vende të botës, bën të ditur Tanjug. Mali i Zi në këto vende nuk ka përfaqësi diplomatike, as konsullore.

Kur një shtet nuk ka përfaqësi diplomatike në një vend, atëherë aplikohet praktika e nënshkrimit të marrëveshjeve me vende të treta që do t’i përfaqësojnë interesat e shtetasve të tij.

Serbia përfaqëson Malin e Zi në Algjeri, Angolë, Australi, Bjellorusi, Brazil, Bullgari, Danimarkë, Egjipt, Etiopi, Finlandë, Holandë, Indi, Indonezi, Irak, Iran, Izrael, Japoni, Jordani, Afrikë të Jugut, Kanada, Keni, Qipro, Kubë, Kuvajt, Libi, Marok, Meksikë, Mjanmar, Nigeri, Norvegji, Peru, Poloni, Portugali, Kore Veriore, Rumani, Siri, Sllovaki, Spanjë, Suedi, Tunizi, Ukrainë, Zambia. /KohaNet/

KOMENTOJE