Tuz – Malësi (21 Janar) – Mbrëmë në lokalitetin e Shkollës së Mesme në Tuz, nën organizimin e Shoqatës “Teuta” nga Tuzi, u bë ndarja e bursave të “Fondit Humanitar Malësia” nga New York-u.
Para ndarjes së bursave, të pranishmit i përshëndetën dhe folën shkurtimisht për veprimtarin humane të Fondit Humanitarë Malësia, kryetari i FHM-së Mark Berishaj dhe kryetari i Shoqatës Teuta, Marjan Lulgjuraj.
Për bursën e vitit akademik 2011/2012 konkurruan 42 studentë, 18 nga ata u përzgjodhën nga komisioni i FHM-së si fitues të bursës, me shumën e përgjithshme prej 18 800 dollar amerikan.
Studentët përfitues të Bursës së FHM për vitin 2011/2012:
emri: universiteti: viti: dega:
1. Anton Gjoke Nikprelaj Universiteti NY ne Tirane I Shkenca Kompjuterike
2. Anton Pashk Lulgjuraj Universiteti Europian i Tiranes III Drejtesi
3. Anton Pashk Vulaj Universiteti i Tiranes III Arkitekture
4. Arton Gjelosh Gjokaj Universiteti i Malit te Zi IVEkonomi
5. Dorjan Nikolle Berishaj Universiteti i Prishtines II Elektroteknike
6. Elizabeta Mark Camaj Universiteti i Malit te Zi IFarmaci
7. Linda Kole Lucaj Universiteti i Malit te Zi III Ekonomi
8. Liridona Gjon Lulgjuraj Universiteti i Malit te Zi IIEkonomi
9. Liridona Pretash Sinishtaj Universiteti i Tiranesi III Letersi
10. Maida Halit Beqaj Universiteti Amerikan ne Tirane I Farmaci
11. Marinko Gjon Lulgjuraj Universiteti i Luigj Gurajuqi IEkonomi
12. Mark Gjon Dukaj Albanian University – Tirane IStomatologji
13. Nikolle Luce Juncaj Universiteti i Malit te Zi IV Mesuesi
14. Nikolle Prele Pllumaj Universiteti i Shkodres IV Ekonomi
15. Nermina Sadik Nikaj Universiteti i Malit te Zi IV Ekonomi
16. Nusret Selim Gjokaj Akademia e Arteve Tirane III Art
17. Robert Marash Dedvukaj Universiteti Luigj Gurakuqi II Gjuhe Gjermane
18. Vera Kole Gjonaj Universiteti i Malit te Zi II Mesuesi
Donacion portalit
Fondi Humanitar Malësia, në shenjë respekti dhe mirënjohje për punën e Portalit tonë Malesia.Org në drejtimin të informimit dhe çështjes kombëtare, dhuroi një donacion prej 300 dollarësh amerikan, për të cilën ne i falënderojmë dhe sigurojmë se këto mjete do të përdorën për mirëmbajtjen e portalit. /Malesia.Org/