Kongresmani Peters, avokati i shqiptarëve në Mal të Zi – nga Zef Pergega

Nje vend eshte i madh kur mbron te drejtat e popujve te vegjel. Ndaj Amerika konsiderohet si vend i shenjte qe perpos te tjerave pengon veprimet e dhunshme dhe neperkembjen qe shteti i huaj u shkakton popujve qe kerkojne respektim te te drejtave njerezote. Ato te drejta qe Zoti na i ka dhene ti gezojme ne jeten njerezore, Ai ka caktuar Ameriken per kete qellim qe te na i mbroje.

Ne linje te plote me politiken Amerikane per lirite e te drejtat njerezore, sidomos te pakicave kombetare edhe vene edhe kongresmeni amerikan Gery Peters nga Michigeni, si nje avokat i klasit te pare te te drjetave te shqipatreve , e sidomos atyre qe jetojne ne trojet e tyre ne Mal te Zi. Ky kongresmen, duke respektuar voten dhe votuesit e zones se tij elektorale, mban lidhje te ngushta me shqiptaret e Michigenit. Ne vazhdim te nismave te tij politike dhe diplomatike, pas dy takimeve te fundit te Z. Peters me komunitetin shqiptar te Detroitit, te inicuara nga Ekrem Bardha , konsulli i nderit i shqiptareve te Amerikes dhe pas vizites se kongresmenit ne Tirane e Prishtine, ai mban premtimin per t’u angazhuar seriozisht ne ceshtjen e shqiptareve ne Mal te Zi, qe nga dita ne dite oksigjeni i mushkerive te tyre po paksohet sa qe edhe shqipja ne flamurin kombetar i ka varrur dy kokat krenare.

Me daten 24 janar 2011, kongresmeni Gery Peters i dergon nje leter ambasadorit te SHBA ne Podgorice, ku nder te tjera thuhet
“Zoti ambasador Brown! Ditet e fundit disa shqiptaro-amerikane qe jetojne ligjerisht ne distriktin tim ne Michigan, si votues te zones time elektorale me propozuan qe te takohem me parlamentarin e Malit te Zi z. Vesel Sinishtaj. Z. Sinishtaj foli mbi situaten e shqiptareve ne Mal te Zi. Une kam shume shqiptare ne distriktin tim dhe nje numer i madh i tyre jane shqiptar etnik nga Mali i Zi. Nderkohe une nuk e kam vizituar akoma kete vend, mbasi nuk kisha mundesi ta beja nje gje te tille gjate vizites time ne Shqiperi dhe ne Kosove ne nentor 2011. Megjithate po shikoj mundesine qe ta vizitoj Malin e Zi ne te ardhmen. Une ju inkurajoi qe ta takoni z. Vesel Sinishtaj. E di se ju dhe misioni i juaj ka takuar nje spekter te madh te shoqatave reprezantuese nga Mali i Zi. Ne mbyllje deshiroj te them faliminderit Ju dhe kolegeve tuaj per sherbimin qe i beni vendit tone!”

KOMENTOJE