Siç njoftojnë mediat malazeze, Kryetari i Komunës urbane të Tuzit Nikolle Gegaj dha dorëheqje në postin e Kryetarit të Komunës urbane të Tuzit, për shkak të konfliktit të interesit, meqënëse, të hënën, në mledhjen e Kuvëndit të Malit të Zi u zgjodhë Deputet, kështu që nuk ka mundësi ligjore të mbaj dy funksione.
Gegaj ishte Kryetar i KU nga 15 qershori i vitit 2010.
Sipas mediave malazeze, jo zyrtarisht njoftohet se Kuvendi do ta zgjedhë Kryetarin e ri mbrënda 10 ditëve, ndërsa këshilli lokal i partis së Milo Djukanovic, nuk ka vëndosur se cili do të jetë kandidati, por gjithësesi do të kërkohet dikush që është i prënuashem edhe për partnerët e Koalicionit UDSH dhe PB, me të cilët DPS është në pushtet.
/Albert Camaj/