Forumi Demokratik për Integrim – Njoftim për opinion

Njoftojmë opinionin e gjërë se Forumi Demokratik për Integrim, mbajti një takim të shtunën më 28.01.2012 në Tuz. Takimi kishte si agjendë unifikimin e faktorit politik dhe atij jo qeveritar me qëllim të mobilizimit të përgjithshëm të qytetarëve për realizimin e Komunës.

Në këtë takim kishim të ftuar të gjthë përfaqësuesit e partive politike të cilët deklarohen se janë për Komunën e Malësisë si dhe përfaqësues të organizatave jo qeveritare dhe intelektual të tjerë. Me keqardhje njoftojmë se përfaqësuesit e partive politike e bojkotuan takimin, pa dhanë edhe as më të voglin lloj sqarimit, megjithatë, takimi u mbajt me përfaqësues të oraganizatave jo qeveritare dhe qytetarë të Malësisë.

Tema e bisedës ishte themelimi i Komunës si dhe problemet tjera që janë të lidhura me këtë vend. Ky takim u vlerësua nga të gjithë të pranishmit si një takim frytdhënës me qenë se për herë të parë pas shumë vitesh në tavolinën e bisedave ishin të pranishëm përfaqësuesit e të dy konfesioneve si vëllezër e jo si rival, siç u mundua t’i paraqesë faktori politik për shumë vite me rradhë. Në këtë takim u vlerësua një zeri se në mes të qytetarëve të Malësisë nuk ka perçarje fetare dhe se ato perçarje janë të sajura nga faktori politik, i cili për fat të keq i keqpërdori emocionet vëllazërore, krahinore për të përçarë elektoratin shqiptar në trevën e Malësisë. Të pranishmit i rekomanduan FDI-së të vazhdojë punën e mirëfilltë në drejtim të unifikimit të qytetarëve të Malësisë për themelimin e Komunës edhe pse Forumi nuk pati dëshirë në takim të flitet për rrolin e partive politike, me që ata nuk ishin prezent. Pjesëmarrësit e këtij takimi insistuan që t’u jepet mundësia që të thonë diçka për ato, me ç’rast nga pjesëmarrësit u vlerësua se partitë politike, jo vetëm se nuk ofruan zgjidhje të problemit, por ato përkundrazi, u bane problem në vetëvehte. Aty u vlerësua se mospjesëmarrja nënkupton se ato nuk janë të interesuara për dialog në të mirën e Malësisë, por disa individ në çdo mënyrë mundohen t’i ruajnë privilegjet e tyre.

Forumi Demokratik edhe një herë informon opinionin, se nuk është parti politike dhe se qëllimi i tij nuk është të arrisë numrin e coptimit politik, por përkundrazi edhe ky takim kishte për qëllim unifikimin e tyre. Forumi edhe në të ardhmën do të insistojë që në çdo mënyrë të unifikojë faktorin politik jo qeveritar dhe të gjithë qytetarët, sidomos, deri në realizimin e Komunës.

Forumi Demokratik për Integrim do të jetë i hapur për të gjthë faktorin politik të interesuar për të përmirësuar pozitën e qytetarëve të Malësisë, pra të drejtën e tyre politike, juridike, ekonomike dhe kombëtare.

Shtjefën Lucaj
Nënkryetar i Forumit Demokratik për Integrim

KOMENTOJE