Botim i parë për Dom Ndrevashen – nga Zef Pergega

Me rastin e tetë vjetorit të kalimit në amshim (1928-2004)

Një libër i ri, shkruar nga Ndrek Guri, kushtuar Dom Prek Ndrevashes doli nga shtypi dhe u vu në qarkullim për lexuesit në Shqipëri dhe në diasporën e Amerikës. Në 250 faqe përshkruhet jeta she vepra e këtij meshtari, i cili themeloi të parën qëndër katolike në Detroit “Zonja Pajtore” Për këtë qëllim me 29 janar 2012 në këtë kishe u organizua promovimi i këtij libri, të titulluar “Dom Prek Ndrevashaj”
Fjalën përshëndetëse e mbajti famullitari i kishes “Zonja Pajtore” Dom Ndue Gjergji si dhe kryetari i këshillit të kësaj kishe. Në këtë aktivitet, të cilin e drejtoi Dr. Gjek Gjelaj, sollën kujtime emocionuese dhe përshëndetën disa bashkatdhetar e klerikë, si Dom Fran Kolaj, Dom Fred Kalaj, Ndue Ftoni, Kujtim Qafa, Gjelosh Lulgjuraj, Rita Gjelaj, Genc Korça e Gjon Buçaj. U recituan poezi nga Ndue Gjekaj dhe Albina Palushaj.
Konsulli i nderit Ekrem Bardha foli mbi lidhjet dhe bashkëpunimin e shkelqyer të meshtarit Ndrevashaj me kleriket Imam Vehbi Ismaili dhe Baba Rexhepin në Detroit.
Referatin mbi vlerat e librit e mbajti Mergim Korça, një nga miqtë më të afërt të Dom Prekes, ndërsa mbi veprimtarinë letrare dhe poetike te Dom Prekes, foli gazetari Zef Pergega. Libri u botua nën kujdesin e kishes katolike “Zonja Pajtore” Në fund foli me lot ndër sy edhe autori Ndrek Guri, Darka u sponsorizua nga Pellumb Kulla. Aktivitetin e filmuan dy televizionet e komunitetit.

PERSONALITET I FESE DHE I KULTURES KOMBETARE

Fjala e mbajtur me rastin e promovimit të librit “Dom Prek Ndrevashaj” 29 janar 2012 nga Dom Ndue Gjergji

Të dashur pjesmarrës!
Sot është një ditë e shënjtë dhe bekuar për kishen katolike shqiptare në Amerikë, për mëgatën e saj në përgjithësi dhe në veçanti është një gëzim i papërshkruar për kishen katolike “Zonja Pajtore” për besimtaret e devotshem shqiptar, si dhe për miqtë e dashamirësit tonë, të cilët të gjithë sëbashku marrim pjesë në promovimin e librit biografik dhe me kujtime “Dom Prek Ndrevashaj” botuar nën kujdesin e kishes që ai themeloi dhe me përkushtimin e Ndrek Gurit, që pa u lodhur punoi derisa doli në dritë një pjesë e madhe e dritës se Dom Prekes, si përsonalitet i katolicizmit dhe i kulturës kombëtare shqiptare.

Siç kam shkruar në kujtimet e mia, Dom Preken e kam njohur në Rom, me 1968 në kohën kur kisha filluar studimet për filozofi e teologji në universitetin “Urbaniana” Ai jetonte me shpirt të madh në një shtepi te vogel, bashkë me nanën e tij. Vura re që në takimin e parë se në dejet nanë e bir, trashegohej geni shqiptar me vetitë e virtytet tipike e më të mira malësore.

Ai qëndoi gjithë jetën me bekim nga qielli, lart dhe krenar mbi themelet e Doktrinës së Krishterë, i lidhur fort pas lisit të moçëm të traditës dhe kulturës së lashtë kombëtare, duke i dhënë jetë nga talenti dhe shpirti i tij poetik e krijues. Dom Preka ishte dhe mbetet në kujtimet tona si drita e parimorit, gjykatësi i drejtë, mësuesi i dashurisë së vlerave njerëzore, shenja e parë, ku njom buzet falja dhe paqja, atdhetar flakadan me një nostalgji deri në dhimbje për vedlidjen Shqipërinë dhe Kosovën, të cilave u kushtoi vargje dhe krijimtari letrare.
“Ai kishte me qene letrari me i fuqishëm i brezit te tij!- ka thënë Ernest Koliqi.

Siç e dini, unë kam ardhur në Detroit ditën e Pashkëve me 1996 për vizitë e ato kanë qenë të bardha, si për mua edhe për ju që na u dha rasti i veçantë në jetë për të meshuar e shërbyer komunitetit, bashkë me Dom Preken, për t’a lartësuar shpirtin e shqiptarit, deri në fron të të madhit Zot, të cilët kanë lënë me një brengë të madhe atdheun dhe familjen, për t’u lumturuar në këtë vend të bekuar, ku ditë e natë rri shtruar sofra e begatë e Krishtit.

Dom Preka me liroi dhomën e tij e ai u sistemua në një dhomë tjetër. Bash si rrezja shelbuese shkelqen fryma e tij e dashurisë, mishëruar në pulmonet e frymës së shënjtë. Ka qenë një dite befasuese e fatlume kur Dom Preka me tha:
”Dom Ndue a do ëe deshiroje të bëhesh famullitari i kishes “Zonja Pajtore!”
E ndjeva se zjarri misionit të krishter rri ndezur gjithmonë në shpirtin e meshtarit! Ndaj sot kam një gëzim mbi gëzimet e tjera se Dom Preken e kemi përkujtuar në shumë menyra dhe sot me vepren e tij që doli nga botimi.
Janë shumë kujtime, fakte, ngjarje, krijimtari, përjetime, histori e gjallë, sakrifica, mundime që pasqyrojnë grigjen tonë dhe bariun e urtë në më shumë se 250 faqe. Ky botim është një gur themeli për gurthemelin e kishes tonë.
Shpreh mendimin se krijuesit e komunitetit dhe më gjërë sapo të marrin në dorë këtë libër, do t’u lindin shumë ide për të gjurmuar në fakte të reja që do ta sjellin madhështinë e punës misionare dhe krijuese te Dom Prekes, 30 vjet si meshtar dhe 10 vjet si nje nga drejtuesit e komisionit për refugjatet në Itali.
Dom Preka kishte një ndikim të madh nga koloset e fesë dhe korifejt e letërsisë kobëtare. Ai me doren e tij na dha bukën e bekuar të liturgjisë, ushqimin biblik që përbëhen në fjalen e Zotit, si një sprovë plot vlefshmeri përkthimesh e krijimesh.

Zoti e bekoftë veprën Dom Prek Ndrevashes
Zoti e bekoftë Amerikën dhe kombin shqiptar

ME FJALEN DASHURI PER FENE DHE ATDHEUN

Refleksione poetike dhe krijuese të krijimtarisë së Dom Prek Ndrevashaj

ZEF PERGEGA

Para 60 vitesh, Dom Preka e kaloi kufirin me plagë guresh, i ndjekur nga flurudha e plumbit, me një brengë, si çdo shqiptar se e la dheun e atit në mjerimin e pushtimit komunist, pa shpresë se do ta shihte me, por në vitin 1992 me një areoplan zbret në vendlidje me lot në sy që e tradhëtojnë klerikun, për tokën e vet, për ta nisur misionin me pajtim gjaqesh, pagëzime fëmijesh dhe celebrime kurorash, në çerdhen e paprekur të salvimeve për fenë e Krishtit në malësi të Dukagjinit.

Një plakë e moçme ia kishtë vënë veshin Radio Shkodres dhe si në një mugëtirë të harruar kishte dëgjuar një zë. Madje fëmijëve dhe familjes u kishte kërkuar qetësi. 10 vjeçe kishte qenë kur e kishte dëgjuar atë zë në shkollën e Blinishtit në Zadrimë të Lezhës. Ishte zëri i mësuesit të saj të parë Prek Ndrevashaj. Herët që ngritur plaka dhe ftymën e kishte mbajtur në meshen e parë në Katedralen eShkodres dhe sytë i qenë përlotur, kur kishte parë në Lter Dom Preken duke predikuar… Nuk harrohet meshtari përderisa sa jeton zani.
Për herë të parë e kam takuar Dom Preken në shtator të vitit 2004. Ishte ulur ne stol me Ndrek Gurin dhe po shikonte grupet e valltarëve në festivalin e organizuar nga kisha e tij. Me Dom Preken kisha folur disa herë në telefon dhe çdo herë me kishte treguar ngjarje nga jeta e tij dhe unë i shkruja në një bllok. Nuk pati kohë, për shkak të sëmundjes, t’i përgjigjej 18 pytjeve për një intervistë. Kur i dhurova dy librat e mi, atë për Mons Zef Oroshin dhe Kembana e Mergimtarit 2003, ku kisha pasqyruar disa nga rrefimet e tij, ai buzëqeshi dhe me kërkoi ndjesë. “Tash po ndjehem më mirë me shëndet. Do të shkoj në Shqipëri dhe në Dukagjin për dy jave dhe sapo të kthehem do t’i realizojme me ndihmë të Zotit të gjitha ato që ju me keni shkruar, ja dhe numerin tim të telefonit!’
Emri i Dom Prek Ndrevashes është i njohur në diasporën shqiptare të Amerikës, jo vetëm si themelues
i kishës së parë katolike në Detroit “Zonja Pajtore”, por edhe si poet, tregimtar, novelist dhe i përkushtuar në planet e tij për fe, liri, kulturë shqiptare dhe në fushën e botimeve, përkthimeve, si ai i Mesharit në gjuhën shqipe letrare. Dom Prek Ndrevashaj, i frymezuar nga shënjterimi i udhës së meshtarëve në piacat e Romës së lashtë, ra në kontakt me botën akademike të krofejve të shkencës së letërsisë gjuhës, dhe historisë së kombit shqiptar në mëgrim, si Koliqit, Gurakuqit, Valentinit etj, jo vetëm e manifestoj atë, por e pasuroi me dorën, mendjen dhe zemrën e tij këtë mision të shënjtë, duke qenë edhe një përsonalitet i njohur në botën e humanizmit dhe të politikës, si antar dhe dejtues i këshillit të Konventës së Gjenevës me vendim të Vatikanit për rreth 10 vjet.
Emri i Dom Prek Ndrevashes ishte i mirëpritur tek Shejzat e Koliqit, Jeta Katolike e Zef Oroshit, Krahu i Shqiponjës i Lidhjës Çame në Amerikë me botues Bilal Xhaferrin tek Dielli i Vatrës Lidhja e Antonio Beluscit, të arbëreshëve të Italisë etj. Në këtë shëmbull ai botoi revistën Rreze Shelbuese 1971
Papa Pali i VI-të në vitin 1967 u angazhua seriozisht për të përkujtuar 500 vjetorin e largimit nga Shqipëria të figurës së Zonjës së Shkodrës me një shkelqim ceremonial të posaçem. Papa dërgoi delegat të vetin në Gennazzano Kardinalin Masella, Nensekretarin e Kongregacionit Shënjtë të Sakramanteve, Casoria, Mjeshtrin e ceremonive Papnore, Concheti dhe përfaqësuesin e qeverisë, Giulio Andreoti
Në emër të 250 shqiptarëve të mbledhur në sallën e Kremtimeve, përdhendeti dom Prek Ndrevashaj, në prezencë të Papës Pali i VI-të
“Janë këtu para Shkelqësise Tuaj përfaqësuesit e tri besimeve fetare të popullit shqiptar, i cili nuk e harron ndihmen e dobishme që pati nga Papet e Selisë së Shënjtë si dhe Skenderbeu mbrojtësi i lirisë së atdheut e atlet i Krishtit. Sot në kohë më të kobshme e shumë më të trishtueshme se ato të periudhës së kaluar po e mundojnë popullin tonë të pafat, i cili ne shek. e 15-të mbrojti Europën. Në këto ditë të vështira, ky popull nuk dëshiron tjetër veçse një vënd të vetin në familjen europiane. Katër Arqipeshkvij, disa Ipeshkvij dhe dhjetra regulltarë e prifta shëmbullor kanë derdh gjakun e tyre bujar, për mos me i ra mohit besnikerisë ndaj Selisë së Shën Pjetrit. Sot faltoret e çdo besimi janë mbyllur përfundimisht. Tek Ju Ati i Shënjtë, sillën plot shpresë sytë e vëllezërve tanë, që vuajnë në ërrësirën e një roberie të pashoqe, e cila synon t’i zërë frymën çdo deshire shpirtërore!
Ndersa Papa e përshëndeti delegacionin e kryesuar nga Dom Preka me këto fjalë: “Për me ju tregue se e kam një simpati për popullin fisnik shqiptar, ju lajmeroj se kam vendosur të marr pjesë në nderimin që ju do ti bëni 500 vjetorit të vdekjes së Skenderbeut, fatosit kobëtar shqiptar. Do t’u japim një dokument të shkruar dhe qysh tani kemi dhënë udhëzime për të studiuar edhe mënyra të tjera, për ti dhënë edhe një shkelqim me të madh këtij 500 vjetori”
Dom Preka krijimtarinë letrare e filloi herët, Ishin kontaket dhe diskutimet e tij të para me shokun e klasës së jezuiteve Martin Camajn dhe eliten intelektuale dhe fetare të qytetit të Shkodrës. 10 vjet në Itali, Dom Preka hyri e doli në dyert e revistës Shejzat siç futëshin fatosat e lirisë, të fesë dhe të fjalës shqipe. Koliqin e kishte një mik të ngushtë ndaj vdejken e tij e përshkoj në një elegji të gjatë me 105 vargje. Lajmi për ndarjen nga jeta të Ernest Koliqit e pikëlloi thellë meshtarin Ndrevashaj. Tërë qenien i’a mbuloi zia dhe dimer e kalur dimrit ndjeu shpirti i tij i ndjeshëm. Aq fort e deshi mësuesin dhe poetin e madh Koliqin sa Dom Preka i drejtohet me këto vargje:

…ku me e marr tash të mjerat/ Zemrat që të deshen/ Me hi në vorr me ty/

Ndrevasha e krahason Koliqin me një prijës drite që vdekja e tij ka pushue edhe pishtarin. Që buzë pranvere edhe pak kishte me kalue dimri i zi që e mori dhe si dimer me fytyra të vrara e pritën lajmin e kobshëm shqiptarët e mërgatës së Amerikës që kishin patur rastin ta takonin bashkë me kapidanin e Mirditës në kampet e Italisë. Dom Preka e therrët Koliqin të ndalet, duke e cilësuar si mbretin e kangjellave, që nëpër lami të hovit krijues dhe për gjuhën e të parëve në trojet tona i dha vrull atdhedashurie.

/Ndalu e prijna, nëpër shtigje drite/ Ta lyp këtë nder Shqipëria/

Për kalimin në jetën e pasusor të Koliqit, si mahnitësi i poetëve, qau malësori, se ai e deshi atë, qau shqiptari, se nuk ka me vezhgues për sigurinë e gjurmëve të veta, gjuha dhe gjaku i të parëve e përcjellin me dhimbje e lot se ai me vepren e tij shëndriti yje e diell sepse Ernesti lypi për të gjithë vetëm qiell!

Shatë yje tek Shenjzat/ me lot rrugën e lajnë/, Qani ju lahuta!/
Pështjelluni ju zana/ Orët e Shqipërisë/ Këngëtarin kurrë, s’keni me e gjet të kroi!

Pena e poetit Ndrevashaj, si një krua me metafora dhe kristale Dukagjini me krahasime, nuk ndalet pa e derdhur liqenin e mallit për njeriun e mirë, ideatorin e Shejzave, me ylberet e shpirtit të tij.
“Kurrë ma ti Shkodrës, Djepit tënd më të mirë, S’i këndon që e deshe aq shumë…Errnest ma thave zemrën!”

Dom Preka botoi tek Shejzat krijimtari letrare. Ja si shprehet Karl Gurakuqi, gjuhëtari i shkëlqyer shqiptar. “Kur kam lëxuar për herë të parë novelen “Mbishaenat” të këtij shkrimtari të ri, kam marrë në shënim fjalet e rralla dhe mënyrën e të shprehurit, që janë krejt shqip. Eshtë gjuha e pastër e maleve tona, është fjala për talentin dhe penen e meshtarit tonë Dom P. Ndrevashaj, që vazhdon me novelen e tij “Bruti i Helmuar” Ai si bir malesh e ka thith në rrethin familjar më shokë e miq…”
Tek Shejzat Ndrevashaj botoi edhe ciklin portik “Kah ja mbanjë kojrilat!”
Edhtë me dobi të sjellim një mesazh nga poezia “Kur çerdhja e Shqipeve” Në këtë poemë Don Preka me nota trishtuese përcjellë sulmin që i beri komunizmi faltorëve të shënjta të besimit në Shqipëri. Çerdhja e shqipës u mbush me gjak dhe zogjtë e saj i pllakosi në mjerim mizori, sa edhe dielli e vobektësoi dritën. Ata që nuk besojne tek Zoti qëllojnë mbi faltoret, duke përmbysur tempujt e perëndisë, shkatërrojnë biblioteka e literaturë fetare, kombëtare dhe letrare, duke shqimbë çdo gjë që shëndriti nga udha e besimit dhe zani i poetit dëshmon fort, si një tingëllime e këmbanës, herët ditën e diel.

…Në Kodër të Shënjtë mbeti këmbana
Shqipet tona atëherë fluturuan
Male e dete ata kaluane
Fe e flamur këtu na prune…

Siç del në këtë refren të këngës së shpirtit të tij, që e ka provuar nën lëkurë të dhimbjës, shqipja e ndoqi pas udhën e mërgimtarit dhe me te ngriti çerdhen në strehen e tij. Tri simbolet më të shënjta që ka shqiptari, shqipja i’a solli me vete, atdheun, falmurin dhe besimin. Poeti Ndrevashja i porositi besimtarët e grigjës së vet, të gjithë mërgimtarët, për dashuri ndaj simboleve, mbasi tiranët i mbyllën dyert e lutjeve të shpirtit.

“Duaje atdheun, ruaje flamurin dhe dashurinë e Zotit!/

Gjatë qëndrimit të përkohshem në Lubjanë me 1956 Dom Preka shkruan poezine “Lamtumirë Kosovë” dhe e boton me pseudonimin “Fuska” Kjo poemë përmban 18 strofa, ku paraqitet sinfonia e dramës kosovare me akte tmerri nën sundimin sllav.

Çerdhe e shkretueme, djepa të përmbysun
Që shkëputni turr e turr tue hik si reja
Martinaj pse mi ngulni ato sy të ngrysun
Me leni të shof Nikshiqin tej ke deja
Pas lufte kobplotë
E përflije të vatanit
Kosovë Dukagjin
Skifterat e etshëm
Hedhje në atë fushë të mejdanit
Të pasojave plaçkatare të përjetshme!

Tymi i tmerit serb mbi vatër të kosovarit ngjitet lart e bëhet me retë e zeza të mbysë jetën në lagje e katunde, ku digjën e shuhën nën thembër të huaj, gjuhë, zakon, traditë, e çdo gjë që ka themel shqiptari dhe poeti dukagjinas lëshon piskamen, se a ka njeri me i dal zot kësaj barbarie?!

“Atje s’paska Kastriot as Zot, E na po digjemi rob nën shkie!”.

Dom Preka, gjatë mësimdhënjës në Zadrimë, shkuan një poezi për Mirditën dhe qëndresen e saj me pushkë kundar pushtuesit, e cila e ruan fene si tokën, si vetmja krahinë e pastër katolike për 2 mijë vjet.

E lumja Mirditë, që pushkën kurrë s’e uli
Për maje malesh fluturon tek na
Në luftë me tmerr kudo armikun e përkuli
Atë ditë e sot trimërinë vetit ia la…

Dom Preka, nuk është poet lokalist, por ai e gjën frymëzimin në çdo epope dhe në çdo shkrepje hovi atdhetar, që është për të mbarë e orëmira e kombit. Nga Michigani ai me 1976 shkruan poezine “Malësia jonë”

Sa herë kobi, sa herë rrufeja
Mbi kryet tënd ka bumbullue
Fuqinë gjete tek feja
Që të ka rrit dhe të ka gjallnue…

Meshtari Ndrevashaj asnjëherë në pretkun e tij nuk e ndau nga goja Shqipërinë e tij të dashur nën regjimin e egër komunist. Brenga e tij ka pjalm poezie që dhemb thellë në ndërgjegjën tonë, në shpirtin e atyre që u salvuan. Në Shqipëri krishtlindjet nuk kanë vend, qirinjt janë shuar, pema e madhe e dhjetorit nuk ka me vezullimin e zërave të vegjël dhe urata shkelet me çizme ushtarake e ai merr penën e shkruan poezinë “Krishtlindje pa vend” Kjo poezi ka tetë strofa me një stil të veçantë në portretin e njeriut që sundon kohën. E ai i drejtohet Zonjës së Shkodrës, mbrojtjës së mërgimtarëve.

Thuaje një fjalë O Njome, O Lume
Se ti vetë e njeh mërgimin
Sh’ka t’i them Shqipnisë fatlume
Ku Herodi se don shelbimin…

Dom Preka gjatë dhënjës mësim në një fshat buzë lumit Mat shkruan novelen “Bluti i Helmuem” Edhe kur qetësohet rrjedha e vërshueshme e tij, jeta e fshatit, mbërthyer në drama e tragjedi që janë të lidhura me natën e kobshme të zakonit, nuk ndjen qetësi. Në këtë fshat nata bie e dëndur edhe kur qielli asht e kulluet.
Përbri Kelmendsit të vdekur burrë për shtëpi. Në njërën anë gratë e në anën tjetër trimat. Burrnimi kishte hesht e gratë ndalue vajtimin
Qënka e vertetë, hagrepi në blut të rrushit në kupë të parë që i ka dhënë Bardhoku, paska mbyt Ndre Kelmendin. Ishin vra e shkrumbue, por kurrnjani nuk ishte quajt mikpres. Kuvëndi i pleqve po ziente. Vaji i trishtimit kishte përshkue krejt Maveshin. Një plak 100 vjeç shkonte nëpër grumbuj të shqetësuem tue bërtitë në kupë të qiellit: “Ma bini përpara Bardhokun…! E Bardhoku i mjerë turrej prapa plakut tu ju përgjegj! “…Që ku jam or PërGegë, që bre ku më ke!
Dokët e vjetra i morën në gji e do të ecin gjatë e më shumë mundim derisa të ndeshin në burrni të Kelmendit…
Vepra e Dom Prekës, sidos ajo letrare dhe ajo në shërbim të emigracionit kërkon studime më të detajuara. Jam munduar gjatë këtyre vitëve të mbledh materiale për vokacionin e parë të korit të katedralës shqiptare në Detroit, Dom Prek Ndrevashen, qe deri tani kanë mbërritur në rreth 100 faqe. Dom Preka celebroi meshen e dritës, kur Martin Camajt ndërroi jetë në Gjermani.
Dom Preka kishte marrëdhënjë të mira edhe me klerin musliman dhe bektashij në Detroit. Me datën 15 prill 2005 me vjen një letër nga Imam Vehbi Ismaili, pas kërkesës time telefonike në të cilën ndër të tjera ai më shkruante: “Sipas premtimit që të dhashë z. Pergega, po ju përcjell disa kujtime rreth të ndjerit Dom Prek Ndrevashaj që shpresoj do t’u pelqejnë. Duke qenë të të njejtit brez u edukuem nga mësuesit tanë të nderuar me ndjenjen e dashurisë për fenë dhe atdheun. Me Dom Preken me ka lidhur një dashuri e sinqertë dhe aspak formale. Pak pas vitëve 1980 vjen në Detroit prifti italian Jak Gardin, që kishte bërë 10 vjet burg në Shqipëri ( 1945-1955) Në kishën e Shën Palit u organizue një mbremje. Tek rrija mes tyre pashë së Dom Preka mbante një orë me shqiponjën dykrenare. Nuk e fsheha dëshiren për ta patur edhe unë një orë të tillë. I thashë Dom Prekës se kur të vinte në xhami ta merrte me vete At Jak Gardin. E mbajti fjalën dhe kur erdhi më solli edhe orën me shqiponjë, që e mbaj në dorë dhe e ruaj si kujtim të shtrenjtë edhe sot.
Dy ditë pas vdekjës së diktatorit Hoxha u organizua në San-Françisko një sesion shkencor ndërkombëtar, kushtuar përsekutimit të klerit në Shqipëri. Drejtuesi i këtij sesioni Prof. Gjon Sinishtaj e kishte programuar kohën e fjalimeve, por mua më duheshin ma shumë minuta për të folur dhe të them të drejtën gati-gati u revoltova. Po Dom Preka i urtë dhe i duruar tha: “Minutat e mia mund ti përdoresh ti i dashur Imam Vehbiu!

Detroit, 29 janar 2012

KOMENTOJE