Gjatë ditës ndërrimi i borës në shi (UPDATE)

Tuz – Malësi (03 Shkurt 2012) – Gjatë natës të së ënjtës u akumulua edhe rreth 10-15cm borë e cila dukshëm përkeqësoj situatën në rrugët e Malësisë.
Sipas meteorologëve, gjatë ditës së sotme bora do të kthehet në reshje shiju.
Përpos rrugët në Tuz që duken pjesërisht të pastruara, makinat pastruese të borës nuk shihen askund në Malësi. /Malesia.Org/

KOMENTOJE

Bora arrin trashësinë deri në 50cm, bllokohen rrugët (UPDATE)

Tuz – Malësi (02 Shkurt 2012) – Reshjet e borës që vazhduan gjatë natës së kaluar në vende të ulëta në Malësi arritën deri në 50cm trashësi.
Reshjet e borës po vazhdojnë me fluks të dobët por sipas paralajmërimit të meteorologëve, gjatë natës do të ketë reshje me fluks të madh.
Bora ka sjellë bllokimin e rrugëve apo qarkullim me shumë vështirësi edhe me zinxhir në pjesën më të madhe të Malësisë.
Rruga Tuz-Bozhaj është krejtësisht e mbyllur për komunikacion.
Edhe shkollat sot duken të mbyllura, pasi nxënësit dhe mësuesit e kanë patur të pamundur të udhëtojnë për shkak të trashësisë së dëborës.

Patëm plan të dalim në teren për të përgatitë një reportazh me fotografi dhe video-inçizime por ishte e pamundur nga situata në rrugë, prandaj vizitues të nderuar, po patet ndonjë foto që mendoni se është interesante, mund të dërgoni në adresën elektronike: stafi@malesia.org /Malesia.Org/

KOMENTOJE


Bora e parë në Malësi

Tuz – Malësi (01 Shkurt 2012) – Acari i dimrit me temperatura shumë të ulëta dhe borë, që ka kapluar pjesën më të madhe të Evropës duket se mbërrini edhe në Malësi.
Sonte filloj të bie bora e parë e cila për një kohë shumë të shkurtë e veshi Malësinë në të bardhë.
Sipas meteorologëve, sonte reshjet e borës do të vazhdojnë me fluks të dobët. Nesër do të ketë dëborë të dobët, kurse në mbrëmje reshjet e borës do të shtohen. Ata paralajmërojnë mot shumë të ftoftë të percjellur me dëborë deri me 13 shkurt.

Sigurisht se për të vegjlit bora pruri gëzim por në të njëjtën kohë acari i paralajmëruar nga meteorologët bien edhe shqetësime, sidomos për bujqit të cilët merren me rritjen e perimeve në sera e gjithashtu dhe me banorët të cilët për nxehje përdorin rrymën elektrike, e cila jo radhë ka ndërprerje. /Malesia.Org/

KOMENTOJE

Furra Tahiri