Në Tivar u mbajten ndeshjet e basketbollit për të përcaktuar fituesin e kupës së Malit të Zi. Në këtë turne merr pjesë edhe ekipi i basketbollit nga Ulqini.
Në ndeshjen në mes të ekipit të Ulqinit dhe Sutjeskës nga Nikshiq një grupi tifozëve nga Nikshiqi gjatë gjithë ndeshjes ofendonin me fjalë nga më të ndyrat shqiptaret.
‘Shiptari’, ‘shiptare’ të ndjekur nga fjalë tjera ofenduese ishin disa nga repertoari i tifozëve nga Nikshiqi. Përveç ofendimeve me fjalë atë ofendoinin edhe me gestikulacione të ndryshme. Gjatë tërë kohës pranë këtij grupi ‘tifozësh’ishin edhe pjestaret e policisë por që nuk reaguan. Sipas disa individëvë që ishin pjesmarrës në këtë ndeshje mësohet edhe rezultati i ndeshjes por i cili nuk pati kurrfarë rëndësie pas ngjarjeve të ndodhura.
Ekipi i Ulqinit merr pjesë në kategorinë e parë të kampionatit malazez kurse në përbërjen e vet ka lojtarë shumica e të cilëve nuk janë nga Ulqini por që kohëve të fundit janë inkuadruar edhe disa basketbollistë vendas të ri dhe me perspektivë. /Ulqini Online/